Pse Kina ka filluar të përdorë tamponët analë për Covid

29 Janar 2021, 10:37Bota TEMA

Kina ka filluar përdorimin e tamponëve analë për të testuar ata që konsideron se janë në rrezik të lartë të infektimit me Covid-19, raportoi televizioni shtetëror CCTV.

Shpërthime të vogla të Covid, të lokalizuara në javët e fundit, kanë rezultuar në qytete të shumta në veri të Kinës, që janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit dhe kanë nxitur fushata testimi masiv, të cilat më parë janë kryer kryesisht duke përdorur shtupat e fytit dhe hundës.

Metoda e shtupave anale “mund të rrisë shkallën e zbulimit të njerëzve të infektuar” pasi gjurmët e virusit zgjasin më shumë në anus sesa në traktin respirator, tha Li Tongzeng, një mjek i vjetër nga spitali Youan i Pekinit, për CCTV.

CCTV tha se shtupat anale nuk do të përdoren aq shumë sa metodat e tjera, pasi teknika nuk ishte “e përshtatshme”.

1 komente në “Pse Kina ka filluar të përdorë tamponët analë për Covid”

  1. Shoku Taras says:

    Partia tënde ta ngop edhe në bith… haha ja ku u vërtetua dhe thënia e vjetër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje