Nga Gjergji Koja
U be ca kohe qe ne Tirane nuk po ndjehej me as era e qelbur e djegies se plehrave ne sharre dhe as nuk na vinte me mbi koke reja e tymit nga kjo djegie vrastare.
U interesova dhe konstatova se ai pirgu i qelbur sa nje mal i mbetjeve qe Tirana prodhonte cdo dite dhe qe digjej ne fushe depozitimin e Sharres pa bere as ndarje ne burim, as proces riciklimi dhe as proces kompostimi sipas teknikave higjeno sanitare, nuk ekzistonte me.
Ishte ne kufijte e te pabesueshmes, por mali me “plehra” i Tiranes ishte kapsuluar pothuaj i teri dhe ishte mbjelle me fidane.
Ne ate zone qe ishte bere tmerri i Tiranes dhe i Shqiperise, tani gjen impiantin e ndarjes ne burim te mbetjeve sipas parametrave te BE, landfillin gjigand te kapsulimit te mbetjeve te ngurta krejt modern dhe te perfunduar, landfillin e kapsulimit te mbetjeve te rrezikshme gjithashtu krejt modern ne perfundim e siper, pergatitjen infrastrukturore te fillimit te ndertimit te inceneratorit te mbetjeve me teknologji italiane(BE),( Vienna e ka ne mes te qytetit) i cili e ka zero mundesine e emetimit te gazrave te rrezikshem ne ajer dhe i cili do te prodhoje energji elektrike qe do ti shtohet rrjetit ekzistues, sepse aty ngjitur do te ndertohej dhe stacioni elektrik perkates.
Gjithe ketyre u shtoheshin edhe tre liqene te vegjel artificiale te ndertuar aty te pasuruar edhe me rasate peshku, uji i te cileve perdorej per disa qellime, si edhe disa mijera fidane pemesh te mbjelle aty dhe qe ne krye te disa viteve do ta kthejne zonen e gjelberuar ne pyll! Pa permendur ketu edhe faunen e pasur ne kafshe qe kishin vendosur aty!!
Te ma kishte thene njeri kete, per ate Zot nuk do e besoja, po te mos e kisha pare vete.
Por tani shqiptaret jane ne nje hall tjeter te madh: po i terrorizojne me gogolin e inceneratorit! Keta terrorizues ( politike me se shumti) qe demek i preu barku se sa shume po vjedh qeveria me inceneratoret( nuk marr kurre persiper te merrem apo te justifikoj kostot e ketij investimi, por po trajtoj impaktin ne shendet te ketij revolucioni teknologjik) nuk jane shprehur dhe nuk shprehen kurre se si do ti trajtojne mbetjet nese do vijne ne pushtet: pra jane per djegien kriminale te plehrave ne sharre si deri me sot, apo jane per ndarjen e tyre ne burim, kompostimin, inceneremin dhe riciklimin e tyre sipas metodave dhe teknologjise se BE sic ka nisur tani te procedohet ne Sharre.
Se dyti,si ka mundesi qe keta segmente politike te mos sensibilizojne qofte edhe nje here te vetme popullaten(jo elektoratin) mbi tmerret qe shkaktojne ne shendet mbetjet e rrezikshme si ato teknologjike industriale me permbajtje substancash me toksicitet te larte, mbetjet spitalore infektuese, mbetjet farmakologjike, mbetjet e pesticideve, apo edhe vajrat dhe baterite??!!
Pse nuk sensibilizojne popullaten keta zhurmues se depozitimi halucinant shume vjecar ne Sharre i mbetjeve pa bere asnje ndarje sipas llojit dhe kategorive ka cuar ne clirimin e gazrave dhe lendeve ndotese si: lende e grimcuar, dioksid sulfuri, dioksid nitrogeni, plumb, fosfate etj, te cilat demtojne seriozisht deri ne pasoja fatale shendetin e popullates duke shkaktuar qe nga astma bronkiale e bronkitet alergjike, e deri tek simptomat e helmimit akut dhe kronik nga thithja e metaleve te renda, pa permendur ketu pasojat dramatike te helmimit me plumb te femijeve dhe te moshave te tjera sidomos te komunitetit qe jeton perreth asaj zone, si: anemi e theksuar, hipertension arterial persistent, aksidente cerebro vaskulare dhe demtime te renda te veshkave?!
Nderkohe qe, edhe kapsulimi qe i eshte bere tonelatave te plehrave qe gjendeshin aktualisht ne Sharre, eshte bere sipas nje teknologjie krejtesisht koherente me sistemin e tubave dhe drenazhimin, per te mbajtur nen kontroll dhe detoksikuar gazrat apo furanet qe clirohen nga dekompozimi i mbetjeve ne landfill, duke eleminuar keshtu cdo lloj gazi te demshem dhe toksik qe mund te clirohej ne ajer nga ky dekompozim sic ka ndodhur per vite e vite me rradhe.
Ja perse per banoret e Tiranes kjo eshte ne kufijte e endrres! Te endrres per te mos u semurur me nga PLEHRAT!
Qytetaret nuk duan tia dine sa euro per ton kushton incenerimi i mbetjeve, por duan te mos perfundojne me dyerve te spitaleve dhe qendrave shendetesore te semurur dhe te intoksikuar nga PLEHRAT!
Ja pse mrekullia qe ka ndodhur ne Sharre po i mundeson shendetit te njerezve rrugetimin nga ferri ne parajse!
Perpunimi dhe shkaterrimi i mbetjeve sic e ben Evropa ku duam te hyjme, me ngacmoi te shkruaj keshtu, sepse une jam MJEK, jo llogaritar. Llogaritareve politike te plehrave do tju kujtoja se u del dhe mjafton postulati: kush ndot, paguan!!
Shkrimi i mjekut Gjergj Kola , eshte nje konfirmim profesional , per ate , qe ka ndodhur me Plehtrat e Tiranes dhe qe , po zgjerohet ne qytet e tjera te Shqiperise . Teknollogjia moderne e perpunimit te plehrave , eliminoi gazet toksike , qe prodhoheshin ne Sharre . Shume vdekje , ne Tirane , jane shkaketuar nga gazet , toxike , qe cliroheshin ne Sharre . Gjergji e vizitoi vete Landshvillin e Sharres . Ne vend te togjeve te medhej me plehra , u befasua nga nje pyll , qe ishte ne vend te tij . Landshvilli i Sharres , zbaton teknollogjine moderrne te perpunimit te plehrave . Ne te njejten kohe , eliminiohet nje burim i gazrave toxike vdekjeprures . Ju lumte dora dhe mendja , atyre , qe bene realitet , kete veper industriale bashkohore . Zgalem
Morali i shkrimit????????????????????????
Ndrageta ben edhe pune te mira!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Vetem se jane nja 2 pyetje
1. Kete sharen nuk mund ta bente edhe ndonje firme tjeter qe nuk ishte e mafias, ndragetes???
2. Nese do ishte 1 firme tjeter ,jo e mafias a do paguanin me pak qytetaret e tiranes?????
Eh mor Ben Berisha.
Si kokrra e gomarit qe je, nuk e kupton se duke folur pa doganë, para se te flasë drejtesia, vetem sa i bën nder Ramës, duke zhvleresuar edhe akuzat e drejta.
Nga e kuptove ti, fshatar pa tokë, se ajo firma e djegies dhe riciklimit te plehrave eshte e Ndraghetas. Apo ta tha shoku yt, fshatari dixhital i Saliut.
Po te kishte prova Saliu dhe Loloja i tij do kishin buçitur me kohë prokuroria dhe Klodiana Lalagjoni. Nuk rrezohet Rama me shashka tymuese o kungull, por me nje PD serioze dhe te gateshme per pushtet. Dhe kjo do ndodhë vetem kur te pastrohet nga Haleja Sali dhe Lolot e tij qe po shkaterrojne PD, ne favor te Ramës.
Na e bete Ramen dhe Veliajn peshqesh sepse nje turme idiotesh mbeshtesin nje ekip idiotesh ne PD. Fatkeqesi kombëtare qe e ja lene vendin pa opozite reale.
Kjo eshte nje arritje e madhe me te vertete ,gjeja me positive qe mund te beje politica te kujdeset per shendetin e qytetareve.
Po nuk eshte dakord famulltari i dioqezes se shqupit, prifti pastor imzot Dorian Telit barkderri gjithollogu i pd se dhe Tabakhonja syneperke e shqupit qe nxjerr helm kobre nga goja cdo dite. Ata dijne vetem te nxijne cdo gje se u nxin shpirti nga sukseset e qeverise Rama.
Përshëndetje për këtë shkrim dinjitoz, real dhe të argumentuar me fakte. Të tillë shkrime ka dëshirë njeriu për të lexuar.
Përsa u përket komenteve në sensin e kundërtë, duhet të jemi tolerues, të durueshëm dhe të mirëkuptojmë, që opozitarët destruktivë atë mision kanë, të mos e pranojnë realitetin dhe të vërtetën, duke mbetur në mjerimin e tyre të bjerrjes së pandalshme.