Misteri i zhdukjes së biznesmenit italian Davide Pecorelli, në Pukë

18 Janar 2021, 18:18Kronika TEMA

Davide Pecorelli, ish-arbitër futbolli në Itali dhe më pas biznesmen që është zhdukur pa lënë gjurme prej 12 ditësh në vendin tonë.

Makina e marrë me qira prej tij u gjet e djegur në 6 janar nga policia e Pukës pranë një hoteli. Makina Skoda ishte marrë me qira nga 45-vjeçari në aeroportin e Rinasit.

Ai rezulton se ka ardhur në Shqipëri më datën 3 janar, ku ka shkuar të takojë bashkëshorten shqiptare në Vlorë, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Burime nga grupi hetimor thanë se në datën 4 janar ka shkuar në një hotel në Pukë, ku ka qëndruar deri mëngjesin e 6 Janarit.

Pikërisht në rrugën Gjegjan-Reps makina ka marrë flakë nga shkaqe ende të panjohura dhe brenda saj u gjetën, përveç disa sendeve personale të biznesmenit italian edhe mbetje kockore.

Për të zbardhur identitetin e tyre policia i ka dërguar eshtrat në Itali për një ekspertizë më të thelluar ndërsa pritet të kryhet edhe analiza e ADN-së.

Në makinën e djegur u gjet edhe një valixhe me produkte kozmetike, me të cilat Pecorelli kishte hapur biznese në Shqipëri dhe Itali.

Ai prej vitesh kishte planifikuar hapjen e biznesit të kozmetikës në vendin tonë dhe sipas bashkëshortes, të marrë në pyetje nga policia, kishte ardhur për të qëndruar gjatë.

Në makinën e djegur nuk ka shenja plumbash apo goditje. Disa janë pistat ku po heton policia duke nisur nga djegia e makinës për shkaqe aksidentale.

Po verifikohen edhe dyshimet e një ngjarjeje kriminale, apo një skenari të biznesmenit italian për të humbur gjurmët.

Ngjarja ka bërë jehonë edhe në mediat italiane. Televizionet e gazetat raportojnë se ngjarja është mbuluar me mister dhe të gjitha dyshimet të çojnë tek Davide Pecorelli.

3 komente në “Misteri i zhdukjes së biznesmenit italian Davide Pecorelli, në Pukë”

  1. Keshtu them une.... says:

    Ka hapur krahun se i eshte kapur makina flake por nuk ka mundur te dale sepse i eshte thyer doreza e deres!!

    1. Ray says:

      Kete qe thua ti ,them dhe une more …
      Por mund te kete edhe ndonje nga ata, qe i eshte vrare ndonje djale ne Itali, nga Mafia italiane
      dhe Gjykata Italiane si e “Pa-aneshme” qe eshte vetem mafiozet italiane nuk i denon.
      Keshtu qe …vajti ky per lesh , sipas Kanunit
      Ndaj Gjykatat Italiane te vazhdojne avazin dhe ti nxjerin te pafajeshem mafiozet italiane ,
      se Kanuni shqiptar nga ana tjeter vazhdon avazin e tij…
      ..
      Keshtu jane keto muhabete mor tartaruga ,…..ne ato maja ripa ripa…

      Tani te shikojme ca do thote Gjykatat Italiane , si e ‘pa-aneshme” qe eshte lol
      Sepse gjykatat Italiane kur mafia italiane vret shqiptaret hallexhinj,
      i denon te gjithe shqiptaret,
      me perjashtim ata qe jane italiane

      1. pjeter says:

        O zot za ko..e je or tejjj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje