Urdhri i SPAK: Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje me vrasjen e Artan Santos?

22 Janar 2021, 18:16Kronika TEMA

Pak ditë pasi Top Story zbuloi se banda e Niklës ka qenë një prej grupeve të dyshuara për eliminimin e bankierit Artan Santo, RENEA zhvilloi një aksion blic me urdhër të SPAK në shtëpitë e 7 të fortëve në Fushë-Krujë.

Kontrolle u ushtruan në banesat e Durim Bamit, Valter Bamit, Bedri Hakës, Marklen Hakës, Gentjan Koçit, Ylli Çangut dhe Ervin Kodrës.

Kontrollet, për të cilat policia thotë se janë gjetur prova, janë zhvilluar në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Siç konstatohet në dosjen hetimore, pikërisht dy prej pjestarëve të këtij grupi që u goditen sot nga RENEA, janë mbajtur nën vëzhgim gjatë hetimeve për vrasjen e bankierit, edhe pse ende nuk janë gjetur prova bindëse.

Bëhet fjalë për Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, dhe Mariglen Hakën, të cilët i janë nënshtruar vazhdimisht përgjimeve telefonike dhe atyre ambientale.

Dyshimet për lidhjen e bandës me vrasjen e Santos

Një prej grupeve që dyshohet për ekzekutimit e bankierit, ngjarje e cila është ende e pazbardhur, është edhe grupi i të fortëve të Niklës.

Gazetari Artan Hoxha dha (gjatë emisionit të Top Story kushtuar vrasjes së bankierit) indicie për një prej personave të dyshuar si ekzekutor, konkretisht për Enver Stafukën.

“Personi që ka bërë qitjen me informacionin që kam unë, më pas është rrëmbyer dhe është zhdukur, është personazh që rezulton i përfshirë në seri ngjarjesh të rëndësishme në Shqipëri. 

Ka një variant që ky para se të ekzekutohej e zhdukej është filmuar me kamer, është torturuar për të treguar e pastaj është ekzekutuar e zhdukur kufoma, gjatë torturave ka treguar lidhjen me 31 ngjarje” u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Personi për të cilin është folur disa herë është Enver Stafuka nga Fushë Kruja. Ai është person i dyshuar për disa vepra penale.

“Asnjëherë autorietet tona skanë deklaruar që ky është ekzekutori i kësaj ngjarje” u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Zhdukja e të dyshuarit si ekzekutor

Stafuka është rrëmbyer në 8 Shkurt të vitit 2015 në qendër të Fushë Krujës nga disa persona të maskuar si police, ndërsa trupi i tij nuk u gjet kurrë. Ai ka pasur një çështje penale që lidhej me procesin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

Stafuka kishte grabitur makinën e përdorur në krim nga biznesmeni Arben Frroku. Për rrëmbimin e tij është dyshuar një grup i fuqishëm kriminal i akuzuar për gjobëvënie dhe vrasje, por kurrë nuk janë siguruar të dhëna të mjaftueshme.

Vetë familjarët e Stafukës kanë akuzuar hapur për zhdukjen e Enverit shokun e tij Durim Bami. Në dëshmitë e dhëna në prokurori, ata kanë deklaruar se Enverin e zhdukën pasi kishte informacion për dhjetëra krime.

Gjithsesi grupi i të fortëve të Niklës, akuzohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda kriminale, ku më “popullori” i këtij grupi është padyshim Durim Bami.

Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.(Shqip)

3 komente në “Urdhri i SPAK: Aksioni i RENEA në shtëpitë e “të fortëve”, a ka lidhje me vrasjen e Artan Santos?”

  1. eshte bythqimllik te nisesh sot mbas kaq vitesh nji
    aksion te tille qesharak -bythqimash alla Spak !

  2. Vari Janullen! says:

    Ka lidhje me lesht e currit!
    Bejne sikur punojne.
    U ngriten per kancerin e Shkerdheneve, Shkerdhitave, Sali kermave, Rameve, Ilir e Monika florinjve por kthejne koken nga ana tjeter sa here qe shkerdheni shkerdhen qindra miljona dollare te vjedhur dhe babai i tij psikopat i shurron ne goje drejtesise se re.
    Prit kur te shpertheje ndonje revolte e papritur dhe ti vene flaken mafjozeve te drejtesise dhe vilave te padrinove. Ti varin ne mes te Tiranes.
    Tani eshte mese e qarte qe ishte nje mashtrim amerikan per te futur drejtesine e re ne kthetra, se SPAK do te merrej me krimet e Politikes. Shfrytezuan deshperimin dhe e futen ne kthetra, ashtu si sherbimet sekrete, naften, sovranitetin territorial me ushtrine qe shkaterruan, kanibalizimin e sektorit strategjik, hemoragjine e emigracjonit dhe humneren e borxhit.
    Jemi peng.

  3. Berberi says:

    Do ti rruani koqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje