Adoleshenti arrestohet për vrasjen e 4 familjarëve dhe të një gruaje shtatzënë

26 Janar 2021, 11:40Lifestyle TEMA

Një adoleshent amerikan është arrestuar me akuzën e vrasjes së 6 personave. Mes viktimave ishte edhe një grua 8-muajsh shtatzënë dhe foshnja. Viktimat u gjetën të gjithë të dielën në një shtëpi në Indianapolis, të vrarë me armë zjarri, tha policia.

Ata u identifikuan si Kezzie Childs, 42 vjeç, Raymond Childs Jr, 42 vjeç, dy fëmijët e tyre, djali Elijah, 18 vjeç dhe vajza Rita, 13 vjeç. Gruaja shtatzënë u identifikua si Kiara Hawkins, 19 vjeç. Lidhja e saj me familjen mbetet ende e paqartë. Një person i 7-të i qëlluar me armë është shtruar në spital në gjendje të rëndë, por mendohet se do të mbijetojë.

Të hënën në mëngjes, shefi i policisë lokale, Randal Taylor, deklaroi se për ngjarjen ishte arrestuar një i ri. Mediat lokale thanë se i arrestuari ishte një djalë 17-vjeçar, gjithashtu pjesëtar i familjes Childs. Gjithashtu, motivi i vrasjes makabre mendohet të ketë qenë një sherr në familje.

1 komente në “Adoleshenti arrestohet për vrasjen e 4 familjarëve dhe të një gruaje shtatzënë”

  1. Julian says:

    Nuk është problem kur xaci vret xacin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje