Ekzekutohet vendimi i Gjykatës: Policia sekuestron pasurinë marramendëse të vëllezërve Marku

21 Janar 2021, 11:47Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka kryer sot ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për sekuestrimin e  pasurive të vëllezërve Sokol dhe Elson Marku.

Operacioni policor i koduar “Vëllazëria” ka sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën e 5 milionë eurove, në ngarkim të dy vëllezërve me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMW, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Sipas Policisë dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Prokuroria po vijon punën për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

2 komente në “Ekzekutohet vendimi i Gjykatës: Policia sekuestron pasurinë marramendëse të vëllezërve Marku”

  1. Na myten says:

    I marrin prape pas nje muaji si shoket e tyre. Te legalizuara.

  2. rexha 10 says:

    PO VILEAT E GJIRIT TE LALEZIT ,PO KETA 2 VELLEZERIT E KISHIN???????????????? AMAN MORE MERE ,MERRU TE PAKTEN NJE HERE TE VETEME ME OPERACIONET E POLICISE PER SEKUESTRIMIN E PASURIVE. DESH HARROVA C’FARE U BE ME KAMIONAT NE PORTIN E DURRESI QE NE VENDE TE BANANEVE ,ISHI MBUSHUR ME DROGE?.PO ME SEKUSETRIMIN E HOTELIT NE SHIJAKE TE DURRESIT NGA OFL ,SI PERFUNDUAN?
    PO ME DAKON ISHE KRYETARIN E BASHKESISE SE DURRESIT,SI PRFUNDOI? VETEM SEJDININ E ELBASANIT E SHKARKOI RAMA ,SEPSE NUKE E LA TE KANDIDONTE ME MBASE 3 MANDATE TE FITUARA.Sekuestrimi eshte sa per te dale ne gazete ,se mbrapa vjene LEGALIZIMI. DO TA SHIKOSHE PARA DATES SE 25 PRILLIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje