Pse nuk është aq e "vështirë" lufta për ndryshim

29 Janar 2021, 13:16Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Për të ndryshuar politikëbërjen në Shqipëri nuk ka nevojë që t’i mundësh apo t’i rrëzosh të tre bashkë dhe, as secilin prej tyre veç e veç.

Ndaj nuk ka pse të mendosh dhe apo të ëndërrosh një betejë epike me balozë të zinj apo një revolucion me shpata, sepse, as ka për të ndodhur dhe, as është e nevojshme.

Mund ta arrish të njëjtin rezultat me qetësi, përkushtim dhe realizëm, duke mobilizuar kryesisht atë masë të madhe të zhgënjyerish, të cilët më 25 prill thjesht duhet të zgjedhin dhe më pas të numërohen si fuqia alternative.

Që do të thotë se mjafton t’u heqësh nga duart timonin vetëm dhe t’ua zbehësh sado pak atë forcë të pamerituar pushteti dhe automatikisht e ke realizuar objektivin e parë.

Në këtë sfidë, sa të bukur, aq edhe jo të lehtë, nuk ka nevojë, as për viktima dhe, as për heronj, por thjesht për pak kurajo dhe inteligjencë për të kuptuar se për çdo popull vjen një ditë ora kur thuhet boll.

Dhe pikërisht kjo kohë ka ardhur.

6 komente në “Pse nuk është aq e “vështirë” lufta për ndryshim”

  1. Zana says:

    Z.Patozi që të bëhet ndryshim duhet të kërkoni falje për gabimet dhe krimet që PD ka bere në të kaluarën.Si mund të besojë populli kur as ju as Z.Topalli as Z.Basha nuk kini thënë gjysëm fjalë për dy krime shtetërore si Gradeci dhe vrasjet në protestën e 21 janarit.Them dy se të paktën ju të tre nuk kini gisht në ngjarjet e zgjedhjeve të 96 të cilat njollosen procesin zgjedhor dhe futen të keqen në deformimet e me vonshme. Ju me të drejtë kërkoni ndryshime po shikoni me sy kritik veprimet tuaja.

    1. Realisti says:

      Shume sakte! Por ky doli ne skene pikerisht nga ato zullume keshtuqe nuk ka si hedh poshte origjinen nga doli. Jashteqitje te Vicidolit do ngelen.

  2. Din says:

    Kur po ja heq timonin babes tande shpellarit te vicidolit mesa shikoj ke qef me shkua te krevati i vicidolit bashke me zhelefinen me u pallua me birin e sheqeres

  3. Neri says:

    Ah more Potosi,more Patosi.Me duket se po e sheh Shqiperine hipur mbi kale te bardhe.Vetem keto 4 vjetet e fundit po shikon dicka.Ku ke qene 27 vitet e tjera.Sa vavdi ke thurur per vlerat udheheqse te PD.Ke qene pervec deputet dhe k/grupi te deputetve te PD.Asnjehere nuk diskutove dhe nuk the asnje gje pervec fjaleve “bandit,kreminel,hajdut”etj.ne vend qe te thoshe bashke
    me Jozefinen ,hajde te bejme kete dhe ate,te leme grindjet dhe ti shtrohemi punes etj.Pro tani qe u rrezove nga kali cfar do fjale te thuash,te mire apo te lig nuk te beson njeri ose te beson ndonje i vonuar si pune Dodes te filmi Operacioni Zjarri.

  4. Z says:

    O Patos dhe te gjithe te tjeret! Duhet ta kuptoni se per sa kohe Saliu eshte gjalle nuk ju lejon te ngrini koke! Jen te gjithe te kastruar nga Sal Rahm Brrish! Qe djale te behet burre dhe te marre drejtimin e shtepsise duhet te vrase babain ose ndryshe duhet te prese derisa te vdese! Nen hijen e drurit te madh,Saliut, nuk rriten peme te medha,apo ju le Saliu shume te vegjel! Per sa kohe do t’i lepijeni atij do te jeni plehra!

  5. Kalec Dega says:

    Titull shume i sakte, treshja ne fotografi eshte zgjidhja. …..edhe Kim Lu Lu….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje