Në vendimin e arsyetuar, tre gjyqtaret në shumicë i dhanë të drejtë Komisionit, ndërsa gjyqtarët Shtylla dhe Çomo arsyetuan se duhej pritur vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit.
Nga Edmond Hoxhaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit u nda 3 me 2 në vendimarrjen për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, e cila e konsideroi vendimin e KPK-së si të paragjykuar dhe kërkoi heqjen e sanksiononit që i ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.
Trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, vendosi me shumicë votash më 11 nëntor 2020 që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Fullani njoftoi largimin nga Gjykata e Lartë në tetor 2017, së bashku me 4 anëtarë të tjerë, me argumentin se u kishte mbaruar mandate. Këshilli i Lartë Gjyqësor u ofroi atyre pozicione në Gjykatat e Apelit, por për shkak se pesë gjyqtarët i refuzuan pozicionet, u konsiderua si dorëheqje dhe u vendos deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit.
Pas KLGJ-së, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ndërpreu procesin e vetingut dhe u hoqi pesë ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë të drejtën që në 15 vitet e ardhshme mos të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë.
Fullani e apeloi vendimin e KPK-së, me pretendimin se vendosja e sanksionit 15 vjeçar ishte i paligjshëm. Nga ana tjetër, ajo pretendoi se nuk duhej t’i nënshtrohej procesit të vetingut, pasi statusin e magjistratit e kishin humbur me mbarimin e mandatit në Gjykatë të Lartë.
Kolegji e kaloi për shqyrtim në seancë publike ankimin e Fullanit, pasi konstatoi se KPK kishte kryer shkelje të rënda procedurale duke mos i dhënë subjektit të drejtën për t’u dëgjuar dhe mbrojtur në mënyrë efektive.
KPA i rrëzoi me shumicë votash pretendimet e tjera.
Shumica pro sanksionit
Në vendimin e arsyetuar, shumica e përbërë nga relatorja Natasha Mulaj dhe gjyqtaret Ina Rama dhe Rezarta Schuetz vlerësojnë se KLGJ deklaroi me të drejtë përfundimin e statusit të magjistratit për Arjana Fullanin si dhe vendosjen e sanksionit 15-vjeçar nga ana e KPK-së.
Përpara shqyrtimit të ankimit në dhomë këshillimi, Fullani kërkoi pezullimin e procesit të gjykimit deri në zgjidhjen e çështjes gjyqësore pranë Gjykatës së Apelit Administrativ, lidhur me padinë që ajo kishte kryer ndaj KLGj-së.
Kolegji, me shumicë votash ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Fullanit, duke arsyetuar se shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Apelit Administrativ sipas objektit dhe palëve ndërgjyqëse nuk përbën pengesë për shqyrtimin e kësaj çështjeje në Kolegj.
Gjithashtu, shumica sjell në vëmendje se KPA është i vetmi organ që shqyrton ankimet në kuadër të procesit të vetingut.
Kolegji vlerëson se Fullani në padinë e saj të dorëzuar në Apelin Administrativ nuk ka pretenduar dhe as pretendon në asnjë formë se statusi i magjistratit vazhdon të gëzohet prej saj.
“Rezulton se subjekti i rivlerësimit ka qenë konsekuent në qëndrimin se statusi i magjistratit nuk gëzohet më prej saj, dhe kjo rrethanë determinon për shkak të ligjit ndërprerjen e procesit të rivlerësimit,” citohet në vendim.
Duke svidentuar se shkaku kryesor i ankimit të Fullanit lidhet me ndalimin e saj për t’u riemëruar në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme, shumica vlerëson se bazuar në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosja e sanksionit është krejtësisht në juridiksionin e institucioneve të rivlerësimit dhe rregullohet nga kuadri ligjor që normon këtë proces.
“…për pasojë vendimmarrja e Kolegjit në këtë drejtim nuk mund të kondicionohet nga qëndrimet e një gjykate të zakonshme, siç është Gjykata e Apelit Administrativ,” shprehet shumica.
Kolegji përdor si argument për këtë konkluzion edhe qëndrimin e përfaqësueses ligjore të subjektit në seancë publike, Evelina Qirjako, e cila është shprehur se KPA në cilësinë e Gjykatës Kushtetuese ka gjithë targat që të kontrollojë edhe procedurat e KLGJ-së lidhur me shkakun ku është bazuar vendimimarrja për përfundimin e statusit të magjistratit të Fullanit.
Trupi gjykues e vlerëson të rëndësishëm shprehjen e vullnetit të Fullanit për heqje dorë nga ushtrimi i detyrës së gjyqtares. Sipas KPA, ky qëndrim i subjektit përbën shkak ligjor për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, me kufizimin për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
KPA çmon se në këtë rast, me të drejtë Komisioni ka vendosur ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, si dhe sanksionimin për humbjen e të drejtës së subjektit për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15- vjeçare. “[…]vullneti për të mos iu shmangur procesit të rivlerësimit shprehet vetëm nëpërmjet qëndrimit në detyrë dhe përfundimit të procesit të rivlerësimit,” citohet në vendim.
“Kur subjekti i rivlerësimit, me vullnetin e vet nuk pranoi të caktohej si gjyqtar në nivel apeli, detyrë që e bënte subjekt të procesit të rivlerësimit ex officio, duhet të kishte marrë parasysh dhe pasojat ligjore të parashikuara në nenin G të Aneksit të Kushtetutës,” argumenton shumica.
Arsyetimi i pakicës
Kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla dhe anëtari Sokol Çomo në pakicë vërejnë se vendimi i Komisionit është bazuar në vendimin e KLGJ-së për mbarimin e statusit të magjistratit për ish-gjyqtaren Fullani, për shkak të heqjes dorë prej saj nga e drejta e caktimit në një gjykatë Apeli.
Pakica shprehet se kanë votuar për pranimin e kërkesës së Fullanit për pezullimin e gjykimit në Kolegj deri në zgjidhjen e çështjes gjyqësore administrative, duke gjykuar se KPA ka kompetencë të shqyrtojë ankimet e subjekteve të rivlerësimit ndaj vendimeve të Komisionit, por jo ankimet ose pretendimet e magjistratëve kundër vendimeve të KLGj-së lidhur me mbarimin e statusit të tyre.
Sipas Shtyllës dhe Çomos, kompetencat për vendimarrjen lidhur me mbarimin e statusit të subjektit të rivlerësimit i ka KLGj-ja, ndërsa kompetencën për kontrollin e aktit administrativ të individual të Këshillit e ka Gjykata Administrative e Apelit.
“Në këto kushte, me të drejtë subjekti i rivlerësimit, padinë për kundërshtimin e vendimit të KLGj-së nr. 67, datë 24.04.2019, e ka ngritur para Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe nuk e ka bërë pjesë të objektit të ankimit të saj në Kolegj,” çmon pakica.
Ata shtojnë se nisur nga fakti se vendimi i Komisionit është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e vendmarrjes së KLGJ-së që ndodhej në proces kontrolli pranë gjykatës kompetente të caktuar me ligj, Kolegji e ka të pamundur të zgjidhë në mënyrë të drejtë çështjen.
“Kolegji nuk mund të përthithë kompetencën që ligjvënësi shprehimisht ia ka dhënë Gjykatës Administrative të Apelit, me interpretimin se në kuadër të juridiksionit të rivlerësimit, ai mund të bëjë edhe zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje gjyqësore administrative që ka lidhje të drejtpërdrejtë me këtë process,” çmon pakica.
Sipas Shtyllës dhe Çomos, i takon Gjykatës Administrative të Apelit të vlerësojë nëse padia e cila i është paraqitur për gjykim nga subjekti i rivlerësimit, është apo jo në juridiksionin dhe kompetencën e saj dhe se vendimmarrja e saj në rast kundërshtimi nga palët, mund të kontrollohet vetëm nga Gjykata e Lartë.
Pakica vlerëson se në rastin e një vendimmarrjeje të mundshme të Gjykatës Administrative të Apelit për konstatimin e paligjshmërisë apo pavlefshmërisë absolute të vendimit të KLGj-së, pas dhënies nga Kolegji të vendimit për ankimin e subjektit të rivlerësimit, kjo vendimmarrje do të cënonte vendimin e KPK-së dhe do të sillte pasoja të drejtpërdrejta mbi efektet ligjore të vendimit të Kolegjit.
Ata shprehen se e bazojnë arsyetimin e tyre edhe në jurisprudencën e deritanishme të Kolegjit, sipas së cilës, si një nga parakushtet procedurale për marrjen e vendimeve në rastet e ndërprerjes së procesit të vetingut si pasojë e dorëheqjes së subjekteve, është vlerësuar e domosdoshme që vendimet e KLGj-së lidhur me mbarimin e statusit të magjistratit të kenë marrë formë të prerë.
Në përfundim, Shtylla dhe Çomo gjykojnë se në kushtet kur shqyrtimi nuk u pezullua dhe kur shumica vendosi të dalë me vendimarrje përfundimtare, për ata në pakicë, e vetmja zgjidhje mbetet prishja e vendimit të Komisionit.
Nje hajdute-bandite dhe kamikaze e ciftit Berisha-Meta kokecepi me pak.
Kamilja Fullani eshte kriminale, te vjedhesh miljona dhe te dalesh i pa lagur vetem me drejtesine e kriminelit Berisha mund te shpetosh bile dhe te demshperblehesh. Drejtesia e re nqse nuk fillon me keta hajdute me mire le te shkrihet.
Kjo dosa bulledër,shpreson se me kacavjerrje idiote të bazuara tek korrupsioni i degjeneruar si ajo,
të përmbysi të gjitha rregullat etike të figurës së gjykatësit.
O baxhellë,nuk duhet të vjedhësh dhe korruptosh duke e transformuar ligjin në baçe private.
Ky duhet të jetë virtyti i përfaqsuesit të drejtësisë (Monteskje. Shpirti i ligjeve)
Jeni plehra civilë dhe degjenerata juridikë.
Ti hiqet e drejta per 15 vjet dhe pak e kane, mashtruan vodhen petvetesuan si deshen popullin fukara dhe akoma duan ta vjedhin
Pale pale,pretendon edhe te mos i nenshrohet as kontrollit te pasurise.Deri kur keto kriminele nuk e pesojne ligjin,deri atehere presioni i tyre mbi reformen ne drejtesi qe akoma ska perfunduar,do jete i madh.Keto personazhe,perveç se kane vjedhur,jane shkaktaret kryesor per kriminalitetin
e organizuar gjigant qe ka qene,dhe mendoj akoma eshte ne Shqiperi.Duhen te perfundojne te gjithe ne burg ata qe perjashtohen,dhe nuk justifikojne pasurute,vetem keshtu fiĺlohet e punohet qete.
Kjo eshte vertet paradoksale kur kjo zonje jep doreheqjen per t’i shpetuar vetingut, por nga ana tjeter konteston sanksionin 15 vjecar per te mos u perfshire ne sistemin e drejtesise… N.q.s. do te vazhdoj te jet pjese e sistemit te drejtesise atehere sic do tjeter ajo duhet ti nenshtrohet vetingut dhe te tregoj ku i vuri gjithe ato pasuri… Por s’arrij te kuptoj llogjiken e Shtylles e Comos qe i dalin ne krah. Sic duket dhe ata kane hallet e tyre.
A e mbani mend djalin e kesaj gjykates i cili gjithe arrogance fshinte djerset me 500 euro ne nje feste te shfrenuar me xhek e birra. Ndersa 80% e shqiptareve a kishin a jo nje buxhet 150 deri ne 200 euro ne muaj. Pse gjithe ky manovrim per tja bere sa me te veshtire te ardhmen shqiptareve… Kjo e bashkeshorti i saj duhet te nderrojne emrin, te mos jua degjojne me populli shqiptar me ato bema qe kane bere, njeri guvernator tjetra gjykatese e larte.
Bulldoge e Neveritshme.Mbrojtse e Like hajdutit dhe bashkepuntore e te shoqit ne vjedhjet marramendse ne Banken e Shtetit
Ne momentin e refuzimit te detyres ne gjykaten e apelit e kane humbur perfundimisht titullin e magjistratit .refuzimi i vetingut kerkon patjeter nje vendim.15 vjet jane pak pergjithmone do ishte tamom
Vetëm vendimëmarrës të korruptuar mund të përçaj, se të gjithë e dinë e mbajnë mend historinë e saj të korrupsionit, dhe arsyeja e vetme mund të jetë, se janë këllira të korruptuara si vetë ajo. Çfarë drejtësie qesharake, ku e keni katandisur drejtësinë?
Tipa si kjo e kanë humbur sensin e turpit. Meqenëse janë pasuruar në mënyrë të habitshme u duken njerëzit miza, dhe nuk kanë ndjeshmëri se çfarë mendojnë të tjerët për ta. Meqenëse kanë para të madhe, u duket vetja mbi ligjin dhe befasohen kur një institucion vendos kundër tyre. Si është e mundur, mendojnë ata, të më kufizojnë mua, unë jam e pasur, e ditur, e pa prekësh e….