Basketbolli merr dritën jeshile, Ponari: Ja kur nis kampionati kombëtar

28 Janar 2021, 17:27Sport TEMA

I ftuar në “Sport Magazine”, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari ka zbuluar datën se kur rinis kampionati kombëtar dhe evenimente të tjerët ë koshit në vend.

Ponari rrëfeu për Ora News se, “Ok”-i nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale erdhi pas një sërë shkresash dërguar këtij institucioi.

Avni PonariSot komuniteti i basketbollit ka përjetuar një lajm shumë të rëndësishëm. Kjo është në sajë të shumë përpjekjeve tona si federatë, së bashku me FIBA-n, ndërkohë që duhet falënderuar drejtuesit që më në fund lejuan zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe basketbollit, i cili dalëngadalë po humbte reflekset e rëndësishme që ka kështu që ky lajm gëzoi jo vetëm Federatën por të gjithë komunitetin e basketbollit. Është një ngjarje e rëndësishme. Një rilindje do të thoja pasi ka kaluar gati një vit që basketbolli ka qenë pushim.

Ditën e shtunë kemi një asamble ku janë të gjitha shoqatat sportive të basketbollit ne do të marrim edhe vendimin e datës se kur do të fillojnë ndeshjet e para. Dhe sot sapo morëm konfirmimin nisën negociatat dhe diskutimet me Federatën e Kosovës për tël filluar Ligën e shumëpritur, Ligën Unike, e cila do ti japë basketbollit një impuls dhe një forcë të re.

Unë mendoj se do të nisim në fillim e shkurtit por le ta vendosim ditën e shtunë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje