Izraeli bën aktin solidar, vaksina për mjekët palestinezë

29 Janar 2021, 17:37Bota TEMA

Izraeli është një ndër vendet që momentalisht ka vaksinuar një numër shumë të madh të banorëve kundër koronavirusit.

Dhe në këto momente të vështira për sigurimin e dozave të nevojshme, autoritetet në Izrael kanë vendosur të ndihmojnë me 1000 doza Palestinën, me synimin për të vaksinuar 1000 anëtarë të stafit mjekësor që përballen çdo ditë me pandeminë.

Ky veprim i Izraelit vjen në një kohë, kur shumë vende të ndryshme kanë rritur presionin ndaj kompanive prodhuese të vaksinave për mosrespektim të kontratës në dorëzimin e dozave të dakordësuara më herët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje