“21 janari”, Idrizi hakmerret ndaj Berishës e Bashës: Autorët dhe urdhëruesit duhet të ishin në burg!

5 Shkurt 2021, 22:47Politika TEMA

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu I Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, z.Shpëtim Idrizi, ndër të tjera foli dhe për ngjarjen e 21-Janarit dhe drejtësinë që duhej të ishte vendosur sipas tij.

Idrizi tha se tashmë autorët dhe urdhëruesit do të duhej të ishin në burg, duke treguar qartë se tashmë inati i tij kundër lidershipit drejtues të PD Sali Berisha dhe Lulzim Bashës është i madh!.

“Për 21Janarin ku 4 veta u vranë në mes të Tiranës, padyshim që sot, pas kaq shumë vitesh, jo që duhej zbardhur, por ata duhet të dënoheshin me dënimin më të ashpër që ka Kodi Penal, që mos të përsëritej më.

Por besoj që… jo për kto të katërt që ishin viktima, dhe që Partia Socialiste ka kaq vjet dhe nuk mund ta vente njërin nga grupi i zjarrit për kryetar bashkie… edhe për respekt.

Apo të bënte pas kaq vitesh Dëshmorë të Atdheut. Ata që i kanë ekzekutuar, ata që kanë dhënë urdhër, padyshim që për mua duhet të ishin në burg, shembull që mos të ndodhte më kjo histori që të vriten njerëz për pushtet.

Por, nga krahu tjetër, po kaq në qoftë se do kishim institucione drejtësie, duhet të mbanin përgjegjësi edhe ata që i çuan mish për top, ata njerëz atje.

Dhe në qoftë se kjo do të ndodhte dhe duhet të kishte ndodhur, për t’i dhënë fund kësaj që për pushtet mund të shesësh Shqipërinë dhe për pushtet mund të vrasësh njerëz”, deklaron Idrizi!

5 komente në ““21 janari”, Idrizi hakmerret ndaj Berishës e Bashës: Autorët dhe urdhëruesit duhet të ishin në burg!”

  1. Ndroqi says:

    Idrizi gjysem cami, ose hibrid,njeri i peshtir, ve shenjen e barazimit midis protestuesve dhe vrasesit te tyre,ptu rasat muti.

  2. Samiu says:

    Nuk arrij ta kuptoj dot kete logjike..qe ata qe i cuan ne proteste kane po kaq pergjegjesi ligjore sa ata qe i vrane….
    Opozita ne te gjitha vendet e botes i con njerezit e pakenaqur ne proteste dhe kjo eshte nje deshmi e demokracise… Sa here PD ne opozite ka cuar njerezit ne proteste duke thene nuk mbajme pergjegjesi ne se ndodh dicka nga protestuesit… duke i bredhiur neper rruget dhe institucionet e tiranes e duke shkaterruar e djegur institucione… dhe nuk eshte ndjere asnje here fajtore… perkundrazi shume krenare per ate qe kane bere…

  3. Ben says:

    Idrizi,hahaha.Ngele si peshku pa uje tani ë?Shko konsultou me Enkel Demin dhe Mesila Doden se ndoshta ju nxjerrin nga situata.

  4. Cam camcakizi says:

    O ti mi.sot jemi me 6 shkurt.Ne 21 janar nuk fole.pse?Dhe ti mi pergjigjet:-ule ne tavoline kur kam uri,jo ne pervjetore te caktuar.

  5. PRoShi says:

    E ore Idris, iku ajo kohë e artë ku ti si deputet i PS-së kishe dinjitetin e vet. Kjo çështja çame që e veshe si qyrk, por që nuk të shkon dhe që ti mund ta reklamosh si lëkurë ariu të dështoi. Je arushkë e vogël vetëm për cirkun e Tiranës, (dhe ajo të la në baltë) sepse për Çamërinë hë hë nuk e luan dot. Do të mbetesh me gisht në gojë. Sepse pelivanët dihet që janë të përkohshëm. Shiko leshelinë si po katandiset. Ata veshën lëkurën a luanit por mbetën si minjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje