Përgjimet e "Ndragheta", Rama: Ju e dini shumë mirë sesa i gatshëm jam unë ta mbroj Metën që përmendet aty, me emër dhe mbiemër! Apo këshilltari i tij, apo deputeti mik i Lulzim Bashës. Po pastaj?

26 Janar 2021, 12:54Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është shprehur se pavarësisht se në përgjimet e antimafias italiane është përmenduar edhe një këshilltar i Presidentit, nuk mund të hedhë asnjë akuzë.

Rama tha se është i kujdesshëm kur flet për kundërshtarët, pasi sic tha ai “ e do më shumë Shqipërinë”.

Sipas kreut të qeverisë, deputeti i përfshirë në përgjime njihet për lidhjet e tij me Lulzim Bashën.

Ju e dini shumë mirë sesa i gatshëm jam unë ta mbroj Ilir Metën aty ku nuk mbrohet sot, por faktikisht nëse Ilir Meta përmendet aty, me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij, që njihet edhe si tregtar lajmesh të rreme, i provuar nga gjykata italiane për ti bërë nënën vendit këtu, është aty unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata.

Po pastaj?

Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz!

Po pastaj?

Përderisa prokuroria italiane ka dhënë këtë konkluzion ku hyn këtu spekulimi që ky apo ai.

Sigurisht që nga ky hetim rezulton që një deputet, i cili është lidhja e tyre atje ka marrë goditje për shkak të këtij hetimi, ai deputet dihet që është mik i Lulzim Bashës dhe i PD. Dhe lidhjet e këtyre njerëzve janë lidhje me të djathtën.

Po pastaj? Çfarë duhet të them unë?! Duhet të them që Lulzim Basha priste këtë deputetin që e çonin mafiozët dhe i jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët?

Nuk e them dot kurrë. Nuk e them dot kurrë sepse e dua Shqipërinë më shumë se ju dhe e dua më shumë se ju sepse kam shumë më tepër kujdes kur flas për kundërshtarët e mi.

Ça i takon Çezarit i takon Çezarit dhe ca i takon zotit të jetë e zotit dhe Zoti është Shqipëria”, tha Rama.

3 komente në “Përgjimet e “Ndragheta”, Rama: Ju e dini shumë mirë sesa i gatshëm jam unë ta mbroj Metën që përmendet aty, me emër dhe mbiemër! Apo këshilltari i tij, apo deputeti mik i Lulzim Bashës. Po pastaj?”

  1. Kakerdhia says:

    Ironi te forte ke perdorur!Kete e kapin ata qe cenohen dhe qytataret pjesa tjeter e popullsise se kupton dot qe Ju ne fakt i keni permendur te dy njerin si personi qe ka derguar keshilltarin dhe tjetri qe i ka miq “por qe s’do te thote gje,por qe punojne per ti bere nenen Shqiperise”!Mire iua bene delenxhinjeve qe kete skeme e kishin ne vazhdim te skemes “Babale 5”!Tani Si “Ujku i Skraparit edhe ulkonja e voge “Lul” do te mundohen te rikuperojne kohen qe ka mbetur qe te sajojne ndonje babale tjeter pasi keto karta iu dogjen ne duar!Ndaj dhe Luli i tregonte perallam e Arinj vajzes se” vogel” 10 vjeçare ,
    Nje gje ki parasysh z.Rama mos i lere kurr te bien ne toke:Vertet qente e kazaneve i ke hequr neper lagje por ke harruar qe ata jane mbledhur bashke ne politike per te ngrne Ty qe ke zhdukur qente e kazaneve!

  2. kashi says:

    prandaj do ta votoj kete njeri se nuk shrytezon rastin per te ngritur veten sic e ben opozita

  3. Ladi says:

    Te lumte Rama! Krenar per ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje