FOTOT: Fillon prodhimi i “shokut besnik” të avionëve luftarakë

25 Janar 2021, 16:13Lifestyle TEMA
FOTOT: Fillon prodhimi i “shokut besnik” të avionëve

Mbretëria e Bashkuar ka nisur një projekt me vlerë 34 milionë euro për të ndërtuar një dron luftarak që do të përdoret në misione ushtarake në të gjithë botën.

I quajtur “shoku besnik”, droni, i cili nuk do të ketë pilot, do të ndihmojë avionët duke ofruar informacione rreth forcave kundërshtare. Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me kompaninë irlandezo-veriore, Spirit AeroSystems, për të prodhuar prototipin që do të jetë edhe në gjendje të lëshojë predha dhe bomba ndaj avionëve kundërshtarë.

E gjithë sipërmarrja është quajtur “projekti mushkonja” dhe shihet si një element jetik në modernizimin e forcave ajrore britanike. Droni do të jetë 11 metra i gjatë dhe do të ketë mundësi të fluturojë me shpejtësi deri në 3700 km/h.

 

2 komente në “FOTOT: Fillon prodhimi i “shokut besnik” të avionëve luftarakë”

  1. Na myten says:

    Me 34 milion euro nuk nderton dot asnje kapanon per keto drone. Shifni pak shifren.

  2. 0 0 7 says:

    Mos ka ndonje gabim,pasi 34 miljonet jane te paperfillshem per nje teknologji fluturimi me 3700 km/ore…..Pra,nje shpejtesi e tille duhet te mbeshtetet nga nje burim i fuqishem shtytes,i cili nuk e ka te lehte te shtyje nje mjet 11 m te gjate,pamvarsisht se do jete i lehtesuar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje