Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin! Rishqyrtim i ekspertizës së FBI dhe ri-ekspertim i vrasjeve

20 Janar 2021, 19:02Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin e hetimeve për 21 Janarin me një letër-kërkesë drejtuar prokurorisë.

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha thanë se policia dorëzoi në prokurori letër kërkesën, ku i kërkohet ri-ekspertim hetimor.

Në letër-kërkesë kërkohet ri-ekspertim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

Kërkohet të kryhet ri-ekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar. Gjithashtu në letërkërkesë kërkohet të ripyeten të afër të viktimave dhe dëshmitarë.

Pasi mbeti i plagosur gjatë protestës, Aleks Nika u dërgua për mjekun në spitalin “Bakirkoy Ehitim ve Arastirma Hastanesi” të ndodhur në Stamboll. Por në datën 5 shkurt 2011 ai ndërroi jetë.

Akti i ekspertimit datë 5 maj 2014  vërteton  se Nika u qëllua me një plumb. Kjo predhë është ekzaminuar edhe në laboratorin e FBI Virginia ku thuhet se ka dalë nga një pushkë me 6 viaska, por predha nuk mundi të identifikohet nëse është qitur nga tytat e pistoletave të dërguara për ekzaminim apo nga tytat e tjera. Predha e gjetur në trupin e Nikës është e kalibrit 9 mm, ndërsa policia thotë se është qitur nga një armë zjarri Mp5.

Të kryhet rikqyrje e e pamjeve filmike të fokusuar kryesisht tek Zuver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe të plagosurit.

Sipas letër-kërkesës, kërkohet me anë të një shkrese IPSH-së nëse ka apo jo laborator për ekzaminimin kriminalistik në vendet e BE që të ekzaminohet predha e gjetur në trupin e Aleks Nikës.

Tre oficerët  e policisë pranë drejtorisë vendore relatojnë në kërkesën për rifillim hetimesh duke thënë se çështja ishte e pezulluar.

Pas veçimit dhe ndarjes së procedimit numër 285/1 që është dërguar në gjykatë më herët ndaj Ndrea Prendit nën akuzë për vrasje në rrethana cilësuese  dhe Agim Llupos.

Ndërkohë në relacion thuhet se u vazhduan hetimet për të përcaktuar  se kush ishte personi që vrau Aleks Nikën dhe plagosi 3 të tjerët.

Nga Policia e Tiranës kërkohet gjithashtu rifillim hetimesh për vrasjen  e një qytetari tjetër që ishte në protestën e 21 janarit, Hekuran Deda./tch

2 komente në “Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin! Rishqyrtim i ekspertizës së FBI dhe ri-ekspertim i vrasjeve”

  1. Pd PS LSI kancer says:

    Ramuti me shok do me ber rreklama se si do fusi salen brenda ,esht njelloi si me then qe nuk ka takuar zahon me GRUAN e njenjta gje do fusi salen brenda ky pa surrat qe vetem vjedh e esht ber 1sh me ish klysht e sales ropt ku ti ken bashk me rreklamat ropq**t

  2. Kot po e them says:

    Ne kohen e dulles u vra nji brigadier. Nuk dihej kush e beri por pas dy ditesh kerkohej nje i ri. Ky iku nja dy jave e u mshef, por pastaj shkoi me kembet e veta dhe tregoi nje per nje si e beri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje