Vladimir Myrtezai: Rama, një politikan me një historik atipike, por të suksseshme

27 Janar 2021, 11:26Politika TEMA
Vladimir Myrtezai: Rama, një politikan me një historik atipike, por

Vladimir Myrtezai me Edi Ramen

Të jesh njëkohësisht politikan, por edhe artist, është temë e diskutueshme në Shqipëri, sidomos 8 vitet e fundit, me një politikan piktor në krye të Qeverisë.

Piktori dhe pedagogu, Vladimir Myrtezai deklaron se Edi Rama është një zë luftarak me një temperament të lartë, që i shkon një artisti.

I ftuar në emisionin “Refleksione” të gazetares Fjona Meçe, Myrtezai shprehet se Edi Rama është një njeri që nuk eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.

“Edi Rama për mendimin tim është një zë përmbysës për vitet ‘90, është një zë luftarak, me një temperament të lartë, që i shkon një artisti.

Dhe nuk ma merr mendja se është një njeri që eksperimenton në politikë duke e përdorur si instrument vetjak.

Është një politikan me stomak, me një historik atipike, por të suksesshme. Unë i besoj kësaj lloj natyre, sepse pavarësisht se është artist, jemi me fat që kemi në krye të qeverisë një njeri me shije,” deklaroi ndër të tjera Myrtezai në emisionin “Refleksione”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje