Forcat e xhenios nisen me urgjencë nga Tirana, bëjnë shpërthimin e kontrolluar të një predhe në Klos

22 Janar 2021, 09:22Kronika TEMA

Forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes janë nisur me urgjencë mëngjesin e sotëm drejt Klosit, dhe kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të një predhe, që është gjetur nga një banor në rrjedhën e lumit Mat.

Ka qenë një banor i zonës ai që ka pikasur predhën e rrezikshme, teksa mblidhte dru për zjarr.

Menjëherë ka njoftuar Policinë, e cila kur ka parë se ajo ishte me djegore dhe mund të shpërthente, ka bërë rrethimin e vendit dhe ka njoftuar forcat e xhenios.

Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës, duke eliminuar rrezikshmërinë e saj.

Predha në fjalë dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish-pazari i vjetër,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje