I zhvati një gruaje 270 mijë euro, si i mashtronte qytetarët 51-vjeçari në Tiranë

14 Janar 2021, 19:00Kronika TEMA

Një 51-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi në vitin 2017 i ka zhvatur një gruaje një shumë prej 270 mijë eurosh. ABC mëson se bëhet fjalë për Andi Alimehmetit i cili ka pasur një agjenci udhëtimi.

Mësohet po ashtu, se Alimehmeti qytetarët i mashtronte me idenë se do t’i ndihmonte që të hapnin biznes apo u thoshte se do t’i bënte ortakë.

Dyshohet që 51-vjeçar të ketë mashtruar edhe persona të tjerë po në këtë formë ndërsa ka qenë edhe më herët i proceduar po për mashtrim.

Kallëzuesja pretendon se i ai ka marrë 270 mijë euro, por sipas burimeve mësohet se e dokumentuar ka qenë shuma prej 91 mijë eurosh.

3 komente në “I zhvati një gruaje 270 mijë euro, si i mashtronte qytetarët 51-vjeçari në Tiranë”

  1. Ceni says:

    Popull dele. Ende i japin leket me mirebesim. Nuk e kane idene e ligjit.

  2. Kim été says:

    Ka banka që i pranojn lekët me 4% interes, ndaj Sudja,Holldingu, piramida., jan mësim për të gjithë.

  3. ABC says:

    Kallzuesja qenka me keq se ky. Ai thote 91 mije ndersa kallzuesja 270 mije ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje