“Thërrit mamanë, shkoni të bëni ritualet tuaja vudu të mu**t, gomar”: Çfarë ndodhi në sherrin e bujshëm që “pushtoi” botën

27 Janar 2021, 11:48Sport TEMA
“Thërrit mamanë, shkoni të bëni ritualet tuaja vudu

Rituale vudu e gola, derbi e turp. Ai më i keqi në La Scala e futbollit si skenë. Ibrahimovic dhe Lukaku shënuan vërtetë, por nga ajo natë e ftohtë askush nuk do të kujtojë diagonalen e Zlatanit, apo penalltinë për manual të Romelut.

Sherri në fund të pjesës së parë midis të dyve, me fjalë që fusin në lojë të afërm, origjinën afrikane dhe idetë fetare, është e destinuar të mos harrohet kurrë.

Në fund të fundit, të dy nuk e duan njëri-tjetrin dhe ishte i njohur mirë, që nga koha e bastit për aftësitë teknike të Lukakut tek United. Sidoqoftë, në zonën kuqezi u shkua përtej.

Gjithçka ndodhi në fund të pjesës së parë. Ibra dhe Lukaku po kërkonin njëri-tjetrin, dhe leximi i buzëve nuk tradhton.

Ibra ndesh shikimin e belgut, buzëqesh në mënyrë provokuese dhe më pas i thotë: “Thërrit mamanë, shkoni të bëni ritualet tuaja të voodoo të mu**t, gomar i vogël”.

Referenca për vudun lidhet në kohën kur luanin në Angli dhe shkaktoi një sensacion kur Lukaku refuzoi të rinovonte kontratën e tij me Everton, pavarësisht një super oferte nga drejtuesit në atë kohës, sepse një hap larg firmës ai ishte këshilluar nga nëna e tij Adolphine, një grua me origjinë kongoleze, që në një ritual voodoo – saktësisht – kishte marrë sugjerimin që djali i tij të kalonte tek Chelsea.

Në 2017, Lukaku më pas u largua nga Evertoni, por shkoi tek United dhe jo në Londër, duke gjetur Ibrahimovic si shokun e tij të skuadrës.

Romelu e kuptoi menjëherë referencën e Ibras dhe iu përgjigj: “Dëshiron të flasësh për nënën time? Pse?” Dhe pastaj rrit dozën: “Ik q*u, ti jot ëmë: është një ku**ë”.

Ibra ndërkohë vazhdonte të buzëqeshte: “Do të pres ty më vonë”. E më vonë erdhi shpejt sepse sapo mbaroi pjesa e parë, një Lukaku i papërmbajtshëm shkoi për të kërkuar fizikisht suedezin, i ndaluar me shumë mund nga menaxheri i skuadrës zikaltër Tagliacarne, Lele Oriali dhe disa shokë të ekipit.

Sherri i bujshëm u kthye në kryelajmin e mediave sportive botërore.

10 komente në ““Thërrit mamanë, shkoni të bëni ritualet tuaja vudu të mu**t, gomar”: Çfarë ndodhi në sherrin e bujshëm që “pushtoi” botën”

  1. rnb says:

    pushtoi e dimë
    po “pushtoi” cdo të thotë?

  2. gazetari "gomar" (kompliment) says:

    pushtoi e dimë
    po “pushtoi” cdo të thotë?

    po nuk pushtoi?
    po nuk “pushtoi”
    po “nuk” pushtoi
    po “nuk pushtoi”?

  3. REALE says:

    Serbi u tregua shume i poshter dhe racist, pa asnje shkak se perplasja fizike me top e Lukakou ishte me dike tjeter. Kjo tregon e goismin e tij dhe fryrjen qe ka si prodhim jashte standartit njerezor i i Ibrahimoviç

    1. Ilir says:

      Serbi…?! ? Sikur ishte suedez me origjine boshnjake! ?

  4. Autoktoni I fundit says:

    Nje zezak me origjine kongoleze me shtetesi belge zihet me nje cigan mercenar pa atdhe,qe e ka emrin e familjet Ibrahim-ovic,me shtetesi suedeze,duke u share; shko re zezak,, shko re jevg.ky eshte titulli ne thonjza I artikullit

  5. Labi says:

    Ibrahimovic eshte boshnjak,nuk eshte Serb.

  6. Ceni says:

    Keta jane yjet. Yje nevrike, me kembe e pa koke.

  7. Scandal says:

    Ibrahimovici eshte Boshnjak kah baba e kroat nga nena …..

  8. ra ky diell e u pame ... says:

    Na pla bt per te dy . Si gomari i voge ( lukaku) dhe gomari i mdh ( ibra) jane dru me pre …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje