Varianti i ri i Covid mbërrin në Kosovë, ministri i Shëndetësisë: Regjistrohen 3 rastet e para

29 Janar 2021, 15:52Rajoni TEMA

Kosova ka regjistruar rastet e para me variantin e ri të koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një konferencë për media bëri me dije se IKSHPK-ja ka dërguar 35 mostra në Gjermani për variantin e ri të virusit COVID-19.

Zemaj ka thënë se nga 35 mostra, tre prej tyre kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri të COVID-19.

“Nga 35 mostra që i kemi dërguar në Gjermani, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Zemaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje