Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali, nën hetim edhe djali dhe vëllai i të dashurës së tij

23 Janar 2021, 11:53Kronika TEMA

Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pashos edhe dy persona të tjerë përveç 36-vjeçares Elona Kalesha, tashmë të arrestuar.

Bëhet fjalë për djalin e çiftit të masakruar, Taulant Pashon dhe vëllain e të resë, Denis Kalesha. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, në apartamentin ku dyshohet se u vra çifti ka gjurmë të ADN-së edhe të këtyre dy personave. Prandaj pritet që në vijim të bëhet krahasimi i gjurmëve.

Deri më tani e arrestuar në lidhje këtë ngjarje është Elona Kalesha. Megjithatë është ende e paqartë nëse ajo ka vepruar vetëm. Ka dyshime se ajo nuk i ka vrarë vetëm Shpëtim dhe Teuta Pashon.

Sipas Corriere della Sera gishti drejtohet edhe ndaj djalit, Taulantit, për shkak të një shume parash prej 40-50 mijë eurosh që çifti Pasho mbante me vete.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në Nëntor të vitit 2015. Trupat e pajetë të tyre u gjetën vitin e kaluar në Dhjetor të copëtuar dhe të futur në disa valixhe.

1 komente në “Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali, nën hetim edhe djali dhe vëllai i të dashurës së tij”

  1. Kim été says:

    Në raste të tilla, gjithmon fajin u a hedh të tjerrëve Belgjika dhe Italia ndaj nesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje