Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, nënshkruhet marrëveshja. Belinda Balluku: Do të shkoni në Rinas për 12 minuta

3 Shkurt 2021, 17:39Ekonomia TEMA

Sot është firmosur kontrata mes  Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me kompaninë italiane INC SPA për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Durrës.

Ministrja Belinda Balluku ishte e pranishme dhe u shpreh se punimet do të zgjasin 30 muaj, pra hekurudha do të jetë gati në verën e vitit 2023 dhe do të krijojë rreth 2200 vende të reja pune.

Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen në dy qytetet e Shqipërisë dhe do zvogëlojë distancën kohore mes Tiranës dhe Durrësit gati në 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit vetëm 12 minuta.

Ministrja Belinda Balluku në ceremoninë e mbajtur me këtë rast dha detaje mbi planet e tjera në sektorin hekurudhor në një periudhë afatmesme ndërkohë që bëri të ditur se ndërtimi i projektit të Tiranë-Durrës përfundon në verën e vitit 2023.

Balluku: Kam kënaqësinë që të marr pjesë së bashku me ju, pas një periudhe të gjatë, na është dashur të punojmë 3 vite për firmosjen e marrëveshjes të rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit të aeroportit të Rinasit.

Projekti për rehabilitimin e linjës hekurudhore dhe lidhja me aeroportin kombëtar të Tiranës është një ndër projektet prioritare të qeverisë shqiptare, përcaktuar dhe në dokumentet strategjikë kombëtar. 

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës është aktualisht një pjesë e ngarkuar sa i përket trafikut të udhëtarëve, pasagjerëve, por edhe mallrave. Nuk duhet harruar që është ndërtuar në vitin  1951 dhe ka pasur një rehabilitim në vitin 1996 dhe ka më shumë se dy dekada e amortizuar dhe në nevojë të plotë për rehabilitim të thellë.

Ky investim nuk do të mbetet i vetmi në rrjetin tonë hekurudhor pasi në planet afatmesme kemi dhe rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Han i Hotit dhe linjës Pogradec-Korçë dhe linjën e re Korçë-Kapshticë.

Projekti parashikon rehabilitimin e linjës ekzistuese nga stacioni qendror i Durrësit, i cili është ekzistues deri në vendndodhjen e ardhshme të terminalit të transportit publik të Tiranës, i cili është projekt që po dizenjohet nga Bashkia e Tiranës dhe ndërtimin e një linje të re hekurudhore prej 5.7 kilometrash, e cila do të lidhë nyjen me aeroportin e Rinasit. 

Ky projekt do të mundësojë multimodalitetin e sistemit të transportit në zonën metropolitane Tiranë-Durrës nëpërmjet krijimit të një rrjeti të integruar dhe efikas duke mbuluar zonën me aktivitetin më të lartë ekonomik në Republikën e Shqipërisë.

Arteria e re hekurudhore do të sjellë risi për lëvizjen drejt aeroportin e Rinasit duke reduktuar edhe trafikun në oraret e pikut të lëvizjes. Do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen në dy qytetet e Shqipërisë dhe do zvogëlojë distancën koghore mes Tiranës dhe Durrësit gati në 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit vetëm 12 minuta.

Projekti do të ndikojë dhe në krijimin e vendeve të reja të punës pasi parashikohet që të punësohen rreth 2200 punonjës, ndërkohë që kursimet nga përdorimi i hekurudhës krahasuar me përdorimin e automjeteve private do të jenë 55 milionë euro në vit. 

Gjej rastin të falenderoj partnerët ndërkombëtar partnerët tanë ndërkombëtar për mbështetjen, në veçanti BE për grantin 36.65 milionë euro për projektin e detajuar dhe delegacionin e BE në Tiranë që na kanë mbështetur. Nuk mund të lë një nga bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë, BERZH-in.

Për ndërtimin e linjës së re të aeroportit të Rinasit morën pjesë 22 kompani. Duke patur një fitues që ndodhet këtu sot për nënshkrimin e kontratës, kompania italiane INC SPA, një kompani me eksperiencë shumë vjeçare, e cila ka përmbushur kriteret teknike. Punimet do të mbyllen brenda një afati 30 mujor, ose thënë ndryshe në verën e vitit 2023.

26 komente në “Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, nënshkruhet marrëveshja. Belinda Balluku: Do të shkoni në Rinas për 12 minuta”

  1. George says:

    Uroj te perfundoje duke ju dhene zemer qe te mos terhiqeni nga intrigat e Sali Berishes,
    sic ndodhi me trumcakun Fatos Nano.

