Program i bërë me emergjencë: Basha premton libra shkollorë falas, por Rama e ka realizuar 5 vjet më parë

3 Shkurt 2021, 14:35Politika TEMA

Laptope falas për të gjithë, kompiutera për të gjithë, bursa për të gjithë, dyfishim rrogash për të gjithë, shkollim në Harvard dhe Oksford me lekët e shtetit, e sa e sa më shumë.

Por, midis premtimeve të paimagjinueshme, Basha ka marrë përsipër edhe një detyrë solemne.

“Angazhohem të siguroj tekste shkollore të reja falas për 350 mijë nxënës. Po kështu, fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketë shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar”, deklaroi kreu i PD!

Por Basha dukshem eshte jashte realitetit dhe nuk jeton me mendje ne Shqiperi.

Kjo sepse prej pothuajse 5 vitesh, të gjithë fëmijët e kategorive në nevojë përfitojnë tekste falas për të gjithë vitet shkollore të arsimit parauniversitar.

Përsa i përket fëmijëve të tjerë, programi i nisur me ciklin fillor vit pas viti përfshiu gjithmonë e më shumë klasa, duke arritur në klasat I-VII aktualisht dhe të gjithë në vitin e ardhshëm shkollor.

Me sa duket, Lulzim Basha nuk ka dy vite qe pergatitet per programin elektoral te PD, por e ka bere ne kushte te theksuara emergjence dhe me shpejtesi! Ndryshe nuk ka si shpjegohen gafa te tilla!

3 komente në “Program i bërë me emergjencë: Basha premton libra shkollorë falas, por Rama e ka realizuar 5 vjet më parë”

  1. Viola says:

    Po cte beje qyqari sa zgjohet nga gjumi ha ” tull ” kokes bie prap ne gjume.

  2. fredi says:

    O Luli populli thote O FOL E MBA O DHIT E HA…. por ti mbete duke ngrene….. The kur ishe kryetar bashkie do bej trampin dhe bere TRAPIN…. Tani thua:
    Do ul cmimin e korentit….
    Do ul ujin….
    Do ngerj rrogat…..
    Do ngrej pensionet….
    Do paguaj bursat e studenteve….
    Do bej qe librat ti jap falas….
    Do tju japesh ne shkolla ushqim falas…
    Nju mut ben ti mor Lul prandaj dhit e ha se ky popull nuk eshte budalla……

  3. qytetar says:

    Eh shoku Lul…..nga kamarjer ne milardier Ok.
    Por Kryeminister don shume pune.
    Edhe Kryetar Bashkie ….o zot…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje