Turqia merr 6.5 milionë doza të tjera vaksine

25 Janar 2021, 09:39Bota TEMA

Rreth 6,5 milionë doza të vaksinës kineze CoronaVac do i dorëzohen sot Turqisë, pas marrëveshjes më të fundit.

Njoftimin e bëri ministri i Shëndetësisë në Turqi sipas të cilit “në përputhje me akordin e blerjes, dërgesat e vaksinave do të vazhdojnë normalisht”.

Vaksinimet masive filluan në Turqi në 14 janar, pasi sasia e parë prej 3 milionë dozave të vaksinave të zhvilluara nga SinoVac, mbërriti më 30 dhjetor.

Më vonë, u miratua ngarkesa e dytë me 10 milionë doza. Mbi 1,23 milionë njerëz, kryesisht punëtorë shëndetësorë dhe persona të moshuar, janë vaksinuar që prej 14 janari, ndër të parët ishte edhe presidenti Erdogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje