I bëri "gjëmën"! Gruaja i postoi foto në Facebook, arrestohet i shumëkërkuari në Vlorë. Emri

15 Janar 2021, 19:18Kronika TEMA

Një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Vlorë

Për dhjetë vjet, ai ishte në kërkim dhe përfundimisht policia e gjeti edhe falë fotove të postuara në Facebook nga gruaja e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Shaqir Kalaj, 43 vjeç.

Ai u arrestua në vitin 2007, si pjesë e një hetimi ndaj një rrjeti të gjerë të trafikut të narkotikëve.

Nga operacioni i koduar “Non plus ultra”, u godit një organizatë shqiptare kushtuar trafikut ndërkombëtar të drogës, duke çuar në 69 arrestime dhe kapjen e afërsisht 10 kg drogë.

Midis tyre, ishte edhe Kalaj, i cili atëherë jetonte në Bolonja ku edhe u zhvillua operacioni.

Pas katër vitesh burg, ai u la nën arrest shtëpiak në vitin 2011, nga i cili u arratis dhe humbi gjurmët. Majin e kaluar çështja e tij gjyqësore përfundoi: Kalaj u dënua me 10 vjet e tetë muaj. Nga ky moment nisin kërkimet, kur shqiptari rezultoi se ishte kthyer në vendin tij.

Hetimet bënë të mundur gjetjen e disa transaksioneve financiare që i atribuohen personit në kërkim të kryera në një agjenci në periferi të Vlorës, si dhe përdorimin e mundshëm nga i njëjti person i dy profileve të dallueshëm në Facebook.

Hetimet e kryera zbuluan se dy profilet përdoreshin nga ai dhe në këtë mënyrë u zbulua vendndodhja e tij.

Tërësia e informacionit të marrë në këtë mënyrë, e përcjellë tek  Forcat e Policisë Shqiptare, të cilat çuan në arrestimin e të kërkuarit në një fshat afër Vlorës, shkruajnë sot mediat italiane.

Tani, ai do të ekstradohet për t’u vënë në dispozicion të autoritetit gjyqësor të Bolonjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje