Ndodh çudia, macja rezulton pozitive me Covid-19

25 Janar 2021, 19:34Lifestyle TEMA

Një mace në Korenë e Jugut ka rezultuar pozitive me Covid-19. Sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kore, macja pas testit të kryer ka rezultuar pozitive.

Tre mace u testuan pasi pronarët e tyre, një nënë dhe vajza e saj, rezultuan pozitive për virusin, por vetëm njëra prej tyre rezultoi bartëse e Covid.

Shtëpia e ku jetojnë macet ndodhet në provincën Gyeongsang të Koresë së Jugut, ku qëndruan edhe nëna dhe vajza. Të paktën 112 raste Covid-19 janë lidhur me këtë banesë gjatë javës së kaluar, njoftojnë autoritetet.

Macja është ndarë nga macet e tjera për të parandaluar përhapjen e virusit, por ende nuk dihet se si do të procedohet në këtë rast.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se nuk ka pasur raporte të kafshëve shtëpiake që infektojnë njerëzit.

2 komente në “Ndodh çudia, macja rezulton pozitive me Covid-19”

  1. F.You says:

    Nje histori te vertete. Ne muajin Prill te 2020 Tanzania si vend i varfer u dergoi “Samples” tek laboratoret e nje vendi te zhvilluar per te pare ngs Cov19 ishte ne Tanzani. Rrezultate u kthyen te gjitha pozitive. Por e vecanta ketu eshte se Presidenti i Tanzanise ishte i zgjuar dhe se “Samples” qe ai dergoi ishin te dhive dhe frutave te vendit dhe jo te njerezve. Kejo beri buje ne gjithe boten por se di nqs se ky lajm arriti ne nje vend te civilizuar si Shqiperia. Me lehtesi mund ta gjesh ne internet. e publikuar ne 6 Maj 2020. Kete vere eshte e garantuar se deti dhe rera do dalin me virus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje