Rrëfimi i Bamir Topit: Si më kërkoi Berisha që ‘ta hiqja qafe’ Kreshnik Spahiun

31 Janar 2021, 18:23Politika TEMA

Bamir Topi është një nga njohësit dhe ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës. Si i tillë, është edhe një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të veprimtarisë së Sali Berishës.

Por si me këdo tjetër që i dilte nga rreshti, Berisha e shpalli Topin puçist dhe armik në 21 Janar 2011, i rrethoi shtëpinë me SHIK-as dhe helikopterë të ushtrisë, e përndoqi këmba-këmbas, deri sa e nxori nga politika.

Dy vjet më parë, Bamir Topi botoi një libër me shumë dëshmi tronditëse mbi veprimtarinë kriminale të politikës shqiptare, por sidomos të Sali Berishës.

Ky libër duhet të administrohet sot nga drejtësia pasi është një dëshmi e rëndësishme për krimin politik. Përpos shumë dëshmive të tjera, Topi rrëfen edhe se si Berisha e komandonte drejtësinë, si kërcënonte dhe shantazhonte ata që nuk i zbatonin urdhrin.

Topi rrëfen edhe rastin e përplasjes së Berishës me Kreshnik Spahiun, kur ky i fundit ishte nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë Këshill Berisha e përdorte si litar të lagur.

Topi thotë se Berisha i kërkonte t’i hiqte qafe Kreshnik Spahiun, i cili kishte nisur të bënte ca lëvizje që e shqetësonin Berishën. Kreshniku doli shumë shpejt kundër dhe krijoi Aleancën Kuq e Zi.

“Alo, Saliu jam! – u dëgjua zëri i tij. –Mirëmëngjesi, urdhëro! – ja preva shkurt. –Shiko, Kreshnik Spahiu po e kthen KLD-në në parti politike! – vazhdoi duke përdorur sharje të rënda dhe vulgare në adresë të tij.

–Dëgjo, – i thashë, -jam në makinë dhe do t’ju telefonoj pas pak nga zyra. Me të hyrë në zyrë i telefonova duke i thënë:

-‘Së pari, po ju kujtoj nevojën e një komunikimi korrekt, për më tepër që sot jam këtu ku jam.

Së dyti, Kreshnikun e keni zgjedhur ju dhe mos e paragjyko për asgjë, duke e sulmuar brutalisht. Nëse ke gjë për t’i thënë, thuaja drejtpërdrejt pa qenë nevoja të kalosh nëpërmjet meje.

Së treti, sa të jem unë, do të punoj për pavarësinë e institucioneve!’.

Më dëgjoi pa kundërshtuar”, shkruan Topi.

Topi ka treguar një tjetër moment tensioni me Berishën.

“Pas një jave, pa asnjë komunikim, kur pothuajse gjithçka ishte vendosë, me vjen një telefonatë nga Saliu.

‘Urdhëro!-i them. Pa komunikim normal pyeti: Ku je? –‘Po futem në shtëpi’. Sigurisht që ajo orë, rreth 15:30, kur nuk kisha impenjim tjetër do më gjende në shtëpi.

Në fakt sapo ndahesha me një shokun tim Edmondin, i cili ishte në dijeni të ftohjes së fundit. Me një gjest për të ruajtur qetësinë, ai u afrua dhe po ndiqte bisedën.

Ndërkohë Saliu vazhdoi në mënyrë taktike për të më vendosur në një raport me kërkesë llogarie: ‘Po mirë o z. kryetar, militantët e partisë kush do t’i presë Sali Berisha?’.

Toni i tij ishte i plotë, si i njeriut që tani do të kishte në dorë gjithçka, sipas tij edhe komunikimin me kolegët e afërt. Menjëherë iu përgjigja me sarkazëm: ‘Në mënyrë absolute jo!

Sali Berisha e mbaroi punën me militantët, tani po merret me ndarjen e llokmave të pushtetit, madje edhe me Xhuvelin!”.

Duke kuptuar menjëherë peshën e rëndë të kësaj bisede duket sikur vrulli i fillimit iu këput në mes. Më tej vazhdova: “Ta kam bërë të qartë se me mua nuk mund të sillesh siç ke zakon me shumë të tjerë”.

Ndërkohë Edmondi bënte gjeste për të më frenuar, pasi më njihte mirë në të tilla situata. Vazhdova duke përfunduar: ‘Të lutem këtij telefoni mos i bjer më! – dhe e mbylla si bisedë duke i kthyer reston e bisedës së fundit dhe në mendjen time dhe bashkëpunimit politik.

Pavarësisht gjendjes psikologjike të mikut tim të pranishëm në këtë përplasje në telefon, u ndjeva i lehtësuar nga një peshëm që më shoqëronte gjatë gjithë periudhës së fundit”.

16 komente në “Rrëfimi i Bamir Topit: Si më kërkoi Berisha që ‘ta hiqja qafe’ Kreshnik Spahiun”

  1. Lanabregesi says:

    Po ik o Bamke, Saliu e dinte qe ti nuk ke xixa prandaj sillej ne ate menyre,mos bej trimin mbas pilafit,te telendisi ne 21 Janar 2011dhe ti fole me heshtjen tende.

    1. Kalec Dega says:

      Bamka i Saliut si Meta i Rames, Lol
      =
      Ju qe ulerini kunder Bamkes sikur te kishte shitur detin Jon si Rame-Berisha.

  2. Hajro Lula says:

    Bami , personifikimi i nje bythlepiresi qe ia ka borxh Saliut gjithe karieren e tij politike nuk di as te genjej , keto qe thote edhe mund te jene te verteta , por ajo qe nuk besohet as nga kalamajte eshte menyra e tregimit te tij dhe trimerite si luani , duke e ditur nga te gjithe qe Bam Topi dhiste gjak nga Saliu …..

  3. Like says:

    Ik o bamke e futi ndonje pace kembesh dhe vazhdo me volumin nr 5 heshtje

  4. Kim été says:

    Ka raste që dëmi të cilit i bëhet vëndit është më e madhe se ndëshkimi një tipi.

  5. labi says:

    Po qe mashtron hapur, thote me mori Saliu ne telefon dhe e filloi biseden : alo saliu jam. Po mire mor trashanik tirone pse duhej te te thoshte saliu jam, ti dridheshe kur shihje emrin e tij ne telefon. Hajde pacexhi hajde, ik o veteriner ik, kujt s’i ra per pjese me u be president ne kete vend kerme

  6. Jugu says:

    Bamiro po ja fut kot, po kot fare. Ku te pirdhte Sala tyja. Ti tkurreshe te merrte Berisha ne telefon dhe jo te beje si i forte dhe sikur nuk e pyesje. Ti do ruaje pavaresin e institucioneve? Oh pika. Ti u grive me Nikun me nga 200 mij euro per cdo gjyqtar te emeruar. Sala ka te tijat qe duhet ti vuaj, por ju te gjithe dhisnit nga frika te degjonit zerin e tyre. Shkruaj se brezat e pa lindur mund te besojn pas 30-40 viteve kur ti dhe Sala nuk jeni me gjalle, por jo keta qe jetojne dhe ju njohin te dyve.

  7. Tualet Palla says:

    Bamiri vazhdon ta bëjë shurrën ulur në bisht nga frika e Pinokut. Po eshte e çuditshme që shoku Ymer po përpiqet shumë seriozisht të bëjë faktor Spahiun. Po kesaj rradhe tingellon si tallje bythe. Ne gojen e militantit/heroit te paçeve!?!?. Kaq keq ka ngel Edvini me Kreshnikin, Bamen, ate zvministrin veremli, Joz Disenjatoren, Murrizin e Gjirizin, Hajdaren dhe Gjuzloqen…ku eshte PS?

  8. Populli says:

    E para e punës ju që komentoni kështu për një njeri që se njifni fare jeni ose militant partish ose ja fusin kot, se Bamir Topi eshte nje njeri shume serioz dhe shume i kulturuar,sikure Shqiperia të kishte disa politikan si Bamiri do ishim shume me ndryshe.Pore tek ne është bere e modës që hajdutët,kriminelët të mirën si shembuj të mire dhe njerzit e ditur dhe të kulturuar i etiketojm me lloj lloj epitetesh.

  9. Shenjestra says:

    Ju qe villni vrere ndaj Bamir Topit jini maskarenj dhe lepirsa te bythes se Saliut.Bamir Topi eshte njeri inteligjent dhe njeri shume i saket,i prer dhe i matur ne llogjiken e tij.Te gjitha ato qe thot zoti Topi ne kete shkrim per Sali Berishen jane shume te vertete dhe deshmi e e gjall per SPAK-un qe e ka zene gjumi.

