39-vjeçarja rrihte burrin dhe vjehrrin, pas denoncimit policia e prangos

15 Janar 2021, 09:26Kronika TEMA

Policia e Tiranës i vuri prangat një gruaje në kryeqytet e cila rrihte burrin dhe babain e saj.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj”, njofton Policia.

Ndërkohë që efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 5, pas denoncimit që morën po për dhunë në familje, arrestuan në flagrancë 41 vjeçarin S. K., pasi ka rrahur bashkëshorten e tij.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi shtetasin R. Rr., 30 vjeç pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëvizte u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, 2 aparate celular dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Këto dyhshohet se i ka përfituar nga shpërndarja e lëndës narkotike, dhe policia ia sekuestroi në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ka bërë ndalimin e A. H., 51 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

2 komente në “39-vjeçarja rrihte burrin dhe vjehrrin, pas denoncimit policia e prangos”

  1. Mona e likes says:

    Po burri e vrau veten apo akoma?

  2. nuk eshte faji i tyre Natyrishte .
    Nji grua e tille duhet ti nenshtrohet nji kure qetesimi
    nga Karues specialiste S a d o M a s s o .
    Nji Terapi e tille duhet ta vizitoje te pakten per 1-3 vjet ,me ja zbut agresionin.
    ( nuk duhet ta merrni per humore .s’eshte ashtu si duket )
    por nji ndihme qe i afron Normalitetin ne Familje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje