Sulmet e shpifjet ndaj stafit të ONM të paprecedenta, por nuk e ndalin dot reformën në drejtësi

1 Shkurt 2021, 09:08Politika TEMA

Nga Genoveva Ruiz Calavera*

2020-a ishte një vit i vështirë – një vit kur qytetarët e Shqipërisë u përballuan me guxim pasojat e një tërmeti shkatërrimtar dhe një pandemi globale.

Bashkimi Evropian qëndroi vendosmërisht pranë qytetarëve të Shqipërisë gjatë këtyre kohëve të vështira. Në konferencën ndërkombëtarë të donatorëve, thirrur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, BE-ja premtoi mbi 400 milionë euro për rehabilitimin dhe rindërtimin e Shqipërisë. Nga këto, Komisioni Evropian ka vënë ndërkaq në zbatim 115 milionë euro grante për të mbështetur shkollat e prekura dhe trashëgiminë kulturore.

Mbështetja e BE-së përballë pandemisë COVID-19 ka qenë po aq e vendosur që nga fillimi i pandemisë. Për Ballkanin Perëndimor është siguruar një paketë prej 3.3 miliardë eurosh për të ndihmuar për nevojat urgjente shëndetësore dhe për të zbutur pasojat socio-ekonomike, nga të cilat Shqipëria po merr një pjesë të konsiderueshme në mënyra të ndryshme, që shkojnë që nga pajisjet mjekësore dhe mbrojtëse deri te ndihma makro-financiare. Kohët e fundit, u caktuan 70 milionë euro për të mbështetur përhapjen e vaksinave COVID-19 në të gjithë rajonin.

Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka marrë 1.25 miliardë euro financime nga BE-ja dhe si partner e mik i vërtetë, BE-ja do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për qytetarët shqiptarë. Në buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së, kemi caktuar 9 miliardë euro për një Plan të madh Ekonomik dhe Investimesh për Ballkanin Perëndimor, që Komisioneri Várhelyi e ka prezantuar në rajon gjatë vizitës së tij në tetor 2020, për të forcuar më tej partneritetin tonë të qëndrueshëm me Shqipërinë dhe për të përforcuar potencialin e tij transformues.

Në vitin 2020 Shqipëria ka treguar gjithashtu një vendosmëri të jashtëzakonshme për të vazhduar reformat. Vendimi historik i Këshillit të BE-së i 25 marsit 2020 mbi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë ishte më se i merituar. Mes reformave kyçe, nuk mund të mos theksoj sa e rëndësishme është reforma në gjyqësor për konsolidimin e shtetit ligjor – jetike për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe një kërkesë themelore e pranimit në BE.

Në kontekstin e kësaj reforme të paprecedentë, procesi i vetingut vazhdoi të jepte rezultate me më shumë se 330 magjistratë të verifikuar në shkallën e parë, nga të cilët më shumë se 60% u shkarkuan ose dhanë dorëheqjen. Është gjithashtu shumë pozitive që të gjitha organet e reja për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit u ngritën dhe kanë rezultuar me hetime të nivelit të lartë, duke krijuar një dinamikë të re në përpjekjet e Shqipërisë për të trajtuar krimin dhe korrupsionin.

Po ashtu, operacionet e përbashkëta me Shtetet Anëtare të BE-së dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për zbatimin e ligjit kanë vazhduar dhe kanë ndihmuar për çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar. Pavarësia e gjyqësorit është forcuar më tej me funksionimin e mirë dhe të vazhdueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë, bazuar në parimet e vetëqeverisjes dhe llogaridhënies. Unë jam, gjithashtu, veçanërisht e kënaqur që Gjykata Kushtetuese ka rifituar funksionalitetin e saj dhe ka nisur seancat dëgjimore për një numër çështjesh thelbësore, duke hapur rrugën për fillimin e negociatave të pranimit.

Është vendimtare që autoritetet dhe qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të ecin drejt zbatimit të plotë të reformës në drejtësi, me vendosmëri të përtërirë dhe punë të palodhur. Me çdo hap përpara në reformë, ne i afrohemi një gjyqësori me të vërtetë të pavarur, i aftë të luftojë në mënyrë efektive korrupsionin dhe të sigurojë që askush të mos jetë mbi ligjin.

Emërimet në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese duhet të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë. Duhen miratuar masa efektive për të plotësuar vendet e lira me përparësi të gjyqësorit dhe Shkolla e Magjistraturës duhet të përparojë me rekrutimin e magjistratëve të rinj.

Pengesat për reformën në drejtësi duhet të identifikohen dhe të trajtohen me shpejtësi, në koordinim të ngushtë me të gjitha institucionet e pavarura të drejtësisë, që duhet të marrin burime të mjaftueshme dhe mbështetjen e nevojshme administrative për ta kryer në mënyrë efektive mandatin e tyre. Kjo listë e gjërave që duhen bërë, natyrisht që nuk është shteruese. Sidoqoftë, ajo tregon se na pret shumë punë përpara dhe se mbi institucionet e sistemit të drejtësisë dhe autoritetet e tjera të Shqipërisë bie një përgjegjësi e veçantë për të mos humbur kohë.

