Nga Alba Malltezi
Ish-ministra drejtësie, që shkatërruan drejtësinë, frymëzohen nga fjali mafiozësh, trafikantësh e mashtruesish italianë, për të na treguar se “duan drejtësi”. Gazetarë që ushqyen, u bënë zëdhënësa të sistemit “gjingjon” në drejtësi, që zhdukin e sjellin kaseta me fjalë e mesazhe të krimit në cdo televizion, bëjnë sot moral. Ish-doganierë, ish-tatimorë, ish-gjykatës, gazetarë e analistë që nuk kanë një fjalë të vetme publike në këto vite kundër drejtësisë së vjetër në Shqipëri, por vetëm kundër reformës për ta ribërë atë, kërkojnë edhe këtë herë mes rreshtave të punës së të tjerëve, (gazetarëve, prokurorëve dhe hetuesve të talentuar Italian), Drejtësi!
Ata që sollën Prudentinon këmbëkryq në Vlorë e Tiranë, ata që nuk panë kur njerëzit u vranë, ata që nuk panë kolegun që u plagos, që nuk panë se si një shtet i tërë zhdukte kamera sigurie e filmime me vrasje në Bulevard, se si u tjetërsuan e u grabitën prona anembanë, sot kërkojnë Drejtësi. Bëjnë mirë. Asnjëherë nuk është vonë! Por edhe këtë herë manipulojnë.
Devijojnë, jo për të sjellë qartësi dhe drejtësi, pasi atyre nuk iu intereson të hetojnë, apo gjurmojnë krim e pasuri, por vetëm ta përvetësojnë. Iu intereson vetëm të sulmojnë, njollosin e të përfitojnë. Kërkojnë që drejtësia të veprojë vetëm për armiqtë e tyre politikë, jo për miqtë. Të përfitojnë ata, jo Shqipëria që vuan nga një sistem mafioz kronik në drejtësi e që me mundim, vështirësi, me pengesa cnjerëzore po kërkon ta ringjallë.
Sa do ta ëndërronte Riina e Provenzano një sistem drejtësie si ky që na gatuan në këto 30 vite liri në Shqipëri. Sa do të donin që provat e tyre të zhdukeshin sic u zhdukën në 30 vite provat e krimeve, por jo të pasurive, të njerëzve të drejtësisë dhe të politikës shqiptare që vazhdojnë përmes luksit të jenë sfidues e shpërfillës në sytë e cdo shqiptari.
Italia ka mafian, por ka dhe antimafian, ka Ndraghetën, por dhe njërëz të përbetuar, djem e vajza që e përndjekin këmba këmbës, që gjurmojnë fakte dhe pasurinë, mbushin mijëra faqe me dëshmi, prova dhe i arrestojnë. Djem e vajza që janë vrarë duke ëndërruar drejtësi. I cojnë pas hekurave dhe në gjykatë. Italia ka gazetarë që vërtetë investigojnë e nuk bëhen vetëm si kuti postare të krimit, politikanëve të korruptuar apo ish-kryeprokurorësh që shkatërruan çdo gjë.
Këta tanët, provat i varrosin si të ishin varrëmihësit më të mirë dhe bëjnë sikur, pa lexuar dhe pa kuptuar sepse thjeshtë nuk duan ta bëjnë, indinjohen e protestojnë. Sa marrin apo lenë një ministri, një arkiv, një institucion, kujdesen të shkatërrojnë, të fshehin, të mbulojnë dhe sot thërrasin: Ndrangheta, ndrangheta në Shqipëri! Çfarë duan të mbulojnë kur bërtasin kaq fort pikërisht në një terren ku ka fare pak, ose gati asgjë?
Nëse ka një moment të vetëm që djem e vajza shqiptare, policë, prokurorë, gjykatës e cdo kancelar i drejtëisë mund të nisë të punojë, ky moment nuk ishte dje, nuk është ende sot, por vetëm nesër mund të nisë të funksionojë, kur të ndjehet i lirë nga sistemi më i tmerrshëm mafioz i instaluar ndonjëherë në institucionet e një shteti.
Kërkojnë disa që bërtasin kaq fort sot gjysfjali të Ndraghetës e të mafias italiane në më të fundit hetim, kur kupola e mafias më të rrezikshme që liroi vrasës e trafikantë për 30 vite në Shqipëri, ishte ulur këmbëkryq në Drejtësi. Po deri dje, askush nuk e pa, pakkush e tha. Gojëmbyllurit ishin dhe janë ata.(Shqiptarja.com)
Mos u lodh fare!I njohim shume mire kush jane si jane dhe pse veprojne
Cna the? Ate qe dime te gjithe…te hetojne pra kush ka investuar ke 5 milion m ne Tirane e tu mbyllin gojen politiqenerve….te hetojne….por Shqiperise i duhen 30 prokurore e gjyqtare te huaj….
Bravo Alba
Kesaj i thone vetepastrim. Do na tregosh se si ke marre me 1 euro ish Uzinen Traktori. Si ke marre objektin e fundit dhurate e qeverise Rama per blowjob qe ben Karlo Malltezi dhe Alba Bolino. Na trego projektin “Bunker” dhe financat…e me rradhe se lista eshte sa gjatesia e zorreve te Edvinit. Ke kohe qe ngrefosesh si gazetare (mos o zot gazetare !!) po mos harro se vjen dita qe ky shtet i gjobitur vazhdimisht nga raca jote do te zgjohet. Evazioni fiskal i joti eshte modeli “struci” Ke fshehur koken por prapanicat kockore i ke perjashta. Rri urte moj bibe province. Jo hu me hu se dihet si perfundon.
Sa mire ja paske bere kesaj Albes sidomos kur e shan Alba Bolino,se te gjitha te tjerat ja kishim thene te gjithe ne te Saliu.Kete sharjen Alba Bolino nuk ja kishte thene njeri.Duket qe ti e njeh shume mire. Bravo.Edhe per magazinat qe po bejne redaksine sa mire qe ja cjerr masken.Idiotet na bejne si te mencur. Sandri dhe kusheriri Albes Jamarber Malltezi qe eshte burri i Argita Berishes moren stadiume te tera, i prishen dhe bene pallata gjigande.Keta zorraxhinjte po marrin nje magazine te rrezuar dhe po bejne redaksi.Neve na e hedhin keta muter. Lere pastaj skandali me Bunkerartin.U bene keta te marrin bunkeret dhe te bejen muze qe te bejne historine tone ne diktature.U bene keta!Ne e dime permendesh historine. Agron Duka i ka marre per te bere biznes me kerpudha. Shoket e Zenit i kane marre per te fshehur kanabisin, keto italo-shqiptaret duan muze. Ike rene ne koke!
Shkrim brilant.
Shkrim shum i bukur, analizë e qartë.
Me qe ka vjedhur dhe abuzuar malokeria politike, te q… nonen edhe Karlo nga Bari i Italise me gojoren e provinces Alba !?!? Te perlajne cte mundin; te fshehin taksat !?!?
“Qytetari” paska ardh ne Tirane mbas vitit 2010. … muzete na i solli Kar Bolino me Karlba Bolino ne Tirane. Stadiumet i prishi Malltezi, Teatrin po Malltezi me Agron Duken. “Qytetar” taleban me kromozone ceceni. .. Kulturen dhe muzete i solli ne Shqiperi Kar[lo] Malltezi – perle
E paske mision nga partia sot dhe te lumte Carapuli. Here vere emrin Muqi e here Carapuli e pasandaj e di vete ti. Edhe ketu e bere nje skup. Gruaja i beka gojore burrit! Ua ua ua e papare! Je gjeni. Deri tani kishim pare dashnorja dashnorit, dashnori dashnorit, ti Berishes, gruaja jote komshiut. Po qe fshatrja Alba italjanit Bolino qe e ka burre, e padegjuar me pare. Sa mire ja ben more ketyre maniakeve!
Une them se Alba dhe Karlo duhet te marrin shembull nga une she Mesila. Jemi çifti me i sukseshem ne Tirane. Une me PD, gruja me çamet. Une kujdesem per grate e ambasadave, gruja ime kujdeset per burrat e fasadave. Merrni shembull
Je shume e aneshme si gazetare. Gjithmone perpiqesh te gjesh menyren per te ruajtur dhe mbrojtur pislliqet e Rames. Kuptohet se ke detyrime ngaj burrit tend qe vec e lepin Ramen cdo dite qe ta pastroj nga pislleku qe i hedh populli per ekonimin e rene per toke.
Ben mire mos me shkrujt fare se vec i prish pune Rame pushtit ne pushtet.
Ti dhe burri jot hajdutosni pasurine e ketij vendi dhe te na can menderen me keto shkrime kallam lepirese. Populli eshte merzit me ju, Edhe djalli te vij do jet me mire.