Koha e Kurtit nuk do zgjasë shumë!

31 Janar 2021, 23:05Blog TEMA

Nga Dritan Hila

Albin Kurti duket i pandalshëm në rrugën e tij drejt fronit kryeministror. Me udhëheqjen e PDK-së të nxjerrë jashtë loje nga faktori ndërkombëtar me ndihmën e serbëve; me një LDK tashmë të plakur; me partiçka që as e kanë idenë nëse po konkurojnë për komunat e Kosovës si krahinë autonome nën Serbinë apo Republikën e Kosovës, Albin Kurti e ka të sigurtë fronin.

Edhe elementët e moderuar të Kosovës të cilët janë të qartë që populizmini tij është joproduktiv, mendojnë që ndoshta është e mira që LVV të provohet më pushtet dhe dështimi i saj të bëjë esëll votuesit.

Kjo logjikë mund të ishte e drejtë në kushte normale. Por Albini nuk është normal dhe Kosova nuk është normale. Hungaria mund t’ia lejojë vetës luksin që të provojë një të ç’ekuilibruar. Polonia po ashtu. Madje edhe Shqipëria. Por jo Kosova. Kosova nuk është shtet normal. Kosova është shtet artificial. Kosova është një krahinë historike e Shqipërisë, (pavarësisht se tani na paska lindur indentiteti kosovar), e cila për një sërë rrethanash është bërë shtet i pavarur. Por nuk ka as historinë si shtet, as sipërfaqen, popullsinë apo gjuhën.

Janë pjesë integrale e Shqipërisë. Dhe si e tillë nuk mund të luajë lojë të rëndë që pretendon Kurti, apo Ramushi para tij.Votuesit e Albinit mendojnë se ai do zhduke korrupsionin. Një vrimë në ujë do bëjë. Në shoqëri të varfra korrupsioni është prezent. Urinë e stomakut nuk ka Albin që e tremb. Do dështojë.

Ndjekësit e tij mendojë se do ja vërë kufirin te thana Serbisë. Asgjë nuk do bëjë. Me kaçakë si Albini, Serbia e ka më kollaj. Ramushi para tij dhe tani Albini nuk do ta bashkojnë Shqipërinë me Kosovën. E nisi Ramushi me të madhe dhe përfundoi që firmosi 8.000 hektarë për Malin e Zi. Edhe Albini do ulet si Çeçua për bisedime me Serbinë.

Se kur u ul Ramushi, Albini dhe ndjekësit e tij që nuk dinë si shkrehet pushka, do ulen se s’bën.E vetmja e mirë që mund t’i bëjë Albini Kosovës, është që mos ta prishë me perëndimin. Nëse vazhdon me grandomaninë që e ka nisur, ka rrezik të përfundojë në një kurs përplasjeje me miqtë që e bënë atë shtet.

Kurti është i djallëzuar. Ai e di se perëndimi nuk mund ta hajë turpin me bukë dhe të shkrijë një shtet vetëm se një aventurier është në krye të tij. Me shumë gjasa do ta rrëzojnë për pak kohë. E vetmja shpresë është që kjo periudhë të ketë sa më pak dëme.

Ndërkohë PDK-ja ka nxjerrë ne pah një brez të rinj të shkolluar në perëndim që fillon nga Enver Hoxhaj dhe përfundon tek militantët e UÇK-së. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe LDK-ja. Era e Albinit nuk do jetë e gjatë. Ndërkohë ata qe do marrin udhëheqesinë duhet të jenë gati që të riparijnë gafat që do bëjë Kurti në qeverisje, dhe ta çojnë Kosovën përpara.

11 komente në “Koha e Kurtit nuk do zgjasë shumë!”

  1. Albi Boston says:

    Albini eshte agjent I Serbit. Rruga e drejte ishte nderimi I veriut me luginen e presheves, dhe bashkimi me shqiperine pas nje viti. Ja hengren “gjarprit” koken, por ai e kishte ne rregull.

  2. Korabi says:

    Shkrim objektiv,keshtu duhet shkruar, eshte detyre patriotike ne kete periudhe te veshtire qe po kalon Kosova,goditje e uck-es,dhe goditje nga falangat e Albinit, per te ndricuar ata naiv qe besojne se do han me luge floriri kur te vij Kurti.

  3. Ndroqi says:

    Bravo Dritan,mashtruesit Albin Kurti i do cjerr maska, mjaft deme i ka bere Kosoves ky horr horri,deliri i tij e ka kaluar imagjinaten, pretendon te behet lideri i shqiptareve ne Ballkan ky bythe mut.

  4. USA says:

    Shqiptaret e Shqiperise e kane per detyre te ndihmojne vellezerit ne Kosove, ku nje pjese e tyre ka rene preh e mashtrimeve disavjecare te horrit politik Albin Kurti. Shkrime si ky i Dritan Hiles duhet te jene te perditshem,shqiptareve te Kosoves duhet tju behet e qart se Albini eshte percares, dhe jo unifikues i popullit shqiptar, ai i ka shpallur lufte qeverise shqiptare, Amerikes dhe BE.

  5. marjo says:

    Ketij i paskan zbardh enderren e pas pijes se ska mundesi te jete kaq debil robi

  6. !! says:

    Pse vetem rilindja eshte kunder Albin Kurtit ?!!

  7. Bojkotoni Celulën Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

    E lexova 3 here kete promemorje te Dritan Hiles.
    Akoma nuk u besoj syve te mi.
    Dritan Hila nuk perfaqson, ne thelb, asgje dhe askend.
    Ai nuk eshte lider poltik, as anetar i ndonje formacioni politik, te majte a te djathte apo qofte edhe te atyre formacioneve “politike” periferike parazite qe ushqehen duke lepire e kaperdire te pegerat e atyre dy te medhave.
    Nuk eshte akademik, as pjese e OJQ-ve dhe as e shoqerise civile.
    Nuk eshte as pjese e angazhuar e karuselit politik kosovar
    Me gjase, Dritan Hila, nuk eshte as ndonje megafon qe paguhet nga sherbimet inteligjente te huaja.
    Dritan Hila eshte thjesht nje nga intelektualet mesatare te shoqerise shqiptare, nje nga opinionistet part-time, per hobi, i zhvillimeve politike ne te dy anet e kufirit te shqiptareve.
    Si te thuash, Dritan Hila eshte karakolli i fundit, para se te zbresesh ne themelet e shoqerise shqiptare, para se te prekesh me dore brinjet dhe kokallat e trupit te drobitur te kombit.
    Dhe kjo promemorje eshte prova se ky karakoll eshte dorezuar kembe e krye, eshte bere pale me humbesit dhe disfatistet, eshte bere thjesht nje dordolec- scarecrow man, qe nuk tremb as sorrat.
    Kjo promemorje e Dritan Hiles, te zbulon si nje blic ne nje terr biblik, se perse kane humbur shqiptaret ne histori, pse jane rrudhur ne toka dhe ne popullata, perse u kane mbetur vetem dy pale brinje e kocka.
    Sepse shqiptaret kane kapitulluar, jane dorezuar dhe ne agonine e humbjes u jane kthyer atyre te pakteve ndervedi, atyre qe nuk dorezohen, atyre qe kane kurajon te bejne thirrje per rezistence dhe qendrese, per dinjitet dhe integritet, atyre qe aspirojne per mbijetese.
    Keta ”Hilat”, i tallin dhe i lincojne keta qendrestare, perpiqen t’i izolojne dhe t’i dekurajojne ndjekesit e tyre, bejne Kasandrat si edhe spektatorin arenave romake te ndeshjeve te gladiatoreve qe presin gishtin poshte te Perandorit per te soditur dhe shijuar vdekjen e tyre te sigurte.

    Lexojeni me vemendje Dritan Hilen.
    Populli po e ndjek dhe desheron ta kurorezoje Albin Kurtin kryeminister, na thote Hila, por Perendimi do ta rrezoje ate gjithesesi, shume shpejt.
    Ne nuk kemi lluksin e Hungarise dhe Polonise, as te Shqiperise madje, qe te kurorezojme nje qendrestar, qe te vetvendosim vete per fatet tona, qe te bejme shtet kosovar substancial dhe te pavarur, qe te jemi pjese e barabarte dhe me dinjitet e Evropes.
    Ky eshte nenteksti i Hiles.
    Po perse valle keshtu?
    Sepse Kosova nuk eshte shtet, na thote Hila, eshte nje krijese artificiale, nuk ka popull, nuk ka gjuhe, nuk ka flamur.
    As serbet nuk do te ishin kaq cinike sa ky Hila i lodhur dhe i telendisur.
    Dhe prandaj, Perendimi do ta rrezoje Kurtin, na paralajmeron Hila dhe ne vend te tij do te vere pupetet e vet, qe do shijojne ca favore personale dhe qe duke u zvarrisur para nderkombetareve do paguajne haracet nga gjaku i Kosoves.
    Dhe “Hilat”, as qe e marrin mundimin te bejne pyetjet e thjeshta:
    -Po perse valle Perendimi qenka kaq i vendosur t’a rrezoje Kurtin e zgjedhur me vota legjitime?
    – Per shkaqe ideollogjike? A eshte Kurti majtist ekstrem dhe diktator si Hugo Cavez-i i Venezueles, apo si diktatori Kim Jong i Korese se Veriut qe rrezikon boten me armet berthamore?
    -Per shkaqe sigurie rajonale? A rrezikon Kurti te nise nje lufte, te sulmoje fqinjet e te marre teritore, te percaje
    Nato-n dhe te sabotoje BE-ne?
    Sigurisht qe jo!
    Edhe bufi e di se keto jane nonsense.
    Athere le t’i veme emrin kesaj vendosmerie te Perendimit per te mos lene Kurtin kryeminister, dmth te pengojne axhenden e tij per nje shtet substancial te Kosoves, te pavarur dhe me te drejte vetevendosje deri ne te drejten per referendum per t’u bashkuar me Shqiperine.
    Akoma me qarte: Serbia, kriminelja dhe genocidistja e Ballkanit dhe Kosoves, e perkedhelura e Brukselit, eshte ajo qe percakton tani qendrimin e Perendimit ndaj Kosoves dhe lidershipit te saj; i merr dhe i perplas ne burgun e Hages lideret e saj kryesore politike, per te kriminalizuar me dosjen serbe UCK-ne dhe luften e saj perkrah Nato-s per clirimin e Kosoves, rrezon qeverine e Kurtit te zgjedhur me vota legjitime, vendos ne axhende me dhune Zajednicen serbe, terheq zvarre ne Bruksel pupete kosovare te nenshkruajne akte qe deligjitimojne pavaresine e Kosoves dhe integritetin e saj shteteror dhe teritorial.
    Del se Perendimi ka vendosur te prapesoje pavaresine e Kosoves, te cbeje aksionin e Natos dhe te USA nen Bill Klinton dhe Xhorxh W Bushper clirimin e saj, t’i beje hosanara Serbise agresore dhe genocidit te saj ne Kosove.
    Promemorja e Dritan Hiles na tregon per te na demoralizuar se Albin Kurti eshte i vetmuar dhe i izoluar.
    Promemorja e Dritan Hiles na tregon se tashme ne ndergjegjen e intelektualeve te shoqerise shqiptare dhe kosovare eshte formesuar dhe paracaktuar fati tragjik i Kosoves, braktisja e Kosoves dhe pranimi si i arsyeshem dhe legjitim i aksioni te Perendimit per te rrezuar cdo qeveri te ligjeshme te Kosoves dhe per ta detyruar ate, nepermjet qeverive kuislinge t’i nenshtrohen kerkesave dhe axhendave serbe ndaj saj.
    Pra, promemorja e sotme e Dritan Hiles, jo vetem qe na tregoi ate qe ndodh realisht ne Kosove, gje qe e dine tashme te gjithe ata qe kane sy te shikojne dhe veshe te degjojne, por na tregoi se tashme, lukunia e Hilave i eshte bashkuar pritshmerise se fatit te qeverive legjitime te Kosoves dhe e duartroket kete pritshmeri’, si tufa e cakejve qe pret te ngopet luani serb me Kosoven e flakur ne govaten e ushqimit te tij, per t’u versulur te lepijne kockat qe kane mbetur nga dreka makabre e tij.
    Rilexoni promemorjen e Hiles dhe reflektoni per derexhene ku kemi mbrritur.
    When it rains, it pours!

    1. Adi says:

      Respekt, më së pari tërë këtë tekst që e ke marrë kohën ta shkruash, e dyta aq mirë e ke sa që topi se luan, e treta, pse e kam bindjen që edhe vet Hila e di që ska të drejtë në asnjë fjali të vetme? Si mund një gazetarë të eliminojë që në fillim një politikan me duar të pastërta që dhe vetë bardhësia do dukej e hirtë afër Albinit! Të dyja vendet vuajnë nga korrupsioni! Ja e kemi Albinin, ta fillojë me të mbarë! Çka flet Hila? Si ka mundësi kështu? Kësaj i thonë Gazetari?

  8. astrit says:

    Meqe je me origjine diku nga gerçet e Jugut po te pergjigjem me nje fjale te urte nga anat tuaja. ” Na ke shkaravitur nje pesulle si e ema e Zeqos ne maje te thanes”

  9. MacGr says:

    ALBIN KURTI eshte nje politikan kapricoz egoist dhe megalloman.Bashkim me Shqiperine nga ai as qe pret kush qe ka dy pare mend por Ai me qe beri gjithe ate zallamahi ne Parlament me tymosje le te rishikoje kufirin me Malin e Zi ku ka nje klauzole te hapur.Me keq se Vjosa Osmani me kujtohet si e priti Ramen ne zyrat e tij ,kur vizitoi Kosoven.Ka politikane dhe analiste ne Kosove qe mendojne se jane komplet te mvetshem,se bejne dhe pa Shqiperine qe sduan te pranojne qe jane nje zgjatje gjeografike dhe historike e saj,qe jane nje shtet i krijuar artificialisht.Kosova nuk ka asgje te ngjajshme me Austrine e cila si gjermanike ne gjuhe ka nje histori qe as mund te pretendojne politikanet Kosovare se i perngjajne.Albini guxon e lidhet me forcat me te errta ne Shqiperi dhe i komandon te vijne neper demostrata te dhuneshme dhe te rrezikojne parlamentin apo te paralajmerojne shperndarjen dhe djegjen e tij qe Meta te justifikoje anullimin e zgjedhjevete 30 qershorit.

  10. Na myten says:

    Ky s’ka kuptuar hiç se si erdhi Kurti deri ketu! Islami politik eshte nje nga investimet e suksesshme te Serbisë ne hapesiren shqiptare. U arrit përçarja e enderruar. Do ta mbrojne ate investim me te gjitha format. Per me teper ka aleat Vllain e Madh te shqiptareve, Turqine, se ciles i intereson nje “turqi perendimore” si dikur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje