Partneria e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ditën e djeshme ka festuar 27-vjetorin e saj të lindjes.
Futbollisti e ka surprizuar Georginën duke ia mbushur shtëpinë me shumë buqeta lulesh dhe duke krijuar kështu një atmosferë të bukur dhe të ngrohtë.
Pamjet nga shtëpia e mbushur me lule i ka ndarë Georgina në Instastory, ndërsa në një postim tjetër ajo ka ndarë me ndjekësit momentin kur ka fryrë qirinjtë dhe pranë saj ndodheshin fëmijët dhe Ronaldo.