Mul Noka: Edi Rama ka një fallxhore në Greqi që e thërret për fall. Nuk ka shpëtim

4 Shkurt 2021, 21:39Politika TEMA

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka ka ironizuar kryeministrin Rama me vetë batutën e tij drejtuar Kryemadhit, lidhur me fallin dhe fallxhoren, apo filxhanin.

Në një intervistë për Ora News Noka ka akuzuar qeverinë se e ka shkatërruar vendin dhe e kanë varfëruar atë.

Sipas tij, opozita po jep sinjalin që Shqipëria mund të kthehet në një vend të jetueshëm duke larguar qeverinë.

Noka: Kryeministri Rama ka një problem, ka një fallxhore në Greqi që e thërret për të parë fall. Por kjo punë nuk ka fall. Realiteti me fallin e fallxhoreve nuk janë asgjëkundi dhe nuk përputhen.

Edi Ramën apo bandën e rilindjes po ta pyesësh në 3D kanë zhvilluar Shqipërinë. Sipas tyre kanë bërë atë që s’e ka bërë kush në 30 vjet, por në realitet e kanë varfëruar, e kanë shkatërruar, e kanë futur krimin thellë në palcë se ky vend është i pajetueshëm.

Një nga sinjalet që po jep Lulzim Basha dhe opozita është se Shqipëria do të kthehet në një vend normal, i jetueshëm, ku shqiptarët të mos shohin më të ikin nga sytë këmbët, por më parë të përzënë ata që e bënë të pabanueshëm këtë vend.

1 komente në “Mul Noka: Edi Rama ka një fallxhore në Greqi që e thërret për fall. Nuk ka shpëtim”

  1. shqip says:

    Shqipëria mund të kthehet në një vend normal. Po ti Mulo mbetesh gdhe, anormal. Këtë e ke difekt gjeometrik. E ke kokën katrore dhe nuk shkon më tej se aq. Thjesht mbetesh shpellari i zbritur në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje