Nga Mustafa Nano
Kryeministrit Rama ia ka hequr qetësinë kriza e vaksinave. Ka menduar se, si i zoti që është në kohë krizash (ai e beson këtë), do dinte të bënte më të mirën edhe këtë radhë. Kjo ishte arsyeja që nuk humbi kohë, por mori avionin dhe e mbajti frymën në SHBA për këtë punë. Opozitarët u kapën pas një fotografie në një dyqan të New York-ut, me synimin për të bërë të besueshëm versionin se ai kishte shkuar atje për të psonisur, por kjo ishte një gjetje budallaqe. Unë besoj versionin se ai shkoi atje për të kontaktuar dikë që do t’i merrte përsipër një sasi vaksinash, të cilat përveçse do të ishin një lajm i bukur për shqiptarët, do t’i shërbenin edhe atij vetë si asi nën mëngë gjatë fushatës elektorale. Sikur të kthehej në atdhe me nja 500 mijë vaksina, fushata e tij do të përmblidhej te mesazhi: “Shyqyr që më patët mua në kohët më të vështira për kombin.”
Në fakt, mund të thuhet se ishte në lartësinë e detyrës gjatë dramës së provokuar prej tërmetit. Sikur t’ia dilte edhe kësaj here, imazhi i tij si njeriu i duhur kur kombi është në ditë të zeza do të ngjiste. Sipas të gjitha gjasave, ai kishte planifikuar t’i shushaste shqiptarët duke i bërë të ishin të parët në Ballkan që do të merrnin vaksinën anti-COVID. Por nuk ia doli. Nga SHBA-të u kthye ashtu si shkoi, duarzbrazët. Dhe ky dështim e bëri nervoz. Pas kësaj, bëri çmos për të marrë diçka diku tjetër para se këtë ta bënin kolegët e tij në Ballkan. Por aftësitë e tij prej “prestigjiatori” nuk i dhanë ndonjë gjë të madhe, sido që nuk e lanë pa gjë. Gjeti nja 500 doza, për të cilat tha se ishin frut i një marrëveshjeje bilaterale, të cilën çuditërisht nuk e bëri publike. “Vendi që na u gjend pranë në këtë ditë të vështirë më kërkoi të mos ia nxirrja emrin,” tha Rama. Askush nuk e ka idenë se ku i ka gjetur ato vaksina. Unë nuk besoj tek idiotësitë e tipit “nuk janë vaksina, janë shishe të mbushura me ujë fiziologjik”, por mungesa e transparencës ishte gjesti më i pagjetur në këtë histori. Aksioni i vaksinimit të popullsisë ka nevojë mbi të gjitha për transparencë. Ndryshe, teoritë konspirative do të zënë gjithnjë e më shumë vend në kokën e njerëzve.
I përndjekur prej idesë se dështoi, ai filloi të shiste 500 vaksinat “jetime” si sukses. Në një debat televiziv, Rama tha me krenari se maqedonasit nuk kanë siguruar asnjë vaksinë. Me këtë tregoi se e kishte pasur merak të ishte i pari, dhe i vetmi, në Ballkanin Perëndimor. Por përpjekja për ta shndërruar këtë aksion në një garë ballkanike ishte e kotë dhe qesharake. E nuk ka më keq sesa të humbësh një garë qesharake. Garën e fitoi Vuçiqi, i cili vaksinat e para i futi në muajin dhjetor. Dhe bëhej fjalë për vaksinat perëndimore Pfizer e BioNTech. Ndërsa, kur Rama shpalli fillimin e fushatës “Shqipëria buzëqesh”, Vuçiqi njoftoi se Serbia kishte nënshkruar kontratën me kinezët për një milion doza të vaksinës Sinopharm. Pak më herët kishte nënshkruar kontratën me rusët për të marrë vaksinën Sputnik V. Ndërsa ne vijonim të shullëheshim në diell me sytë nga Perëndimi. E kemi shndërruar Perëndimin në një makth tonin, duke gënjyer veten se e kemi busull. Jemi bërë më katolikë se Papa. E mbrojmë nderin e Perëndimit ashtu si askush në Perëndim. Duket sikur kemi kaluar në një proces të fortë trushpëlarjeje, në fund të të cilit jemi të gatshëm edhe të vdesim në emër të Perëndimit, në një kohë që vetëm kjo as nuk na kërkohet, as nuk i duhet ndokujt.
Rama e pati në dorë të merrte vaksina nga rusët. Ata na u ofruan vetë të parët. Por Rama refuzoi. Nuk mund të thuhet se bëri gabim, pasi vaksina ruse ishte zhvilluar në kushtet e mungesës së transparencës dhe nuk ishte e certifikuar nga agjenci shkencore të pavarura. Ishin të shumtë ata që menduan se rusët po i binin shkurt: nuk po harxhonin kohë me “vogëlima” procedurale e me peer-review-ra, të cilat japin saktësi mbi kurrizin e shpejtësisë. Rusët si rusët!
(Bash siç i paraqesin shpeshherë në filmat e Hollywood-it: kreativë, por jo rigorozë) Në këtë kuptim, Rama nuk bëri keq që i refuzoi. Mirëpo, refuzimi i tij ishte i çuditshëm. Sjellja e tij mua më kapi në befasi. E mbani mend se çfarë tha saktësisht? Ja, po ua risjell unë të perifrazuar: “Mendova se ajo ofertë ishte një meme. Sepse për një shtet serioz është e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla qesharake.
Nuk është mirë që një shtet serioz si Rusia të bëjë këto provokime. Ambasada në Tiranë nuk mund të sillet sikur është seksion i Portokallisë apo konkurrent i Portokallisë. Nuk shoh arsye që Ambasada e Rusisë të përfshihet në aspektin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna.” Kishte mundësi ta prapësonte atë ofertë në mijëra mënyra elegante, por ai zgjodhi të shfaqej si një i lënduar, i fyer, i poshtëruar!!! Dhe iu vërsul rusëve në një mënyrë që askush para tij nuk e ka bërë, a thua se i kishte vënë vetes për qëllim të dilte si antirusi më i madh në botë.
Nuk e di për se mund t’i vlejë ky nam. Prandaj, shpresoj të jetë bërë pishman për atë përgjigje brutale. Ishte tamam e tillë, brutale, edhe pse në opinionin publik nuk pati asnjë reagim kritik ndaj kësaj sjelljeje. Madje, të shumtët duhet të kenë menduar se u dha përgjigjen e duhur, sepse së pari oferta nuk mund të ishte veçse një “sheqerkë me helm”, ngaqë dihet që atyre nuk i digjet barku për ne (në fakt, rusët thjesht po kërkonin mënyra për të promovuar vaksinën e tyre, e me këtë, të irritonin pak Europën), dhe së dyti rusët nuk kanë qenë, e me shumë gjasë nuk kanë për të qenë ndonjëherë miqtë tanë. Kjo e fundit është e vërtetë. Si zor që rusët të bëhen ndonjëherë miqtë tanë. Ose që të jem brenda, po them se ata do bëhen miqtë tanë kur ne të bëhemi miq me serbët. Sepse armiqësia ruse ndaj shqiptarëve kalon nëpërmjet serbëve. Mendja ma thotë se Rama të njëjtin gabim do ta kishte bërë edhe sikur oferta të ishte kineze. Do t’ua refuzonte me të njëjtën gjuhë.
Sepse edhe ata do t’i shihte si armiq të Perëndimit. Pse? Sepse vendi i tij, Shqipëria, ka për aleat BE-në dhe amerikanët. Një gjë krejt e panevojshme kur mendon se në SHBA i trajtojnë me shumë respekt rusët e kinezët. Madje, edhe me frikë. Sepse rusët do të mbeten për shumë kohë një fuqi e madhe ushtarake. Ndërsa kinezët do të dalin para SHBA-ve për nja dhjetë vjet, e do të mbeten të parët për gjithë kohën. Por kjo sjellje ishte edhe në dëmin tonë në këtë moment kur ne kemi nevojë për vaksina. Edhe sikur t’i lëmë mënjanë kokëçarjet e mëdha gjeopolitike, apo shqetësimin prej deklaratave diplomatike të improvizuara me gjuhën e rrjeteve sociale, neve na duhet të vaksinohemi. E prandaj, Rama ka kohë për ta ndrequr gabimin.
Dje u bë njoftimi se vaksina ruse Sputnik V e kaloi testin e institucioneve shkencore të Perëndimit, dhe rezultoi se efektiviteti i saj anti-COVID është 91,6%. Kjo do të thotë se ka një efektivitet të përafërt me vaksinat e tjetra të prodhuara në Europë apo SHBA. Shkurt, është një vaksinë që do na bënte punë, për sa kohë që nga Europa nuk po na japin garanci të qarta. Sikur të isha në vend të Ramës, do të tentoja rivendosjen e komunikimit me ambasadën ruse. Vetëm se tani duhet të jetë ai që duhet t’u lutet.
Kam frikë se është vonë, megjithatë. Rusët nuk kanë më interesa të na “qurraviten”. Kërkesat për vaksinën e tyre tanimë janë të tjera. Nuk ka njeri të mos e dojë atë vaksinë. E nuk ka njeri ta dojë më shumë sesa Edi Rama. Çfarë ironie!
Nuk shkelqeu se shkelqeni ju opinionistet qe na jeni bere si mortje!
Po keta te vete quajtur ”opinioniste” i dine te gjitha,mendjendritur si Don Kishoti,mendjemprehte tepke si ai,kane perkrah Sancho Panchon,Lulin dhe Moniken! Reshtoi dhe do ta kuptoni se ku ka arritur Shqiperia e shkrete me keta analiste medioker dhe te semure! I ke per te gjitha fushat! Por prape Muc nano eshte me i mire po ta krahasosh me Tosin dhe Andin apo Gjekmarkaj qe kane rjedhur nga trute fare!
Po ti i pari mor mut nuk do te shkoje me ba vaksinen ruse ose kineze se kurkush nuk ka besim te demokracia ruse e kineze
o MUT Nano:Mbete duke “Pllitur”,per Interese te Serbeve dhe Russeve….ja i Peshtire dhe Neveritshem me “Faktet” e tua..
1-Ne 128-Vende te Botes nuk kane Filluar akoma Vaksinimin,a e di keta Mor Lolo?????????????Ne se Rama akoma edhe “Privatishte” Futi Vaksina ne Shqiperi kjo eshte POzitive…eshte nje Shenje Shprese,nje Drite ne funde te Tunelit…
2-Akoma edhe nese Aplikohet per Vaksinen Ruse,dhe nenshkruahet Marreveshja…Nuk ka nje Zgjidhje te Menjehershme..pra nuk kemi nje Furnizim Neser apo pasneser me Vaksinat Ruse…por do te Pritet deri sa te vije Radha..pra mbase jave ose muaj te tere….
3-Rusia i beri nje “Propozim” Shqiperise,thjeshte per Konkurenze me Firmat e Shteteve Perendimore…dhe akoma Vaksina Russe eshte 92% efektive..se paku me sa Degjojme…
@@Mut-Nano..Per ty ka Vucici nje “Vaksine” Dhurate…..?????????????????????????
O rrote kari, o njeri pylli, po shko pra vdis me covid, o bole. Rama beri idiotllek me ruset. Na u be me fanatik se papa. Dhe nuk eshte hera e pare qe ben kesisoj gafash. Eshte rrote kari si puna jote dhe ai. Ruseve me edukate mund tu thoshte qe do presim te testohet vaksina juaj, por jo tjua bente “meme”. Tani te rri me gisht ne goje si bole. Edhe po e mori, ruset tani kane per ti dhene cmim te keq. Jeni kara fare, po me evropen cne? Evropa po humb miliarda euro cdo dite po i shkaterrohet ekonomia vet, i plasi kari evropes per ballkanin perendimor. Me krizem ky bolja dhe ju bolet e tirones qe skeni bo hajer ne jete dilni klluf fare.
Ti Mustafa je shume kontriktore si ne shumicen e rasteve nje here thua se je Geg nje here Toske nje thua se je mendje hapur evropjane dhe nje thua se je Otomane Turk nje Serb dhe ti shane dhe sulmone qe do gje evropjane te Shqiprise prandaj ti shume i pa besushme ….Politikanet shqiptare per shkaket se Jane te korruptume dhe e done pushtet me qdo qmime ata mezi presin te gjene nje shkake per te sulmuare perendimi dhe me que drjet vendeve Ku jeta nuk Ka vlere as shprese Jane shume pak vende ne bote ose lider qe kane shkelqye ne a po ne perendimi per sa i perket vaksines. Por Rama ket e di shum mir prandaj e sulmone perndimin veq per te future njerzit rridikal dhe qe Jane kund Shqiprise si puna e jote une apsulitisht besoj se je nje njeri me shume fetyra dhe ti per her sulmone Gjergj Kastrijotit dhe qdo gje te Shqiprise evropjane
E di si eshte puna me ju analistet mor Muc ? I thone nje fjale popullore pse i dhe gomarit uje te ftohte pse i dhe uje te ngrohte.Kur ben marveshje me Turqine e quani Erdoganist dhe vini kujen se po sheh nga lindja .Imagjino te kishte bere ndonje percapje per marreveshje me Rusine ose Kinen nuk e imagjinoj dot se cdo ti benit.Jeni bere te neveritshem.
Po ky eshte faji i Rames. Degjon legenet.
Ekzakt.
Brovo, Mustafa Nano.
O Muç, mos ja fut kot. Vaksina Sputnik V eshte çadra-pistolete , ndersa vaksina Sinopharm, kineze kjo, eshte edhe stilolaps-pistolete edhe thike me helm. Flitet se turbinat kineze ne HEC-et tona jane me napalm dhe SARS, (ashtu si kombinati ne Berat dhe Uzina e telit ne Shkoder e shume te tjera), prandaj me nje vendim te gjithologut do çmontohen e do zevendesohen me turbina perendimore berthamore. KU E DIN DHIJA,ÇFARE ESHTE TAGJIA KA THANE SKENDERBEU.
Komenti i Rames ishte nje perseritje e asaj qe the dikur per Trump-in. Pas pak kohesh iu desh ta lepinte fort peshtymen e leshuar. Tregoi edhe nje here qe nuk ka pjekuri diplomatike, por si Shqiptar i mire do te jete vete me i zgjuari, me i mire, me i mencuri, etj, etj….. Ne fund te fundit ne jemi nje m.. i vogel.
I vetmi analist i sakt.Ata qe e shajne dhe bejne komente ofenduse ose jane shpellar ose shpirt zinj.Une jam me Edi Ramen,por analizes se Muçit nuk i heq asnje presje.
Sot Bloomberg raportoi se Turqia ka kontrate per t prodhuar vaksina ruse. Ndoshta sulltani i jep vaksina lalit te vogel Edi.
Me ne fund edhe M.Nano e kuptoi qe kjo qeverisje qelbet ere korrupsioni ndragetian, paaftesie dhe arrogance.
Keqenaxhimi I termetit, pandemise dhe krizes ekonomike-sociale qe ka pushtuar vendin tregon qarte qe ky Kryeminister nuk eshte i afte te qeverise, sepse nuk ka formimin shkollor, moral dhe karakterin e duhur per ta bere kete gje. Duhet tj’a linte vendin shume te afteve ne PS me kohe. Populli votoi per PS dhe jo per ED qe na ngriti kultin e individit ne kohet moderne. Refuzimi I nxituar arrogant I nje vaksine ruse dhe perndjekja me arsye qesharake e diplomatit rus tregojne sa papjekuri politike ka ky njeri I katapultuar aksidentalisht, pa asnje merite ,ne menyre eksperimentale, nga parardhesi i tij, ne krye te PS. Kete eksperiment po e vuajne gjithe shqiptaret.Çfare te keqe kishte vaksina ruse qe mund te jete nje mundesi shpetimi ne keto kushte, kur dhe vende te BE(Hungaria etj) e kane porositur? Eshte koha per reflektim prej te gjithe ne dhe ti themi nje JO te madhe ne Zgjedhjet qe vijne vazhdimesise te kesaj keqqeverisje. Duhet dhe PS te shpetoj me ne fund nga ky rrembim makaber pushteti prej nje grupi dilerantesh.
Shume e drejt…..kur do te mesoj ky popull “militant” se politika nuk eshte “tifozllik” (per Perendimin)….por nje “loje” interesash qe duhet te dish ta luash…..me e bukura eshte se Perendimi per cdo vendim qe merr ne lidhje me Shqiperine ne cdo drejtim….e ka “nje vesh” ne Athine…pikerisht ne ate “strofull” antishqiptare…..mjaft me “pordhet” e Perendimit…duhet pare interesi…..
Ne kohen e perandorise Osmane ishim me Turq se vete turqit.
Ne kohen e komunizmit ishim me stalin se vete Stalini
Ne kohen e historise se re jemi me amerikane se vete amerikanet apo me perendimor se vete perendimoret.
Neser ndoshta do te jemi me kineze se vete kinezet.
Tipike per njerezit provincial dhe te prirur per servilizim dhe per sherbetor.
Nuk e di nese refuzimi i ofertes ruse ishte e drejte apo jo por mund te them qe reagimi jone ishte i shemtuar, i padenje, i turpshem dhe absolutishte i panevojshem.
Serbia eshte vendi i cili prin ne Europe per vaksinimin e popullsise, qytetaret mund te zgjedhin se cilen nga 4 llojet e vaksinave deshirojne dhe per kete po vleresohem dhe po merren shembulle edhe ne Gjermani, Hungari, Austri e me gjere.
Servilet dhe sherbetoret nuk i respekton askush ne rastin me te mire mund te kesh meshire per ta.
Muç hasapi !
Na pelqen apo s’na pelqen, ketu Muci ka te drejte. Keshtu reagoi Rama edhe perpara zgjedhjes se Trumpit, pa elokuence diplomatike dhe pasi fitoi Trumpi, nuk la mbledhje te Nato-s apo te tjera pa dale foto me te qe te lante mutin me shurre. Keshtu edhe ne kete rast, reagimi ishte panevojshmerisht i ashper e brutal. Pse??!! Po atehere pse i mban lidhjet diplomatike me ta, hiqi fare ambasadat e bjer rehat pastaj, por mos harro ata kane nje veto ne KS te OKB dhe ne politiken e jashtme na duhet te pakten nje neutralitet i tyre per ceshtje kombetare si Kosova e rajoni, po keshtu edhe Kina. Kjo nuk do te thote te behemi byth e brek me ta, por dhe lufte te ftohte s’ka kuptim te hapim me ta. Ca po e gjen Serbine qe po luan me dy porta e pi sise ne perendim e ne lindje. Perpara nesh eshte ne integrim, ndonese filloi me pas procesin. Po nuk qave e po nuk perplase kembet, sikurse bejne ata, as nuk ka per tu kujtuar ndonjehere BE per ne. E keqja eshte se ne i bejme presion BE-se me afrimin me Turqine, c’ka jo vetem qe nuk e impresionin fare BE-ne por perkundrazi i mbush mendjen edhe me shume skeptikeve europiane qe te na shohin si nje turqi e vogel, c’ka nuk eshte e vertet dhe e drejte po ama ne ua japim vet arsyet. Te shohim si do reagoje naltgjatesia e tij ne vijim, se deri tani e ka bere nje autogol ne keye krize.
O Muç Nano.Po bëhesh i bezdisshëm,i pa besueshëm.Pasi thua se Rusi nuk do jetë kurrë miku jonë nëse nuk jemi miq me Sërbin,nga ana tjetër thua se duhet të mos refuzonte SPUTNIKUN RUS,në atë kohë i paçertifikuarë.Dhe tashmë nuk duhet të pranohet.Unë nuk dua ti shtrij dorën një krimineli PUSHTUES si Putini…miku vetëm i TRAMPIT = SALISËRBI.
Ambasada ruse nuk eshte agjensi reklamash qe i dergon meme nje firme private apo shoqate tregetare.pra qeveria e nje shteti nuk eshte agjensi tregetare.ke pare ti mut nona qe nje ambasade europiane ti drejtohet qeverise ne kete menyre?Ka protokolle per keto komunikime.Ambasada ruse i harroi keto protokolle.ti i ke harruar ,ose nuk i di.Ndaj beri mire edi.sa per vaksinen,ka edhe amerikane,la edhe ruse,ka edhe kineze.te njejtin pune bejne.por la e bere edi rama akoma,la analista qe fiton turinjte ne oturak.se fundi,te kesh i grindur quando qe te ishte kryeminister,asnje nuk do ta bente me mire se edi rama.pandemine e qeverise specialiste,madje per faktin tone nga me te mirat.jo tipa titvasil e tritansheh,qe japin mend nga fejsbuku.
O Muc, sa shpejt “harron”! Rusia na e serviri nepermjet nje komenti ne fb.
Perndryshe edhe Europa deshtoi dhe tani iu kthye Rusise.
Rama ne politiken e jashteme,eshte pak ta quash diletant,ku jo rralle eshte cfaqur si nje harbut i disekuilibruar;nje here duke folur percart,nga prehri i Obames dhe ne menyre permanente me veshje dhe ze nga haremi i sulltanit Erdogan,ai i versulet qorrazi Europes,sikur Shqiperia eshte tkurrur dhe eshte shndrruar ne Surrel,me pas Ambasadores amerikane,fare percart e cila i kerkon atij, as me shume as me pak vec te respektoje ligjin shqiptar.
Dhe perseri marrjemendsh alla-rama 180, tani si ´´besnik i kampit europian´´,i versulet ruseve ,qe i ofruan vaksinen e tyre,me nje ironi rrugesh,kur duhet te ndodhte e kunderta,per kete gjest qe permbante dhe humanizmin nga ana e tyre,qofte dhe diplomatik.
Keshtu tek Rama,simptomat e mepareshme,po i shohim tani ne forme me te agravuar,qe perbejne me teper objekt te shkences mjekesore,se asaj shteterore dhe politike.
Nje setence e vertetuar katerciperisht nga historia thote:´´Fuqia pushtetare,qe vazhdon gjate,shndrohet ne korrupsion`´
Pra se pari flitet per ate lloj korrupsioni,qe e shndrron te zgjedhurin ne nje diktator,aq me teper trurin difektoz arnautas osmano-hoxhist
Muc Nano merr lek nga ruset per te bere prapagand ne shwiperi
po e dini vall se nese Rama do ta pranonte oferten ruse, ky fshatari nga skrapari do ishte i pari qe do ta akuzonte
muci ke besim ti tek wuset. helmuan opozitarin e tyre e jo me te tjeret .muci je analist apo kritik.
Po e prodhoi turku erdhen vaksinat pa problem.