  10. zgalem says:

    Bamiri , nuk ka individualitet politik . Eshte rritur dhe burreeruar ne preherinn e Saliut . Mban pergjegjesi , per te tera bemat e Saliut dhe te PD , si kryetar i grupit parlamentar . Ku di ky te shkruaj liber ? Vuni re c’thote : “Kreshnikun e ke emeruar ti dhe duhet ta kontrollosh “. me pak fjale , njerzit duhet te kontrollohen nga ai qe i emeron . Llogjike politikani eshte kjo ? Me pak fjale Bamiri as ka shuar sa ka ndezur , por i ka bere publik llafollogjise se saliut . Eshte perfolur per pronat dhe korrupsion . S’ka pse te mos besohen , kur ka qene nje kone pas Saliut . Po te analizohet me themel ,puna e tij , duhet te shkruaj libra ne burg . Si President , nuk u ndie i gjalle edhe kur ndodhen hatara te pa degjuara.
    Nga opinione , qe jane shkruar posht shkrimit , nuk mbeti asgje . Zbalem

  11. plaku maleve says:

    Pse more analiste mendoni se salehu ishte padron i shqiprise qe i takonte te sillej e te bente c te donte me shtetin sic beri kur ishte ne pushtet e perdorte shtetin si te ishte prone e tij.

  12. Ali Pasha says:

    Zoti Bamir,

    Ma mire mos ta kishe botuar kete liber, se di qe nuk e kupton se ne cfare niveli ke renë. Sali Berisha le të jetë cfare te jetë, ti nepermjet atij arrite aty ku arrite. Ky liber vetem se e ngriti Berishen me shumë. Libri te çoj ne zero, atje ku ne fakt duhet te ishe. Kur kam lexuar atë fragmentin qe u veshe sportiv dhe ike ne malin e Dajtit sepse pae nje levizje te çuditshme te forcave te sigurise jam tmerruar. Nje president frikacak, desertor e ku ta dijë unë. Edhe sikur te arrestoheshe dhe te vriteshe ti nuk duhet te kishe ikur ashtu, dhe per aq me keq e tregon edhe vet. Bamir, ti nuk e meritoje atë zyre dhe Sali Berisha mbete shume here më nalt se sa ty. Kjo eshte e verteta. Prandaj mos i lere gazetat te perserisin marrzinat tuaja se te degjeneruan si njeri, pasi si figurë te degjeneroj libri jot qe e shkruajte vetë, çuditem qe nuk e kupton shemtinë e liberit por as dhe shokë nuk ke qe te te thonë ndalu, mjaftë.

  13. George says:

    Bamir Topit i takonte te krijonte Partine Republikane te Re,
    Me partine qe ka krijuar Sali Berisha e le pa fryme.

  14. shkodrani says:

    Kafsha e ka vendin ne mal,sa me larg njerezimit,por ne rastin e kesaj mostre,ai u gjend ne mes te njerezve dhe ne udheheqje te vendit per sa e sa vite.dy here e kishte vendin ne dore dhe ne dy rastet e coi nga gremina ne gremine.Rasti me Topin tregon qarte se saliu i pare,mos u befte nje i dyte.Edhe me Topin nuk arriti te jete luajal,pse,sepse Topi ka dinjitet,nuk ju be ure,maskarait.

  15. Vaso Pasko says:

    BAMIR TOPI ESHTE NJE NE ATA TE PAKET LIDERA NE SHQIPERI QE NUK KA ASNJE VES. BAMIRI ESHTE BIR I NJE FAMILJE SHUM TE NDERSHME TIRANASE SHUM TE VJETER. BAMIRI ESHTE ZEMER-BUT ME TEPER SE DUHET DHE KEJO PER PRESIDENTIN E RERUBLIKES NUK ESHTE E MIRE, NGA ZEMER-BUTESIA AI NUK ARRESTOI SALIUN DHE BASHEN KUR ME URDHER TE TYRE U EKZEKUTUAN PA GJYQ KATER PROTESTUS PAQESOR NE MES TE BULEVARDIT. NGA ZEMER-BUTESIA AI NUK DENONCOI DHE DENOI SALIUN KUR AI I KERKONTE TE HIQTE QAFE SPAHIUN, AQ ME TEPER SE BAMIRI E DINTE MIRE SE SALIU DONTE TE HIQTE QAFE KEDO QE AI NIK E HIQTE DOT PER HUNDE. CUDIA E SHEKULLIT ESHTE SI SALIU NUK ESHTE DENUAR KUR TE GJITH E NJOHIN PER ARMIK TE SHQIPERIS E KRIMINEL I GJITHAANSHEM MONSTER.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje