Misteri, si u rrëzua avioni grek në malet e Zagorisë?

4 Shkurt 2021, 18:26Rajoni TEMA
Misteri, si u rrëzua avioni grek në malet e Zagorisë?

Rrëzimi i një avioni ushtarak grek të dielën në malet e Zagorisë duket se po kthehet në një thriller për autoritetet e vendit fqinje.

Kërkimi për aeroplanin stërvitor, i cili fillimisht u zhduk pas një fluturimi që filloi nga Kozani për në Janinë, ka çuar në një operacion të madh kërkimi mes shiut dhe reve, duke e bërë lokalizimin e avionit dhe pilotit irakian i cili ka humbur jetën gjatë përplasjes.

Kërkimet vazhdojnë me 32 zjarrfikës, 4 avionë ushtarakë grekë dhe 10 automjete me shpresën se do të arrijnë sot në  luginën midis Zagorisë dhe Janinë, në një lartësi prej 1700 metrash, në një zonë shumë të paarritshme.

Mbetjet e avionit të stërvitjes u panë nga pilotët grekë të mërkurën mbrëma në një përrua, por forcat tokësore nuk kanë arritur ende në vendndodhje për shkak të terrenit të vështirë.

Megjithëse piloti 32-vjeçar irakian nuk është lokalizuar, mediat greke thonë se është konfirmuar që Amar Ibrahim ka vdekur. Ai ndodhej në bazën ushtarake të Kozanit si pjesë e  një misioni të përbashkët stërvitor mes Greqisë dhe Irakut.

Piloti kishte humbur kontaktet me bazën ushtarake greke pasi sinjali elektronik i avionit ishte zhdukur , por nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimi.

Pika ku ndodhet aktualisht avioni i rrëzuar ndodhet në një distancë prej pesë miljesh detare në verilindje të Janinës.

“Piloti u përplas në mal ndoshta për shkak të mjegullës, ndërsa peizazhi me dëborë kishte kamufluar mbetjet e tij, pasi një pjesë e avionit është e mbuluar nga bora.

Pas katër ditë kërkimesh, avioni u gjet në një luginë në Zagorinë Lindor”, shkruan sot gazeta greke “Protothema”.

Kërkimi i forcave greke po vazhdon sot për të pestën ditë, duke mobilizuar edhe forcat e bazës ushtarake të Kozanit.

4 komente në “Misteri, si u rrëzua avioni grek në malet e Zagorisë?”

  1. taso kume says:

    PO keta dhe pilotet nga Azija i marin,keta do marin dhe avjona moderne ??.

    1. Andrea says:

      Haaaa keta greket jane te mbaruar, stervitje e perbashket me irakenet ?. I therret gjaku, andej e kane rracen keta jevgjitet qe i thone vetes helen ?, helenet e karit tim. Vetem te ngrini bythen dini.

      1. ...... says:

        VK ngelen duke komentuar gjithe idiotet ketu!!!!
        po ne kemi ndonje avion. jo
        po ne kush na survijon hapsiren ajerore. greqia
        greqia ben stervitje me FRANCEN/SHBA/EGJYPTIN/EMIRETET/IZRAELIN/ITALINE ETJ. PO NE!!!!
        ngelem duke I qare hallin kalorsit pse i varen kembet
        para dy tre diteve dolen pergjimet e infremieres te invektivi. Pacientet luteshin per bukeeeeeeeee per ujeeeeee
        nuk pashe ndonje koment ketu
        ngelem duke zgjithur hållet e botes si ky mahmuti me lart qe i pelqen te quhet Andrea
        Andrea si emer do te thote kulture

  2. Niku says:

    Nje pyetje nga salla: Kujt i plasi se si u rrezua avioni ne malet e Zagorise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje