I ftuar në A2, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, komentoi mutacionet që ka pësuar koronavirusi, si dhe rritjen e rasteve të reja në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit u kalua për herë të parë shifra e 1 mijë të infektuarve.
Ai dha disa arsye që kanë ndikuar në shtimin e rasteve të reja, ndërsa theksoi se masat duhet të respektohen me seriozitet.
“Viruset kanë gjithmonë mutacione dhe do të kenë. Mund të jenë edhe më të rrezikshme, nëse mutacioni rrit virulencën, por deri në këtë moment nuk ka ndodhur. Zakonisht, viruset virulencën e kanë më të lartë në fillimin e epidemisë apo pandemisë dhe me kalimin e kohës virulenca ulet.
Ka shumë njerëz që jetojnë në mes të gjithë personave të infektuar dhe nuk po infektohen. Për këtë rast ndikon gjenetika, sëmundshmëria, si dhe kujdesi. Kjo familje ka ekzistuar dhe ne mund ta kemi takuar infeksionin e këtyre viruseve dhe mund të jemi të mbrojtur.
Unë nuk do të shqetësohesha për ndryshimin që ka pësuar virusi, por për përhapjen e shpejt të tij, pasi sot kaluam shifrën e 1 mijë të infektuarve. Virusi shkakton më shumë të sëmurë në një kohë më të shkurtër.
Shkaktarët për shtimin e rasteve janë 6: Moskujdesja, temperaturat e ulëta, qëndrimi në ambientet e mbyllura, festat, mosrespektimi i masave dhe ndryshimet që ka pësuar virusi. Maska duket sikur nuk funksionon, por funksionon shumë pasi nuk na lejoi të vinte edhe gripi”, u shpreh Brataj.
Si inteklektual nuk replikoj por per keto ceshtje pyet Prof. Agron PANARITIN. pastaj behu Infermier qe te kuptosh si ecet ne kembe.
SKANDAL….eshte per te ULeritur..kur z.Brataj na “Shpjegon” MUtacjonet e virusit sikur te jene Lloje Karamelesh……pse nuk thua z.Brataj TE MBYLLEN TE GJITHA KAFENET dhe Restorantet?????????
@@GJermania 80-te MIljone dhe ka 12-13-mije Infektime ne Jave dhe kerkojne me c´o kushte qe te ulen..Kurse Shqiperia 2.7-miljon dhe ka 1000.mije raste ne Dite????????E kuptoni se po shkojme drejte nje KATASTROFE??Apo,he se keshtu e kane Shqipetaret???
Shtet MUti..dhe Qeveri Muti..si dhe njerez koteme koti…..lol