    1. qen bir qeni son of a b**** says:

      po, patjeter! stacion s´ka se e hoqem ne vend qe ta çonim ne qender, por do bejme hekurudhen.

      1. Beqiri says:

        Kaq keq ka mbetur ai milet aty sa duhet te degjojne pacavure si kjo pacavurja ketu.

        1. Nano says:

          Namin tani me tren, na thone sa do kursejme po cmimin e biletave nuk na e thone. Per te shkuar tek stacioni i treni shumices se qytetareve te tiranes i duhet te marrin 3 autobuze. FO
          i here i paguam 10 mln euro per tren elektrik

    2. Kalec Dega says:

      Ja me ne fund nje tjeter veper e ndrritur e realizmit socialist, vecse kete rradhe ka nje E perpara, pra E-Hekurudha e Ramushit si ai E-Vlora/Saranda/Kukesi Aeroport…

      =
      Mos harrojme se fabrikat e riciklimit te plenave merr prioritet….

  2. REALE says:

    Kujdes, ministre, duhet edhe hekurudha Durres-Vlore e Durres Pogradec te funksionoje normalisht. Siguron udhetimin, lehteson trafikun, kursen qytetaret. Europa funksionon normalisht me trenat elektrik nga Hamburgu ne Paris.

    1. Gjergji says:

      Po pse o Ti “Reale” qe nuk je real, pse nuk permend edhe Shkodren? Apo eshte ne veri te Shqiperise Shkodra. Ah po harova, Vlora eshte “heroike” se mbulon zonen e trafikut “legal” ne Adriatik e Jon?

  3. Shenjestra says:

    Haj me suksese dhe pune te mbare.

  4. Niku says:

    I vetmi kryeqytet Evropian pa stacion treni. Jeni te pa justifikushem. Keni 8 vjet ne pushtet e vazhdoni te beni bla bla bla. I vetmi aeroport nderkombetar ne vend ka nje lidhje qesharake me kryeqytetin, nje linje autobuzi qe nuk ka nevoj per koment.
    Ah edhe ata qe ishin para jush ne pushtet te njejten gje bene, pra ASGJE…

  5. Ajet Delaj says:

    More a di kush se sa $ Shqiperia ka paguar ne arbitrazh nga anollimi i kontrates me General Electric nga Fatos Nano?

  6. ° says:

    fiku persa i perket transportit ne shqiperi e shkateroi sistemi i sali injorantit,atije drejtohuni perse jemi kryeqytet pa stacion treni.

    1. Niku says:

      Nuk e dija qe kemi patur, te pakten keto 30 vjetet e fundit nje sistem trasporti dinjitoz qe kush do qofte te kishte mundesi ta shkaterronte. Di me siguri qe ka te pakten 30 vjet qe dy qytetet kryesore ne Shqiperi, Tirana dhe Durresi kur bie erresira nuk kane asnje lloj lidhjeje mes tyre. Ju duket normale ne 2021?!

  7. k says:

    Treni në Evropë 1815.
    Treni në shqipëri 2021.
    Evropa na ka inat se jemi të gjithë me dy ose tre diploma.

  8. Sqepari says:

    Po, po, 12′, por duhet t’u thoni qytetarve te Tiranes se do ju duhet 45′ per te vajtur te Stacioni i trenit.

  9. & and $ says:

    Nuk dihet si behen llogarite ne kete vend:
    1. Nje investim prej 92.1 milion Euro dhe ku punesohen 2200 vete do te thote qe krijimi i nje vendi te perkoshem (2 vite) paska kosto prej : 92.100.000E/2200=41.864 Euro. Luli do krijoje 110.000 vende te reja pune, pra 110.000/4 vite =27.500 vende te reja pune ne vit, pra me investime prej 27.500 vende pune x41.854 euro = 1.151.250.000.
    2. Thuhet se hekurudha do sjelle nje kursim vjetor prej 55.000.000 E/vit. Keto kursehen vetem ne kushtet kur psh per te shkuar nga Tirana ne Durres dhe anasjelltas pasagjeret te udhetojne falas, pra pa leke dhe ne kushtet kur sot ne dite udhetojne ne kete rruge 63.349 automjete (vetura) qe vetem karburant harxhojne 365 dite x 35 km/100 km x 6 litra x 1.13 E/liter x 63.349 automjete = 55 milion Euro.
    3. Thuhet se hekurudha do shkurtoje distancen kohore te udhetimit nga Tirana ne Durres dhe anasjelltas me 22 minuta. Meqe sot koha udhetimit eshte infinit, i bie qe shqiptari do shkoje ne Durres per kohen infinit minus 22 minuta.

  10. Na myten says:

    12 minuta deri ne Rinas plus 1 ore deri tek stacioni i Kasharit.

  11. olsi says:

    zonja ministre ju shikoni shume ngushte ,shqiperia duhet bere e gjtha me hekurudha , nga jugu ne veri , e dini ju zonje qe te gjitha shtetet e zhvilluara ne bote jane te pajisura me hekurudha,metro, ne sherbim te shumices se popullit qe ngrihen ne 4 apo 5 dhe shkojne te punojne ,dhe ju lehtesohet pak cmimi i rruges vajtje ardhje , po ashtu eshte nje komoditet per fundjaven nqs do te shkosh diku, dhe po ashtu per turizmin .

  12. LWS28 says:

    Me 92 meleonë evro topet e dashit do bësh hekur’udhë.
    Po futu në ‘udhën e Zotit e bëj donjë byrek me gjizë aty….të hanë ata 2200 që do vijnë për dasëm.

  13. Emiljano says:

    ???? ai tjetri do i conte me tram ne durres,kurse lideri suprem do i coje me tren shqiptaret ne rinas.Tani ka ngel Mona te dale dhe ti coje me avion ne durres.Marrezia shqiptare ska fund.

  14. Bashkatdhetari says:

    O artikull shkrues LB:ku e ke mendjen qe shkruan budallaleqe ,ku ka hekurudhe Pogradec Korce qe do te rebilitohet ( lexo rrjeshtin23 ) dhe Korce Kapshtice qe do behet e re. Duhet te jete Pogradec Kapshtice qe do behet e re.lum gjeografia dhe shkolla qe ke bere!

  15. iSpeak says:

    Zoti Olsi, gabimi qe ben eshte qe e supozon Shqiperine shtet te zhvilluar. Asnjehere nuk ka qene!
    Mbase behet nje dite. Por mos ja kerko ministres ta beje te zhvilluar Shqiperine me nje te rene te lapsit.

    Shume nga shtetet e zhvilluara, jane bere te tilla nga kolonite, jane edhe te medha.

  16. Fshatar says:

    Po nga Tirana në stacion sa minuta do bëjë ‘se jemi kryeqyteti i Vetum në botë që treni nuk kalon mes përmes kryqytetit,kashare aeroport 12 min se Tirana nuk ka stacion treni

  17. Luli says:

    Në një emision në Itali pyetja ishte Cili kryeqytet në botë nuk ka tren ,përgjigjja ishte Tirana

    1. qytetar says:

      Luli ! Shqiperia ka pasur linja hekurudhore por i prishem ne emer te luftes kunder komunizmit .
      Tani po perpiqemi te rindertojme linjat hekurudhore ne emer te vendosjes se domokracise !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  18. Tjetri says:

    Po ato 10 milion Euro subvencion vazhdoni ti jepni per fantazmen “Drejtoria e Hekurudhave ” Zj. Ministre. 30. vjet x10 milion euro = 300 milion euro subvencione nga buxheti paguajm ne Shqiptaret per hekurudhat inegzistente ne Shqiperi per 30 vjet. Kjo eshte nje katastrofe me vete e buxhetit te shtetit.

  19. Tironci says:

    Me ne fund, ndoshta e fillojne, se politikaneve tane nuk u zihet bese. Thone apo bejne shume zhurme se po vijne zgjedhjet, dhe sapo te mbarojne ato, i nderpresin duke gjetur ndonje shkak.
    Ne rast se me te vertete do e fillojne nje projekt te tille, te pakten ta bejne sic duhet. E para sigurisht elektrik, por duhet te sensibilizohet dhe te ndertohet me masa te tilla sigurie, se Lokomotivat elektrike neper bote kane nje voltazh 15KV- 25KV pra linja siper eshte shume e rrezikshme ne rast se dikush do mundohet te beje kontakt me te. E dyta , te vendosin te gjithe sigurimin e linjes me magnete, sic i ka bota, ne menyre qe te jete e sigurte levezja e trenave duke bere kontrrollin e sistemeve dhe te mashinistit. E treta duhet nje shkollim sic e ka bota per mashinistet. E katerta duhet nje pregatitje e personelit drejtues e kombinues te levizjes se trenave. E pesta te ngrihen oficina moderne per mbajtjen dhe remontin e trenave dhe shume e shume qe nuk i shkruaj dot se jane me te vertete shume. Vetem me ndihmen e specialisteve Evropiane mund te behet kjo, se inxhinieret Shqiptare nuk kane dije te mjaftueshme per keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje