"Duam drejtësi për vrasjen e babit": Flasin dy vajzat e mitura të Aleks Nikës

21 Janar 2021, 17:30Kronika TEMA

Rajmonda Nikës  këto dhjetë vite pa bashkëshortin Aleksin e vrarë nga plumbat e gardës në bulevard në 21 janar, i është dashur të rrisë dy vajzat e mbetura jetime. Nuk e ka patur të lehtë, por si një  burrëreshë e vërtetë ia ka dalë.

Në Lezhë e takojmë e takojmë bashkë me dy vajzat. Amelia ishte 2 vjeçe ndërsa Mentila kishte vetëm 1 muaj që kishte lindur kur Aleksit plumbat i morën jetën.

Për herë të parë, me lot në sy,  vajzat  e Aleks Nikës, gjejnë kurajon të thonë disa fjalë, për mungesën e babait, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliun.

Mentila Nika: Kam qejf që ata që e kanë vrarë të dalin vetë para të gjithë botës.

Muhamed Veliu:Kur ti shikon fotot e babit çfarë ndjen?

Mentila Nika: Unë ndjej mungesë.

Amelia Nika: Mua babi më mungon shumë. Përveçse kam patur mamin, kam hallat, gjyshin gjyshen. Mami i ka bërë të dyja rrolet. Edhe mamin edhe babin.

Muhamed Veliu: A i shikon shpesh fotot e babit?

Amelia Nika: Po i shof. I them mamit sa i mirë ka qenë babi, do të doja të dëgjoja zërin e tij. Shpresoj që së shpejti ta gjejmë atë njeri që e bëri atë krim dhe të dënohet me dënimin që duhet.
Sfida e Rajmondës këto 10 vite ka qenë të treguarit gradualisht vajzave atë që ndodhi atë 21 janar të kobshëm.

Rajmonda Nika: Ka qenë shumë e vështirë, së pari për ti bindur fëmijët dhe me i tregu disi se si ka rrjedhë ngjarja që ato ta kuptojnë më mirë e të rriten të qeta e pa stres pasi gjithmonë bëjnë të njëjtën pyetje dhe kërkojnë përgjigje. Nuk di se si tja shpjegoj.

Ato janë rritur tani e shikojnë gjërat pak me sy ndryshe, më kuptojnë. Shikojnë fotografitë. Kemi patur mbështetje të madhe nga hallat, prindërit e Aleksit dhe besoj se do ta kalojmë këtë fazë deri atherë sa të rriten edhe të kuptojnë gjithçka.

Mark Nika xhaxhai i Aleksit gjatë këtyre 10 viteve nuk ka reshtur së kërkuari drejtësi.

Mark Nika: Dhjetë vite janë shumë. Ne vuajmë shumë si familje veçanërisht prindërit e tij që janë të vjetër dhe meraku jonë është se ata mund të shkojnë në botën tjetër pa u zbardh e vërteta dhe pa u dënuar fajtorët. Nga Gjykata e Tiranës familja ka marrë dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar nga vrasjet. Duam ti kthejmë paratë. Nuk do të lejojmë që gjaku Aleksit të blehet me para.

Në 7 vite qeverisje socialistët dështuan të bëjnë drejtësi për 21 Janarin, duke mos e përmbushur angazhimin e marrë në Gjykatën e Strasburgut për rihapje të hetimeve. Ndërsa urdhëruesit dhe ata që zhdukën provat e këtij krimi  shtetëror, përmes fshirjes së serverëve të kryeministrisë, po kërkojnë votën e shqiptarëve për tu rikthyet në pushtet përmes zgjedhjeve të 25 orillit. (Muhamed Veliu)

4 komente në ““Duam drejtësi për vrasjen e babit”: Flasin dy vajzat e mitura të Aleks Nikës”

  1. Pyka says:

    Mallkimi i familjes… SE ALEKS NIKES….. i zente ata qe e vrane(Sali Berishen)….dhe ata qe e derguan aty(Edi Ramen)……

  2. Deko says:

    Zoti ju ju ruajt dhe ju ndimoft , por drejtesin kerkojeni me mir ne kish ose ne xhami , veç zoti po ju ndimoj , se nuk ke ku ta kerkosh tjeter drejtesin , kta jan ortak te ter per xhdo gje qe ka ndodhur dhe ndodh ktu tek ne kto 30vjet , tek kryetari partis fashiste te rilindjes mos e mbani shpresen , esht nxenes i Saliut aq sa gjeten drejtesi ata te gerdecit do gjeni dhe ju , nga kryeministri pa moral dhe pa bes ,!i cili ju dha fjalen mori pushtetin e mbajti 10 vjet dhe e harroi baban tuaj te gjor bashk me tre te vraret e tjer , mos u lodhni , jan njelloj nese do ishin ndryshe ju do ta kishit gjetur drejtesin me koh , tashti esht teper von , zoti ju ndimoft , mos kerkoni drejtesi nga Sali Ram lul ilir berisha nuk do ta gjeni kurr.

  3. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

    Drejtesi!!!!!?
    As qe behet fjale,ne asnje bourdhelo islamikesh nuk funxionon DHIMOKRATIA.
    Keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj,pune korrakesh varu kkkkkkk…….

  4. tonia says:

    Analiza e provave dhe percaktimi i fajtoreve per ngjarjen makabre te 21 janarit eshte nje pune e thjeshte dhe aspak e veshtire.
    Te revolton fakti qe duan t’a reduktojne problemin ne veshtiresine per te identifikuar armen qe vrau deshmorin Aleks Nika,ne nje kohe kur eshte e qarte dhe e pranuar ,bile me mburrje, nga vete autori i ketij krimi shteteror, se kush ishte personi qe urdheroi perdorimin e armeve kunder turmes se demostrueve paqesor.
    Sali Berisha , ish Kryeminister i asaj kohe,eshte autori i padiskutueshem i ketij krimi shteteror.Bashkepunetore te tij jane ata qe zbatuan urdherin e tij kriminal me pasoje vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e shume te tjereve,si ish ministri i brendshem,:Lulezim Basha,Ilir Meta,ish koman danti i Gardes etj.
    Sali Berisha ishte ne Kryeministri ate dite dhe asnje veprim nuk mund te kryhej,nga kushdoqofte, pa urdherin ose miratimin e tij.Kete ai e ka shprehjur edhe vete, piublikisht, kur ka thene se mund te urdheronte edhe vrasjen e 300 personave,ose se nuk ishte pare Edi Rama qe te urdheronte snanjperet per te qelluar mbi te ,per t;a vrare.Cfar i duhet me teper organeve te hetimit dhe gjykates per t;a akuzuar e gjykuar ate si autorin e ketij krimi? Nje shkak ligjor per te rifilluar ceshtjen do te ishte, sepaku,pyetja e Sali Berishes si “deshmitar”
    Kjo ngjarje e trishtueshme flet qarte per faktin se organet e drejtesise kane qene ne ate kohe dhe tashti ,pas vettingjut,nen urdherat e drejtuesve politike te vendit.
    Per sqarimin dhe zgjidhjen e ketij problemi do te ishte me vlere te madhe edhe hetimi i personave te implikuar si perkrahes pas kryerjes se krimit(mjeket qe “konfirmuan” vfrasjen nga distanca e afert)etj.dhe te tjereve qe jane bere te njohur per qendrimet e tyre ,deri ne ditet e sotme ;per mbulimin e ketij krimi.
    Ne keto rrethana mund te thuhet se sistemi i drejtesise ,nese nuk vendoset marrja si i pandehur e Sali Berishes etj,edhe sot,pas reformes ne drejtesi,mbetet po ai i mepareshmi e kjo nuk duhet pranuar e lejuar,jo nga partite politike ,por nga i gjithe populli i cili duhet te shprehet per kete problem madhor ne te gjitha menyrat dhe format e lejuara nge ligjet ne nje shtet me demokraci funksionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje