Analistët e Wall Street parashikojnë se shitjet e Tesla-s do të rriten me të paktën 50%, përgjatë vitit 2021. Të paktën shtatë analistë mendojnë se Tesla do të shesë nga 750.000 deri në 850.000 automjete gjatë këtij viti.
Në 2020- ën, të dhënat tregojnë se kompania ka dorëzuar 499.550 automjete. Në fakt, Elon Musk ka ngjallur shpresa dhe ka bërë thirrje se shitjet e kompanisë do të rriteshin gjatë këtij viti, nisur nga fitimet e T3 2020.
“Gjatë një horizonti shumëvjeçar, ne presim të arrijmë 50% rritje mesatare vjetore në dërgesat e automjeteve. Në disa vite ne mund të rritemi më shpejt, gjë që presim të jetë rasti në 2021” thanë përfaqësuesit e kompanisë Tesla në një deklaratë. (Reuters, scan)
po fotoja e moskes cne ne kete lajm?