Më vjen keq që gjatë muajve të fundit, institucionet e vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe stafi i tij kanë qenë shënjestër e një trysnie të paprecedentë dhe të padrejtë, keqinformimit dhe sulmeve e shpifjeve personale. Kjo po u shkakton shumë dhimbje dhe vuajtje personale atyre që janë më se të përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë.

Këto sulme synojnë ta shmangin reformën dhe të dëmtojnë zbatimin e saj të mëtejshëm. Por në vend që ta dobësojnë vendosmërinë tonë, ato na japin një shtysë të përtërirë, pasi ato vërtetojnë se reforma funksionon dhe se rezultatet e saj kanë nisur të prekin interesat personale dhe individët që kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga një status quo thellësisht e korruptuar.

Siç deklaroi qartë Komisioneri Várhelyi, reforma në drejtësi dhe vetingu i gjyqësorit në Shqipëri janë absolutisht thelbësore dhe nuk mund të shmangen apo të ngadalësohen, pavarësisht trysnisë. Pajtohem plotësisht me këtë deklaratë të fortë. Si Shefe e ONM-së, mesazhi im ka qenë dhe mbetet: ka vetëm një rrugë – të ecim përpara, së bashku, drejt zbatimit të plotë të reformës në drejtësi, për të mirën e qytetarëve shqiptarë!

Ndërsa nisem drejt një sfide të re profesionale, pas pesë vitesh punë së bashku me partnerët e Ballkanit Perëndimor, krenohem që kam qenë pjesë e këtij udhëtimi. Dëshiroj të përcjell një mesazh lamtumire për qytetarët shqiptarë dhe gjithë homologët në institucionet me të cilët pata kënaqësinë të bashkëpunoj vitet e kaluara, duke ju uruar atyre suksese në ndërtimin e një të ardhmeje evropiane për Shqipërinë.

*Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM)

Titulli origjinal i editorialit: Të ecim përpara së bashku në rrugën e integrimit në BE

10 komente në “Sulmet e shpifjet ndaj stafit të ONM të paprecedenta, por nuk e ndalin dot reformën në drejtësi”

  1. Gri says:

    Pyetje:
    A do mbaroj ndonjehere kjo reform dhe pastaj a do filloj zbatimi?

    1. Kalavjersja says:

      Pa dash me ta prish qefin o zoje qe e ke rrogen 12.000€ ne muaj, cfare lidhje ka kjo qe po beni me konceptin real te reformes?
      Po hiqni ca se nuk ia dalin 2-3 milion lek ne 2005 a 2012 dhe kaq. Deri tani nuk keni shkarkuar asnje per paaftesi profesionale. As edhe 1 te vetem!!! Me se paku kjo dmth qe ju jeni te paafte, me se shumti dmth qe ne paskemi pas gjyqtare shume te afte, po qe s’kane qene nikoqire te mire te lekut?.
      Pastaj, qysh kur quhet reforme thjesht shkarmimi i ca njerezve e emerimi i ca te tjereve me vrap e pa asnje kriter?
      Shqiptaret duan nje drejtesi te pavarur e te paanshme, nuk duan thjesht ndrryshim emrash. Kjo qe po beni ju, sipas popullit, quhet: cohu hoxhe, te ulet prifti. Nderkohe qe m uti eshte bere mullar.
      Nejse, ju me rrogat te jeni mire, se Shqiperi ben vaki edhe behet.

      1. Qerimi says:

        Nese ke qene shefe e ONM-se cfare pune ke qe na kujton 1,25 miliard euro financime qe ka marre Shqiperia nga BE ??? Kjo nuk eshte puna jote. Kete mund ta thote Merkel, apo Makron, apo Ursula von der Leyen jo ti qe je thjesht nepunese ne Bruksel.
        Besoj je ne dijeni qe edhe paga jote 12 mije Euro ne muaj sic thote komentusi me lart dhe pagat e qindra burokrateve te tjere te Brukselit llogaritet ne keto “financime” qe ka marre Shqiperia.
        Ju dhe dhjetra te tjere si ju keni 5 vjet qe merrni ato paga per te bere reformen ne Shqiperi, nderkohe qe ne na duhen edhe 10 vjet te tjera qe te mund te kemi produktet e premtuara te reformes sepse vete keni thene qe reforma eshte jo perfekte, e dhimbshme, e gjate. Pse duhet te harxhohen nje mal me para per nje reforme te tille ?????

  2. Tualet Palla says:

    Kalavëra Kalavëra, mos u mërzit. Kështu është kur edhe te ha edhe të dhëmb bythëza zeshkane. Kërkoi gjobën Edvinit të Nusretit. Ose fillo punë tek Mero si përkthyese. Për siguri këshillohu me atë Vllahutinkën. Merr me vete Sorekën se si dihet edhe atij.

    1. Mesuesi says:

      Bravo! E ke kuptuar se ç’është “liria e fjalës”. Me këto që shkruan e paska bythën në gojë ndaj dhe jashtëqitjen e bën andej. Idiot!

  3. Krimineli i pandeshkuar Salih Ram Berisha says:

    Faleminderit zonja Cavalera,per kontributin tuaj te cmuar per zbatimin e reformes ne drejtesi ne shqiperi.Te shpresojme se puna juaj do te jape rezultate nje dite dhe kriminelet shqiptare me imunitet politik do te shkojne perpara togave te zeza dhe vendi yne do te avancoje perpara drejt integrimit ne BE.

  4. Asd says:

    Ne ju besojme znj. Calavera, por sistemi qe ju po projektoni duket shume “afatgjate”. Njerezit qe po zgjidhni per te administruar reformen dhe ligjet jane here te paafte, here frikacake dhe here te prirur te bashkohen me “llumin e pergjithshem te se keqes”. Imagjinoj qe ne koshiencen e cdo te huaji qe punon ne Shqiperi per reformen e drejtesise, gerryen idea se ne fund te fundit “shqiptaret duhet ta udheheqin vete reformen” E pra kjo eshte pika e dobet e projektit tuaj dhe kjo pike mund te beje te humbni kot parate. Ju duhet ta udhehiqni me force deri sa te plotesohen dy kushte themelore. Te arrestohen dhe te ndalohet veprimtaria kriminale e liderave te sotem te politikes sepse ata terheqin e leshojne te gjitha fijet. Mos humbisni kohe me tenderat, ryshfetet, drejtorite e ministrive dhe as vete ministrat. Ngjituni me lart. Aty eshte lufta dhe askund tjeter. Kushti i dyte i domosdoshem eshte te vazhdoni te ndihmoni reformen dhe njerezit ne fushen e drejtesise deri sa “ushtria e re” e prokuroreve dhe gjyqtareve te jete me e fuqishme se pjesa e kalbur e drejtesise edhe pse mund te kete kaluar Vetingun. Kur ne Prokurorine shqiptare te kthehet ne “fryme” kapja dhe lincimi nga drejtesia i mafiozeve te politikes, vetem atehere do te rikthehet qetesia tek shqiptaret dhe ndoshta kutite e votimit do te prodhojne nje klase politike te ngjashme me ato ne vendet tuaja.

  5. Sqepari says:

    Gjenovefe, jane te trembur moj moter! Saliu, tufa e gangsterve tropojane ne prokurori e gjykata, qe ky burre i keq i kish futur si sundues ne keto institucione, me qellim qe te luanin rolin e koraces mbrojtese per klanin e tij kriminel, rane. Ishte ai mburoje e qelbesirave Ilir e Monika. Jane te trembur Gjenovefe!

  6. Shenjestra says:

    Zonja Kalavera,me gjithe respektin e madh qe kemi per ju,per punen e madhe qe beni,shqipetaret edhe sot nuk jane te bindur, se akoma kemi nje drejtesi te pavarur. Prokuroret dhe gjykatesit jane akoma nen kembet e kryekriminelit Sali Berisha. Arben Kraja,kreu i SPAK-ut eshte i shitur te Sali Berisha dhe deri sot nuk kemi asnje peshk te madh te bjere ne rrjteta e drejtesise shqipetare.

  7. Toger Dubi says:

    Zonje e nderuar ! faleminderit per punen tuaj ne drejtim te pastrimit te llumit qe kishte pushtuar drejtesine Shqiptare. Vete shkarkimi apo doreheqja e 60% te gjyqtareve dhe prokuroreve tregon se ne çfare shkalle kishte degjeneruar sistemi drejtesise dhe reziku qe i kanosej shtetit ne teresi. Vetem se do t’ju kujtonja pasazhin nga libri i Jarosllav Hashekut “ushtari mire Shvejk”. Ary tregohet se nje gjysh shume i pasur, ne testament i kishte lene nipit nje burse me vlere sa rroga me e larte e nje pushtetari, dhe kjo do te vazhdonte deri sa nipi te mbaronte studimet. Dhe nipi qe nuk ishte budalla çdo pyetje ne provim i pergjigjej: Mos me çani t…..Kuptohet qe kjo mund te vazhdonte ne pambarim deri sa plasi lufta dhe trashegimtaret e tjere te torturuar ja gjeten anen dhe e derguan ne front, Me kete desheroj te them qe vartesit tuaj te shpejtojne punen dhe ti caktohen afate se demet do jene te pandreqeshme.)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje