Konaku 300 vjeçar i Anagnostëve dhe LSI (kampingu) në Jalë! Hipokrizia e dekoratës nga një Pronar Kampingu

24 Janar 2021, 13:34Sociale TEMA

Nga Arben Papadhopulli*

Konaku 300 vjecar i Anagnosteve dhe LSI (kampingu) ne Jale.

Hipokrizia e dekorates nga nje Pronari Kampingu.

Ne e therrasim, Taqo Dhimitri, por emri i tij i madh eshte Dhimiter Anagnosti.

Nuk do te flas per artin e tij, pasi te gjithe ne, nen 85 vjec te ketij burri, duhet thjeshte te heshtim, te shohim artin e tij dhe te mos flasim fare. Thjeshte te reflektojme pa ze e dekorata, dhe te perpiqemi te ndjejme mbi vete peshen e hijes se madhe te mendimit dhe fiction’it te artit te tij.

Ky njeri ne kete foto, lindi 85 vjet me pare ne Vuno, Himare, dhe ka 85 vjet, qe me nje torbe te vogel (ate qe shihni ne kembet e tij ne kete foto), me rrobat e trupit dhe nje cader te thjeshte, se bashku me bashkeshorten, Rozen, plazhin e ben vetem ne Jale.

Ne vendlindjen e tij dhe te te pareve te tij, por qe tashme eshte epiqendra e destinacionit te harbimit turistik me emrin “Folie” keto kohet e fundit, dhe kryefjalen e babezize per toka e ndertime keto 10 vjet. Ka 85 vjet qe ka te njejtin riatual.

Ka pare me syte e tij qe nga plazhi bosh e mbushur me dhen e dhi, ka jetuar femijerine ne Molin e Kapajve ose cimenton sic e therrasim ne, Molin e Dukejve, ka pare ndertimin e Viles nga gjeneral Sheti, e ka zbritur ne konakun e familjes se tij ne Jal, sigurisht me kembe per dhjetra vjet, e deri tek tmerri i sotem ku nuk ka me vend per cadren e tij modeste, per te cilen i duhet edhe te debatoje ndonjehere me babezitesit e plazhit, pasi helbete, kush do ta njohe Taqo Dhimitrin tone?

Pronari i dekorates?

7 vjet me pare, e pjek ne Jal. Ky burre i mire kishte nje hall te madh, ish partia LSI e ketij dekoruesit te vockel, (dhe tashme e te shoqes se tij), kishte bere nje kamping ( aty eshte akoma meqe ra fjala) dhe i kishte zene shtegun per te vajtur ne Konakun 300 vjecar te familjes se tij, ne te cilin ai zbret cdo vit per te kaluar veren me plot gojen, ne Jalin e tij.

Si ta zgjidh kete hall te madh –  me tha – mor Arben?  Nuk di ku te shkoj, Dhe ne fakt ai nuk shkoi askund sepse nuk e ka zakon te ankohet kurre, Preferoi te ndiqte nje shteg mes ferrash ne mes te zhegut te gushtit se sa te bente nje telefonate apo ti ankohej kujt

E shoqja Roza u perpoq me shume se ai, telefonoi aty, atje, andej ketej, te gjithe keta “dekoruesit” dhe si vllaznit e tyre, por nuk mori asnje pergjigje.

Tek shikoja foton dhe dekoraten e pronarit te kampingut te LSI ne Jale, ti jepte titullin “Gjergj Kastriot Skenderbeu” ketij te panjohurit te cilit i bllokoi rrugen e konakut 300 vjecar, po vrisja mendjen se cfare mendonte Taqo Dhimitri yne ne ate momente.

Po pres tregimin e radhes Taqo, ne mos po filmin tend. Jam shume kurioz. Besoj nuk do harrosh Kishen Katolike Veneciane, tek arra e madhe e Kokajve, ku sot ndodhet Kampingu i Pronarit te Dekorates ne Jal, dhe ku rrenojat e saj, jane kthyer ne WC per LSI -stat e rinj.

*Marrë nga adresa ne facebook e autorit!

5 komente në “Konaku 300 vjeçar i Anagnostëve dhe LSI (kampingu) në Jalë! Hipokrizia e dekoratës nga një Pronar Kampingu”

  1. Pipëtima says:

    Po aq kurajo – dhe dinjitet – të mos e merrte atë dekoratë leshi e lije, nuk e pati, xhanëm?! Çfarë ngre në personalitetin e këtij artisti një dekoratë nga një pseudo politikan?! Palaço politikan! Përveçse e ul! Dhe pastaj qahemi dhe revooltohmi me politikuajt. Me veteveten duhet të revoltohemi. Më mirë të mos e kisha lexuar këtë copë shkrim, pse e ul personalitetin dhe dinjitetin e artistit. Ka disa shembuj kur shkrimtarë të mëdhenj të botës nuk kanë pranuar Nobel-in, që, veç të tjerash, shoqërohet edhe me një thes dollarë, ndërsa NE nuk injorojmë dot një copë teneqe nga dora e një banditi me funksion të përkohshëm si president! Epooooo

  2. Leksi says:

    Ti Papudhopulli duhet te heshtesh pasi je nje sivellam i Xhike Floririt mes sivellamerve te tjere grabites vulgare!

    Anagnosti mbetet i madh megjith xhikrat e papadhopujt qe e duan, e vjedhin, e perdorin, shfrytezojne per interes te xhepave te mbushura pa merite me para shqiptaresh.

    Ndaj hesht! Me mire sot, se kurre!

  3. Peco says:

    Po Z. Papadhopulli. E vertete, e hidhur. Keta te vrasin naten dhe te qajne diten.
    Aty ku i takon te pushoje rehat ky kollos i artit shiptar, pikerisht ne ate vend, jemi deshmitare qe banda e LSI-se, konkretisht ky piciruku dhenesi i dekorates me te shoqen ndertuan “kampin” famekeq te jales, ku grumbullojne gjate veres, te rinj te varfer, fukarenj qe nuk ngopin barkun me buk, djem e vajza te reja (vajza te perzgjedhura per nga trupi e hijeshia dhe pastaj, profesoresha (partnerja e dhenesit te dekorates), “organizon trajnimet”, i ushqen barkthatet, u shtron dreka e darka me pije alkoolike, dhe pas mesit te nates fillon droga dhe merret me mend se cfar kasapane behet aty. Rregullisht pastaj, vijne me radhe pleqt e kesaj bande-partie, hargalisen me cupat e reja dhe perfundojne….dihet ajo pune.
    Aty realisht eshte ndertuar nje kamp naziskinesh sepse, pasi i kompromentojne mire e mire, u dorovitin edhe para, u a shkruajne emrat per vitin e ardhshem (djemve) dhe gjate vitit i perdorin si kamikaze per te organizuar turbullira ne Tirane e rrethe, “sipas nevojave qe ka partia”.
    Keto skena me keto dekorimet, kur ne krahun tjetr te marrin pronen, por edhe shpirtin, jane ne themel te moralit dhe programeve te ketyre banditeve qe nuk ndalen para asgjeje.
    Te rinjte e zones kane me qindra video dhe foto te ketyre skenave te ndyra me te rinjte e te rejat e LSI-se.
    Cuditemi se kjo dihet edhe nga Shteti por kjo murtaje vazhdon.
    Jete te gjate Dhimos dhe Rozes.

  4. Piro says:

    U zaptuan pronat dhe ju dhane kujt deshen. Pronaret mbeten gjyqeve, ca u plaken e ca iken nga kjo bote, te lodhur nga gjyqet, pa fituar gje. Anagnosti qofte jetegjate dhe ta shijoje sa te mundi e si te mundi ate natyre dhe det te mrekullushem. Se kjo histori eshte ne te gjithe shqiperine.

  5. Emigranti says:

    Do të ishte mirë, që në mënyrë publike, siç e mori, ta dorëzojë në një nga mendermethënë zyrat e bandës së lsi.
    Kolosi i artit shqiptar, duke parë mirë se dekoruesi është uzurpatori minimalisht i rrugës për në shtëpinë e tij, në këtë “dekorim” ai duhet të ndjejë përçmimin e liliputit. Një liliput veseli është e turpshme të “dekorojë” një kolos, që e ka vulosur pavdeksinë e Tij me punë, me studime, me vepra monumentale dhe me nder!
    Dhimitër dhe Roza Anagnosti janë emblema të artit, kulturës dhe historise së Shqipërisë.
    Urime për 85 vjetorin! Shëndet, jetë të gjatë dhe paqe në shpirtin e trazuar nga veset e politikanëve pa fytyrë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje