Bilushi i Metës merr peticion nga viktimat e Komisionit Ruli

3 Shkurt 2021, 19:04Antena TEMA

Pas plotësimit të 12 qarqeve nga PD, disa viktima të “Komisionit Ruli”, të revoltuar nga mos respektimi i kritereve nga vetë Luli, ju drejtuan me një peticion Bilushit të Metës, ku kërkojnë të bashkëpunojnë me LSI-në, për ndreqjen e këtij gabimi.

Në peticion thuhet:

“Historia jonë i ngjan ushatarit të mirë Zhvejk, i cili pat thënë se: “Ne menduam që Komisioni do na jepte të drejtë, por Komisioni na dha të drejtë, një mut”.

Pas kësaj që ndodhi, ne ndjehemi dyfish të persekutuar.

Herën e parë ndjehemi të persekutuar nga “Komisioni Ruli”, i cili na hoqi si njerëz pa vlerë, ndërsa herën e dytë ndjehemi edhe më të fyer nga Lulzim Basha, që mes nesh, ai dikë e quan me vlerë për kryetar të qarkut, të tjerët asgjë.

Arsyetimi që na dha ne për Tritanin në Gjirokastër, ishte se ja ka kërkuar Tavo, që të shkojnë votat e të mërziturve tek LSI, meqë ai është hollë nga lekët këtë radhë.

Kjo gjë nuk është gjë e keqe.

Dhe ne të tjerët jemi të gatshëm të zëmë vende të ngjashme.

Fjala vjen, Klevesi është gati për tek Unaza e Re dhe ja merr votat Aldo Bumçit, ja con LSI-së.

Gjunkshi është gati për në Dibër, t’ja marrë votat Xhelalit dhe ja çon LSI.

Salianji është gati t’ia heqë votat Spahos në Korçë e t’ia kalojë LSI-së.

Luan Baçi në Fier është gati t’ia heqë Alibeajt e t’ia japë Monikës.

Fatbardh Kadiu në Durrës, është gati t’ia japë Elonës.

Lista mund të vazhdojë pa fund.

Ndaj kërkojmë ndihmën tuaj të organizohemi dhe t’i tregojmë vendin atyre që u tallën me ne.

Garancia që ne duam, është që PD dhe LSI të mos bëjnë një listë të përbashkët dhe në ato vendet tona bosh të futet LSI.

Kjo do të ishte vrasja jonë e tretë.

Ndaj duam një përgjigje të shpejtë si të veprojmë.

Parrulla jonë e protestës është: “Nuk jemi viktima të Komisionit Ruli, jemi viktima të zotit Luli”.

Parulla jonë tjetër është:

“Nuk na tremb dot Ruli,

Nuk na tremb Nishani

Vetëm Ilir Meta

Eshtë për ne dermani”

Me respekt, viktimat e Komisionit Ruli!”

1 komente në “Bilushi i Metës merr peticion nga viktimat e Komisionit Ruli”

  1. arqile says:

    shume bukur te lumte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje