Rama kujton historinë me mashtruesin kur ishte kryetar Bashkie i Tiranës: Bëri një foto me mua, duke u hequr si djali i tezes sime kërkonte nga pronarët firma për tokën

26 Janar 2021, 13:07Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë sot pretendimet për lidhje të eksponentëve të Ndragheta-s me zyrtarë të lartë të PS-së.

Për ta ilustruar bindjen që përgjimet e publikuara në mediat italiane nuk vërtetojnë bashkëpunimin e elementëve të mafies italiane me zyrtarë të bashkisë apo policisë, Rama risolli në kujtesë një histori nga koha kur ishte kryetar bashkie.

Ai tha se një mashtrues bëri një foto me të në dalje të Ish-Kinema Dajtit dhe me këtë foto kërkonte firmë nga pronar tokash, me pretendimin që ishte kushëriri i Edi Ramës.

Kur unë isha kryetar i bashkisë së Tiranës njëri që kishte bërë një fotografi me mua në dalje të ish-Kinema Dajtit, mbas një takimi partie, me atë fotografi me mua shkonte dhe kërkonte nga pronarët e tokës që t’i jepnin firmën se ishte djali i tezes që unë nuk e pata kurrë. Një mashtrues. E ça lidhje ka kjo?!”, tha Rama.

2 komente në “Rama kujton historinë me mashtruesin kur ishte kryetar Bashkie i Tiranës: Bëri një foto me mua, duke u hequr si djali i tezes sime kërkonte nga pronarët firma për tokën”

  1. Ladi says:

    Kjo eshte e verteta
    Keto nuk jane te verteta.
    Jane perralla mashtruesish ordinere.
    Jane krekosje dhe mburrje provincialesh.
    Dhe kjo ben muuuu

  2. Shqipja says:

    – Një pronar toke
    – Disa pronarë tokash
    — Gjuha shqipe
    Hapeni ndonjëherë ndonjë libër të uruar gramatike. Meqë jeni gazetarë, e nuk është se jeni hidraulikë e ju dha rasti me shkrujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje