Vala e dytë e Covid rezulton të ketë qenë më vdekjeprurëse për Italinë.
Në total në Itali që nga nisja e pandemisë janë shënuar më shumë se 85 mijë viktima, nga tëcilat 50 mijë janë shënuar në atë që është emërtuar si ‘vala e dytë’, nga tetori i 2020 e deri më tani.
Të dhënat bëhen të ditura nga Instituti i Lartë Shëndetësor në Itali, që ka analizuar të dhënat deri me 27 janar 2021.
Raporti tregon gjithashtu se mosha mesatare e pacientëve që kanë humbur jetën nga virusi është 81 vjeç dhe janë 941 persona në moshën 50 vjeç që kanë humbur jetën.
Numrin më të lartë të viktima e ka pasur Lombardia, me 26 mijë e 674 humbje jete.