Kujdes në udhëtim: Ligjet e fizikës nuk falin

4 Shkurt 2021, 12:44Sociale TEMA

Trishtimi qytetar qe perjetuam diteve te janarit prej aksidenteve te shumta rrugore dhe numrit te larte te viktimave u be shkak per keto radhe si thirrje per te zbatuar rregullat ne qarkullim dhe te freskojme disa njohuri fare te thjeshta per levizjen e mjeteve.

Aksidentin nuk e fton njeri por ai te perfshin pa te pyetur kur i ke krijuar kushtet per te.

ENERGJIA KINETIKE e makines ne levizje: Eshte nje formule e thjeshte ne fizike per energjine kinetike te trupit qe leviz mv2/2 (pra gjysma e mases shumezohet me katrorin e shpejtesise). Sa me i rende mjeti dhe sa me i madh katrori i shpejtesise aq me e madhe eshte energjia kinetike. Kete e ndjejme kur vrapojme dhe diku pengohemi apo kur mendojme se nje plumb aq i vogel arrin te shpoje nje flete hekuri disa milimetra te trashe vetem nga energjia kinetike qe zoteron.

Per nje automjet te qendruar energjia eshte zero. Per thjeshtesi kur mjeti leviz me 1km/ore e quajme qe ka energji nje njesi. Shpejtesine e cojme 100 km/ore. Eshte rritur edhe energjia kinetike. Formula e pagabueshme e fizikes tregon se energjia eshte rritur me 10,000 here! Po, dhjetemije here!!…Dihet se cfare peson nje pjeper I perplasur ne nje mur. Tani e kemi me te qarte se cfare pesojme ne dhe makina kur perplasemi me shpejtesi te madhe, pra me energji kinetike e cila rritet me katrorin e shpejtesise. Skeleti dhe muskujt tane vihen ne pozite midis jetes dhe vdekjes.

FRENIMI: Tek te gjitha llojet e mjeteve frenimi bazohet tek forcat e ferkimit. Kur shkelim pedalen bejme qe ferotat te ferkohen me diskun e rrotes dhe kjo duke qene mbi nje asfalt normal ka nje force ferkimi, e cila e perballon frenimin dhe shpejtesia fillon te ulet. Pa u ngaterruar fare me formula cdo drejtues mjeti e di qe kur je me nje shpejtesi te cakuar, ne nje mjet te caktuar dhe per nje gome normale duhet nje distance per te ndaluar dhe kjo distance kurre nuk eshte zero metra. Kur rruga ka uje, akull, rere, bresher, bore, balte apo lubrifikante dhe kur gomat jane tej mase te konsumuara atehere distanca e frenimit ose do te rritet shume ose mjeti do te rreshqase duke dale jashte kontrollit tone dhe ne rastin me te mire kur rruga ka mbrojtese anesore do tju falemi atyre. Kur shpejtesia eshte edhe me e madhe atehere ne perfundojme ne kanal ose ne gremine dhe pasojat dihen.

E njejta gje ndodh edhe kur futemi neper kthesa me shpejtesi  qe e kalon teper shpejtesine e lejuar per kete kthese. Ferkimi i rrotave me rrugen te mban ne te, kur je futur ne kthese me shpejtesine e lejuar. Por neqoftese futesh me shpejtesi te madhe atehere forca qe te shtyn per jashte ktheses (centrifuge) e tejkalon forcen qe  e mban mjetin ne kthese  (ferkimi i gomave me asfaltin, forca centripete) dhe atehere mjeti del nga rruga.

Sa me e madhe shpejtesia dhe sa me e vogel rrezja e ktheses aq me e rrezikeshme behet situata. Aq me keq po te kemi edhe faktoret e mesiperm qe zvogelojne ndjeshem ferkimin e gomave me rrugen.

Kthesat e autostrades mund ti marrim edhe me 100 km/ore , pasi kthesat jane te gjera, por po kjo shpejtesi ne nje rruge fshati  mund te rezultoje  fatale.  Vihen re neper rruge prane kthesave te forta, sidomos ato qe ndodhen pas nje segmenti te gjate e te drejte,  shume lapidare me emra  njerzish qe kane humbur jeten. Keta njerez do te donin te jetonin, por qe drejtuesi i mjetit vulosi fatin e vet apo dhe te tjereve nga nje veprim i gabuar ne drejtimin e mjetit.

VEMENDJA NE DREJTIM DHE PARAKALIMI.

Kur jemi duke ecur me 100km/ore per cdo sekonde mjeti ben afro 28 metra, pra disa here me shume se gjatesia e mjetit. Nje kthim koke anash, nje hapje telefoni, nje mungese vigjilence qofte edhe nje sekonde mund te sjelle pasoja te padeshiruara sidomos ne rruge te ngarkuara me trafik.

Kete gje theksojme edhe per parakalimin. Supozojme qe njeri mjet ecen me 100km/ore, kurse mjeti tjeter me 80 km/ore. Fizika thote qe te dy mjetet po i afrohen njeri tjetrit me shumen e shpejtesive, pra me 180km/ore ose 50m/sek,  qe eshte e frikshme kur e mendon. Po te shtojme edhe faktorin qe edhe mjeti qe duam te parakalojme  leviz me nje shpejtesi qe per ne eshte pak e dallueshme atehere ndodhemi ne situate qe duhet menduar mire. Dhe vendimin drejtuesi i mjetit e merr me intuiten e tij ne te dhjeten e sekondes. Kur verejme se sa shpesh ndodhin aksidende gjate parakalimit  eshte mire te mos  ja leme  intuites,  por te jemi te qete dhe te respektojme vijen e pa nderprere. Parakalimin ta bejme kur te vije momenti pasi mund te ndodhe qe te mos  mbrrijme kurre per ku jemi nisur.

PIJET ALKOLIKE.

Ky fenomen ska formula por ka komedi qe fare kollaj kthehet ne tragjedi. Duhen dy vete per te cuar ne shtepi  nje te dehur dhe dihen veshtiresite e kesaj komedie. Tani mendojeni kete person ne timon duke ecur ne rruge nacionale…Ne qafe mund te marre veten, bashkeudhetaret por edhe njerezit qe udhetojne ne rruge apo ne makinen perballe. Fale kamerave kemi pare skena qe te trondisin.

Ligjet e fizikes jane te sakte, te paaneshme, rigoroze,  qe nuk mbajne me hater asnje drejtues te ri apo te vjeter, te pasur apo te varfer, burre apo grua,  shqiptar apo i huaj dhe po nuk  i zbatove do te vuash pasojat heret apo vone.

Por neqoftese nuk e njeh mire fiziken ne ndihme te vjen rregullorja e qarkullimit rrugor dhe sa me mire ta pervetesosh dhe ta zbatosh ate,  aq me shume i shmangesh aksidenteve dhe pasojave tragjike  te tyre. Pesimet e te tjereve behen mesime per ne , rregullorja ka dale nga pervojat e hidhura te brezave te meparshem.

Udhetimi eshte si pirostia, ka tri brinje: drejtuesi I mjetit rruga dhe mjeti.  Faktori baze per shmangien e aksidentit eshte drejtuesi I mjetit, i cile di te udhetoje I sigurte edhe ne nje rruge te veshtire duke patur ne rregull mjetin dhe duke zbatuar rregulloren.

JOSIF GJIKNURI  Fizikant, Vlore

2 komente në “Kujdes në udhëtim: Ligjet e fizikës nuk falin”

  1. Kritiku says:

    Cili te paska dipllomuar ne fizike ore shpellar? E ke lexuar ate qe ke shkruajtur? Qenke gomar far ne fizike. Ti shkruan qe kur makina nuk leviz, energjia eshte zero, por ndersa leviz me 1 km/ore(kete vetem ti mund te na e shpjegosh se si leviz nje makine me 1 lm/ore?!) energjia eshte 1. Vete shkruan qe matja e energjise behet me formulen mv²/2. Tnia na thuaj se si dole ti ne energjine 1? Ku eshte masa e makines qe duhet llogaritur? Po pjesetimin me 2 ku e le? Pika qe nuk te bie ty dhe atyre qe publikojne te tilla idiotesira.
    Me shume nuk lexohet artikulli yt sepse kam frike se do te dalin idiotesira te tjera.
    Po te jesh mesues fizike diku, atehere mjere ata nxenes qe do te dalin anlafabete.

    1. Fizi Kani says:

      Me siguri ka pasur pedagog Jorgo Mandilin. Ka edhe gafen tjeter tek parakalimi ku mbledh shpejtesite ne vend qe t’i zbrese. E kisha spieguar ne nje koment qe nuk ma kane postuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje