Bilanc “lufte” për aksidentet rrugore, eksperti ngre alarmin: Ja cilat janë shkaqet kryesore

20 Janar 2021, 10:57Kronika TEMA

Moszbatimi i rregullave të qarkullimit, shpejtësia e lartë, rritja e fluksit të automjeteve në akset rrugore, dhe mungesa e ndëshkimit për një kategori shoferësh, janë disa nga këto arsyet e aksidenteve të fundit.

“13 të vdekur në 10 aksidente, ndërsa në total rreth 80 aksidente në të gjithë vendin”.

Ky është bilanci i vetëm 19 ditëve të para të janarit, një bilanc tragjik, i cili përveç kushteve të ashpra atmosferike që ndikojnë në rrugë, ka pasur edhe arsye të tjera.

Ekspert i sigurisë rrugore, Islam Qibini ishte i ftuar sot në “Wake Up” ku theksoi se neglizhenca dhe vetëbesimi i tepruar janë ndër shkaktarët kryesore të aksidenteve në vend.

“Kemi një bilanc negativ kohët e fundit për aksidentet rrugore, të cilat kanë kushtuar jetë njerëzish, sigurisht të pafajshëm dhe këto kryesisht kanë ardhur për pakujdesi, në formën e vetëbesimit dhe neglizhencës nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Sigurisht që edhe kushtet atmosferike kanë ndikuar negativisht në këtë periudhë. Rënia e reshjeve të shiut në mënyrë të vazhdueshme, shtrëngata shiu, këto krijojnë vatra uji në segmentet rrugore të caktuara, të cilat krijojnë mundësinë që mjetet të rrëshqasin mbi sipërfaqen e rrugës dhe të humbasin kontrollin e drejtimit të automjeteve”, sqaroi ai.

Ndërkohë, le të kujtojmë se aksidenti i fundit në kryeqytet u shkaktua nga papërgjegjshmëria e një shoferi i cili rezultonte se ishte gjobitur 8 herë vetëm tre muajt e fundit për shpejtësi apo shkelje semaforësh, dhe Policia Rrugore e Tiranës nuk kishte marrë asnjë masë për të ndaluar qarkullimin e tij.

5 komente në “Bilanc “lufte” për aksidentet rrugore, eksperti ngre alarmin: Ja cilat janë shkaqet kryesore”

  1. Qibithi says:

    Futja pordhes o specialist qibini. 1/3 e aksidenteve ndodhin per mungese infrastrukture dhe ku pergjegjes eshte shteti. Edhe nje pjese tjeter aksidentesh dhe potencial i perditshem aksidentesh me shkaqe shoferesh, vjen perseri prej shtetit qe nuk vendos radare elektronike neper rruge dhe nuk sanksionon ashper shkelesit. Cdo mbremje ne bllok jane dhjetra makina te fortesh qe shfryjne pedalin, policia eshte aty dhe ben sehir. Prandaj mos ia hidh gjithe fajin njeriut qe gjen shesh e ben pershesh ne nje shtet legen.

  2. Komunisti i papenduar says:

    Sjellja e shofereve ne rruge , reflekton sjelljen e shoqerise ne pergjithesi . Njeriun e “mbajne” njeri dy gjera . Ose turpi , ose frika . Sa per turpin eshte nje fjale qe po hiqet nga qarkullimi , mbetet vetem frika si zgjidhje . Jo vetem gjoba , ka njerez qe i paguajne pa problem. Burg , burg , burg dhe ne fund sekuestrim . Degjoj ne lajme per dike qe shkaktoj aksident me vdekje , u shoqerua ne polici . Po pastaj , cu be ? Siguracioni paguan , shoferi nget makinen , i pafajshmi ne dhe’ . Makina mund te shendrohet ne arme vrasese , kur i ngasin persona qe e dine se nuk do tu ndodh asgje sado ti japin gazit .

  3. Lumi says:

    Shpejtesia, mos zbatimi i kodit rrugor, paaftesia e shoferve, alkoholi dhe mos ndeshkimi i shoferve te papergjegjshem jane pa diskutim shkaku krysor. Kete mund ta vertetosh shum lehte. Jepi makines ne rruge me nje korsi dhe mund ta shifish sesa here ta presin rrugen shofert mbrapa teje dhe perbadhe teje, duke parakaluar ne kundravajtje.

  4. syfkiu says:

    gjithe kjo vjen nga korrupsioni. shkaktari i aksidenteve dhe shkelesi i rregullave te qarkullimit nuk paguan kur eshte fajtor. ata falen te gjithe tek erjon ahmenti shefi i rrugores.
    si shperblim erioni i vuajtur nuk merr asnje mase ndaj tyre dhe i mbron ne cdo te keqe.
    ata vazhdojne ti japin gaz sipas qefit

  5. k says:

    Fshatarët shitën gomerët dhe blenë makina.
    Gomarit i jepnin pa duar,edhe me makinën bëjnë të njëjtën gjë.
    Kthehuni ke gomari dhe ska aksidente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje