Nga Entela Kolovani, mjeke ne Infektiv*
Për të gjithë ata që pyesin (me kërshëri, tendencë, prapamendim) përse unë e bëra vaksinën edhe pse e kam kaluar kovidin, për të gjithë ata që e gjithë kjo ju duket një teatër absurd, sepse kur e sheh nga jashtë dramën që po luhet në këtë skenë të madhe ndoshta ashtu ngjason (unë nuk e pata dot këtë fat të mirë), për të gjithë ata që e dinë mirë që prej afro një viti unë trajtoj pacientë me covid, ka një përgjigje.
Mund të kisha dalë e të shpjegoja njëmijë të njohurat e të panjohurat e imunitetit të sëmundjes e të vaksinës (e kush më mirë se ne u mor gjatë gjithë këtyre muajve, gjurmoi, pa, ndjeu, preku, vuajti, u dëshpërua, u gëzua, qau, priti me padurim, me durim deri në limit), por nuk po zgjedh këtë rrugë.
Nuk dua t’i ngre shkencërisht argumentat e mia. Shkencën e bëjmë me njëri-tjetrin kur diskutojmë, lexojmë, sjellim artikuj të fundit, ndërtojmë strategji për të kuruar pacientë të vështirë.
Arsyet e mia janë edhe më të thjeshta se lëmshet e ngatërruara nëpër portale, emisione gazetarie, rrjet: ka vaksinë, s’ka vaksinë, nuk ka për të ardhur, erdhi, si erdhi, pse erdhi, kush e bëri, le ta bëjnë ata të parët, pse ta bëjnë ata të parët…..dhe sigurisht mendjet e stërholluara arrijnë ta bëjnë edhe politike arsyen pse vaksinohem unë.
T’ia falja dozën time një kolegu…e mendova shumë përpara se të mendoja për vete. Më dolën para syve dhjetëra kolegë , njëkohësisht edhe miqte e mi , që duke na njohur nga afër, duke ditur kalvarin e gjatë kovidian, mënyrën e punës, vendin ku po jetojmë jetën tonë së fundmi : mes aerosolesh që thithim përditë e me orë të zgjatura në një mjedis infektiv, do e kishin nxjerrë nga dheu po të mundeshin atë vaksinë për ne. Sic do ishim edhe ne gati të jepnim frymën tonë për t’i mbajtur ata në jetë kur rrezikohen. Jo, ata nuk do ta pranonin vaksinën time !
Pastaj mendova kolegë të tjerë, disa prej të cilëve u strukën diku gjatë kësaj kohe, ose ata që tallen, etiketojnë, shtyjnë kohën rrjeteve sociale me ne se ende kovidi s’ua ka cikur derën, ata që nuk trokitën njëherë tek une për dhjetë muaj rresht ti degjoja te thonin : sot do t’i shoh unë pacientët e tu, ti shko shih një pasdite tët bir se si gjuan për tre pikë.
…dhe vendosa t’ia lejoja vetes luksin për ta bërë atë vaksinë.
E bëra se kam respekt për veten time. E bëra se kam respekt për familjen time, prindërit e mi, miqtë e mi. E bëra se dua të jap një kontribut modest sesi krijohet besimi tek shteti yt. E bëra se kam besim tek shkenca, se nuk jam antivaksiniste dhe dua me shpirt të përfundojë sa më shpejt kjo gjëmë që merr pa të keq jetë, që po u prish rrjedhën e jetës familjeve, po ndan njerëz, po izolon prindërit tanë të mirë që dënim më të madh sesa t’i ndaje nga nipërit e tyre nuk do gjeje kurrë, e bëra se unë duhet të vazhdoj e fortë për pacientët e mi.
Përse Entela Kolovani, që ka deklaruar vetë se e ka kaluar kovidin në mars të vitit të kaluar e bëri vaksinën??? Epo, mbesa ime Jana thote se nuk do të ekzistonte shëmtia nëse të gjithë do e kishim zemrën në vendin e duhur!
*Reagimi vjen pas një sulmi të shëmtuar nga punonjësit e shtypit të familjes Berisha
Ndershmëria dhe dashuria për profesionin është brenda teje. Meriton një bravo
Nje bravo per ju zonja Entela, dhe jo vetem per ju por per te gjithe mjeket qe po punojne dite e nate pa kursyer edhe jeten tuaj.
Zonje e nderuar, mos e cani koken fare per sulmet qe ju vijne nga familjaret e Sal Kriminelit dhe Ilir hajdutit, ata jane dhe do te mbeten ne historin e vendit tone si jashtelitja e kombit.
Rrofshin mjeket tane te mrekullueshem!
Rrofte ministria e shendetesise!
Rrofte populli shqiptar!
E respektuara Entela ! Te uroje jete e shendete , jo vetem per vehte , por dhe per shume shok e miq qe ke! Vec argumentit qe sjell ,me pelqeu gjuha me te cilen e ke shprehur argumentin tend .Kjo tregon se je jo vetem specialiste , por ke dhe nje kulture te pergjithshme .Mesuesi i letersise e ka bere punen e tij. Edhe nje here urime!
Zonje ne Greqi ata mjeke qe e kane kaluar Covid-19 ne valen e pare te themi me kete terme dmth.Mars-Prill-Maj.te gjithe vaksinohen sepse shkencerisht antitrupat mund te te mbrojne nga 3-6 muaj.Uroj te jeni mire dhe te vazhdoni me perkushtim punes dhe mos degjo ca injorante.
Nji bravo te madhe doktoresh Entela, krenohemi me ju si vajze Berati nga nji familjet, e degjuar dhe e respektuar, Zoti ju dhente shendet ju dhe Familjes tuaj keto njeres I duhen ketij vendi, mos u indinjo fare nga llafazanet kriminel qe jane te neveritshem dhe populli di te beje diferencen. Te uroj suksese ne punen tuaj humane. Qofsh gjithemone me shendet.
Mos u merr me familjaret e gazetaret e djalit te sheqere karaxhixhit se vone kane zbritur nga pemet
Nuk do egzistonte shemtia, po ta kishin te gjithe zemren ne vendin e duhur! Thenie kuptimplote dhe e goditur ne shenje per ata qe kemi pare deri me sot qe nuk na deshen kurre por na skllaveruan shpirtin duke na genjyer e na hipur ne kurriz, ata qe meritojne tu a heqesh fare zemren se nuk e meritojne ta kene, pavaresisht se kane studiuar per te . Dikur kur beja zbor, pyesja oficerin: perse na duhet qe studiojme ushtrite e huaj, i theme. Se po nuk njohe taktikat dhe strategjine e tyre, nuk mund te perballesh me to e te fitosh, me thote. Sali Berisha, siç thone, pa une kam shembuj qe dhe ne ate kohe ka vleresuar me shume te qenit sekretar partie se sa mjek, ka qene nje “zemerollog” i mire, por si duket ka studiuar per ta vrare ate dhe per te fituar mbi te. Kete e provoi dhe po e provon keto 30 vjet. Hyjnite s’i kemi pare ndonjehere as ne Toke e as ne Qiell, as ne mjekesi e as ne letersi apo shkenca te tjera, kot perflasin njerezit e ketyre profesioneve duke i ngritur ne maje, por egzistojne njerez me shpirt dhe zemer si kjo mjekja Entela qe i perfaqesojne denjesisht vyrtytet e tyre prandaj dhe jane krijuar vyrtualisht. Nuk do te egzistonte shemtia po ta kishin te gjithe zemren ne vendin e duhur! Shendet Enteles dhe bashkepuntoreve te saj qe na mbajne gjalle neve!!!
Entele e dashut. Ju urojme te gjith mjekeve jete te gjate, shendet e gjith te mirat.
Ju keni heronj te vertete. Ju jeni pjesa me e ndritur e ketij bendi. Kurajo. Mos u ndalni. Mos u demorslizoni. Gjith Shqiperia i ka sute tek ju. Mirenjohja per ju eshte e pakufishme.
Por ja pra ashtu siç keta po ku provon ju heronjte, keta po na jep edhe shembullin se deri ku shkon mizoria e keture kafsheve qe zbriyen kushedi se nga cfar shpellash me thika ne goje me parullen se “do u a ngrij
Shqiptsreve buzeqeshjen ne goje”. Ata gezıjne kur shohin te dalin arkivole te atyre qe nuk e perballojne kete murtaje. Ata per 30 vjet nuk njohin gjuhe tjeter pervec fjaleve “vdekje”, “vrasje”, jane race qe percelluan per se gjalli 28 gra e femije ne fabriken e vdekjes ne Gerdec, ata qe brasin njerez te pafajshem ne mes te bulevardit, ata qe kane vrare me mijera ne 97 e 98, ata qe vodhen pronat, thessrin e Shteyit e te tjera pa mbarim si tertoriste te vertete.
Prandaj ku duam sepse ju po i sherbeni jetes dhe e ardhmja eshte jeta. Ata le te jargaviten me vdekjen.
Ju duam te gjithve.
Poshte plehrat SHQUP-Presidence bashke me skalionet e krimineleve per rreth.