Është mbyllur sot java e 16-të e Kategorisë Superiore me dy takimet Tirana – Laçi dhe Teuta – Partizani.
Tre gola në 180 minuta por shumë emocione.
Tirana është mundur nga një super gol i Mentor Mazrekaj ndërsa në Durrës të dy ekipet kanë ndarë nga një pikë.
Një barazim që më shumë i shërben Vllaznisë kryesuese që pas këtij rezultati ka rifituar distancën e sigurisë me plus nëntë pikë.
Ndërkohë, lufta për Europë vijon e fortë pasi Laçi rifutet në garë.
E njëjtë është dhe situata për mbijetesën ku ekipet kanë një diferencë mjaft të ngushtë me njëra tjetrën.
Më poshtë rezultatet e plota të javës së 16-të dhe renditja e plotë.