Aksident i pazakontë në Kavajë, 83-vjeçari me motor përplaset me karrocën me kuaj

19 Janar 2021, 19:16Kronika TEMA

Një aksident i pazakonte ka ndodhur sot në Kavajë, pasi një motor është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.

Policia njofton se “më datë 19.01.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Bogovë, Njësia Administrative Synej, shtetasi S. M., 83 vjeç, duke drejtuar mjetin, motor, ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë”.

Më tej bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar S. M., i ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje