Fjolla Morinës i shtohet dhe një tjetër akuzë. Policia e Kukësit bën me dije se Prokuroria e qytetit, ka regjistruar dhe një tjetër vepër penale ditën e djeshme, atë të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Kjo pasi këngëtarja kosovare nuk është gjetur në banesën ku duhet të qëndronte pas vendimit të dhënë nga Gjykata.
Tashmë ajo është shpallur në kërkim policor, nën akuzën e “Thyerjes së masës së arrestit”.
Blutë e Kukësit thanë se po punohet për kapjen e këngëtares 34-vjeçare.
Njoftimi nga Policia e Kukësit:
Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë.
Po punohet për kapjen e saj.
Policia e kishte në shtëpi dhe nuk mundi ta ruajë.Tani e kërkon.Ajo është putanë e klasit të parë dhe e mbrojnë t gjithë.Them se do ta zënë por policia të arestuarit në shtëpi nuk duhen të dalin nga dera dhe jo të bjnë xhiro .Sa kanë ikur nga arest shtëpie?Nejse ajo bëri atë që deshte…dhe po e zunë nuk do dënohet.Kjo është drejtësia jonë…