Plagosi Noizyn në mes të Prishtinës: Ja kush është i riu që u vra sot nga babai

27 Janar 2021, 18:33Kronika TEMA

Albert Krasniqi është i riu që u vra sot nga babai i tij në Prishtinë.

Ngjarja e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ndërkohë që motivi ende nuk dihet.

Paraprakisht policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin si dhe ka sekuestruar armën e krimit, megjithatë ende nuk ka një deklaratë zyrtare.

Ndërkohë, Albert Krasniqi nuk është emër i panjohur. Pesë vite më parë ai plagosi në mes të Prishtinës pas një sherri reperin e njohur Noizy.

Gjithçka ndodhi më datë 13 shtator 2016 ndërsa dy vite më vonë dyshja edhe pse ishin pajtuar, gjykata i dënoi.

Noizy u dënua me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur dhe Krasniqi personi i akuzuar për plagosjen e reperit u dënua me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Sakaq, mediat në Kosovë, raportojnë se Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

2 komente në “Plagosi Noizyn në mes të Prishtinës: Ja kush është i riu që u vra sot nga babai”

  1. Lali Pema says:

    Reperi i njohur”Noizy”…
    =
    O shqypni, e mjena Shqyoni…ku je katandi….lol
    =

  2. Drejtesia says:

    Te lumte dora!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje