Shokuese: Futbollisti premtues vritet ndërsa ndihmonte një postier

28 Janar 2021, 12:05Sport TEMA

Një futbollist 16-vjeçar që shihej si e ardhmja e futbollit irlandez, u vra në rrugët e Dublinit ditën e martë ndërsa përpiqej të ndihmonte një punonjës poste.

Josh Dunne, një talent në futboll, ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda me thikë që mori në rrethinat e Dublinit.

Qendërsulmuesi, ndonëse i ri në moshë, kishte kryer prova me disa nga klubet kryesore në Scottish Premiership dhe po ndiqej dhe nga disa ekipe të tjera.

Sipas raportimeve, i mituri mori plagë të rëndë me thikë nga disa adoleshentë të tjerë pasi ndërhyri për të mbrojtur një punonjës të postës që ishte sulmuar prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje