Kërcënohet avokati i Emiljano Shullazit, depoziton kallëzim në polici

18 Janar 2021, 09:35Kronika TEMA

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe denoncon se është kërcënuar me jetë.

Avokati ka depozituar kallëzim në policinë e Tiranës lidhur me ngjarjen.

Mësohet se Meçe është kërcënuar me anë të një mesazhi me tekst, përmbajtja e të cilit nuk dihet ende.

Vladimir Meçe që prej prillit të 2016 ka qenë avokati i Emiljano Shullazit, i cili për një kohë të gjatë ishte cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepronte në rrugën e Kavajës në Tiranë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje